Ndryshon mbështetja për energjitë e rinovueshme - Ligji i ri/ MIE: Do jepet vetëm me ankande. Mziu: Shumë kompetenca në dorë të ministrit!

Dhënia e masave mbështetëse për burimet e reja të energjisë së rinovueshme do të jepet vetëm përmes ankandeve”. Gjithçka u bë me dije gjatë prezantimit të ligji të ri “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burime të rinovueshme” në komisionet parlamentare, çka nënkupton heqjen e mbështetjes që garantohej deri më tani për burimet e vogla të prodhimit të energjisë.
Gjatë prezantimit u risollën në vëmendje edhe disa prej risive, sikurse është matja vjetore për vetëprodhuesit.
Sipas përfaqësuesve të ministrisë, përmes ndryshimeve që parashikohen në dokumentin e ri synohet arritja e objektivit për vitin 2030, për përdorimin e 54% të energjisë nga burime të rinovueshme.
Deputetët e opozitës kritikuan shtimin e kompetencave që ligji i ri i jep ministrit. Në mbledhjet në vijim, projektligji do të diskutohet edhe me grupet e interest, teksa pak ditë më parë përfaqësues të biznesit shprehën rezerva për kufizimin e kapacitetit të lejuar për t’u instaluar për qëllime autokonsumatore në 0.5 MW.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

PPP e Milot-Fier/ Pranohen ofertat, vlera mister! - Konçesioni 35-vjeçar, zgjidhen kompanitë për 2 lotet e mbetur
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur fituesit e koncesioneve, për 2 segmentet e aksit rrugor Milot – Fier, por vlera e ofertave financiare nuk......

Inflacioni nuk i “tremb” të dashuruarit! - Dervishi: nuk ka ulje të prenotimeve në restorante. Çiftet do paguajnë 15% më shtrenjtë
Inflacioni nuk mund të mungonte pa infektuar edhe 14 shkurtin. Si çiftet të cilat kanë prenotuar më parë në restorante, bare apo do ja lënë rastësisë, do......

Paralajmërimi kundër cilësimit të “krizës energjetike” - Vendet e BE kërkojnë që tregu i energjisë të mos vlerësohet si në gjendje kritike
Danimarka, Gjermania, Holanda, Estonia, Finlanda, Luksemburgu dhe Letonia kanë paralajmëruar Brukselin që të mos nxitojë duke bërë ndryshime të mëdha në tregun......

Rekord i likuidimit të dosjeve administrative - Gjykata e Lartë, mesatarja për gjyqtar 440 në 2022, katër nga anëtarët me mbi 700 çështje
Për vitin 2022 Gjykata e Lartë ka shkarkuar një numër rekord çështjesh të prapambetura, por duket se reokordi i vërtetë është numri i vendimeve të dhëna nga......

Lindjet prekin rekordin më të ulët në 32 vite - Ranë me 13% gjatë vitit 2022, pesimiste edhe shtesa natyrore
Viti 2022 regjistron rekordin më të ulët historik të 32 viteve të fundit sa i përket numrit të lindjeve. Gjatë vitit të kaluar në Shqipëri janë regjistruar......

Bizneset likuiditet të lartë në euro, rritën 16% depozitat në valutë - Qytetarët preferuan bonot e thesarit dhe ofertat e depozitave me afate të gjata të bankave
Ndërsa individët kanë tkurrur ritmin e shtimit të depozitave në sistemin bankat shqiptar përgjatë vitit që sapo lamë pas, krejt e kundërta ka ndodhur me......

Metrika që tregon pse tre ekonomitë më të mëdha në botë mund të jenë në telashe serioze!
Raporti i varësisë (Dependency ratio) mund të jetë një nga statistikat më të rëndësishme kur bëhet fjalë për të ardhmen e investimeve dhe tregjeve globale. Për......

Europa shpenzon 800 miliardë euro për krizën energjetike - Apel vendeve të jenë më të kujdesshme në shpenzimet e tyre
Fatura e vendeve europiane për të mbrojtur familjet dhe kompanitë nga rritja e kostove të energjisë ka arritur në gati 800 miliardë euro. Për këtë arsye......