Bavaria hap dyert e ekonomisë për Shqipërinë!

Në konferencën e përbashkët për shtyp mes kryeministrit të landit federal të Bavarisë, Markus Söder dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, u bë e ditur se ata nënshkruan një Deklaratë të Përbashkët për bashkëpunim në ekonomi, drejtësi, teknologji dhe ngritjen e një komisioni të përbashkët qeveritar në të dyja vendet për këtë qëllim.
Kryeministri bavarez Söder foli në Tiranë për forcim të marrëdhënieve të miqësisë dhe fqinjësisë me vendet e Europës Jug-Lindore dhe solli shpresa për përshpejtim të procesit të hyrjes në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, (BP ) mes tyre edhe Shqipëria.
"Kemi ndjesinë që në Europë ka boshte të tjera, shumë pak shihet drejt Europës Juglindore, drejt fqinjëve të drejtpërdrejtë, në mënyrë që të përforcohen ndjenjat e miqësisë dhe të fqinjësisë. Europa do të jetë e fortë vetëm nëse këto marrëdhënie përforcohen. Duhet ta bashkojmë sa më fortë të jetë e mundur Europën tonë. Ky bashkim është shumë i rëndësishëm edhe për Ballkanin Perëndimor”, tha në konferencën e përbashkët për shtyp kryeministri i Landit Federal të Bavarisë, Markus Söder duke lënë të kuptohet aspiratën e vendeve të BP për të hyrë në BE.
Ai solli në vëmendje lidhjen historike të Bavarisë me Shqipërinë që prej vizitës së parë misterioze në 1984 në kohën e diktaturës komuniste, të kryeministrit të atëhershëm bavarez, Franz Jozef Strauss, kryetar i Unionit Kristian-Social të Gjermanisë që hapi rrugën e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë së atëhershme komuniste dhe Republikës Federale të Gjermanisë. "Ne e shikojmë veten si hapës të dyerve, si fqinj, si ura lidhëse”, theksoi kryeministri bavarez Markus Söder.
Me këto fjalë kryeministri bavarez, Markus Söder prezantoi qëllimin e vizitës së tij të planifikuar në Tiranë dhe lajmin për ngritjen e zyrës së zhvillimit të sipërmarrjeve bavarezë në Shqipëri. Kryeminisri i Shqipërisë, Rama e vlerësoi ngritjen e zyrës së sipërpërmendur si "një kthesë të rëndësishme, një nivel tjetër në marrëdhëniet shumë të mira mes Bavarisë dhe Shqipërisë, si një ekuilibër ku të dyja palët përfitojnë, si një marrveshje win-win.”
Kryeministri bavarezMarkus Söder foli për bashkëpunim në bujqësi, arsim, polici por edhe kulturë. "Ne e pranojmë ofertën e Shqipërisë për të ngritur këtu një shtëpi bavareze, me kulturë bavareze”, tha Söder.
Gjatë vizitës së tij në Tiranë, kryeministri bavarez, MarkusSöder u nderua me këtë medalje të lartë nga kryeministri Rama për "mbështetjen e veçantë të treguar ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor duke mos kursyer asnjë përpjekje për të konsoliduar proceset integruese, për kontributin dhe përkushtimin në forcimin e marrdhënieve ekonomike dhe tregtare mes Bavarisë dhe Shqipërisë.” DW
E . S / SCAN
Sondazh

Nafta tregtohet pranë 86 USD - Qeveria amerikane do të hedhë në treg rezervat strategjike
Nafta po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pasi qeveria amerikane deklaroi se do të hedhë në shumë naftë në treg nga rezervat e saj strategjike,......

Euro ngjitet në mbi 1.07 USD - Investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA
Dollari amerikan ka pasur një tendencë në rënie gjatë sesionit të sotëm, pasi investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA, që do të publikohen më......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Tregjet presin të dhënat në Europë, SHBA dhe Japoni
Tregjet europiane të aksioneve janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa kujdesi është i lartë, për shkak se më vonë gjatë ditës do të publikohet......

Kush “prodhon” informalitet? Bizneset e vogla më të favorizuara për të nxitur ekonominë “gri”
Pavarësisht se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve si dhe institucionet që kanë lidhje direkte apo të tërthorta me biznesin në mënyrë të herë pas herëshme kanë......

ATP: Ka nisur lëvrimi i fondeve për subjektet që kanë përfituar kompensim financiar gjatë viteve 2019-2022!
Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP), njofton se në përmbushje të detyrimeve të saj ligjore ka filluar menjëherë punën duke lëvruar këstet e radhës (kësti i......

Ndryshon mbështetja për energjitë e rinovueshme - Ligji i ri/ MIE: Do jepet vetëm me ankande. Mziu: Shumë kompetenca në dorë të ministrit!
Dhënia e masave mbështetëse për burimet e reja të energjisë së rinovueshme do të jepet vetëm përmes ankandeve”. Gjithçka u bë me dije gjatë prezantimit të......

PPP e Milot-Fier/ Pranohen ofertat, vlera mister! - Konçesioni 35-vjeçar, zgjidhen kompanitë për 2 lotet e mbetur
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur fituesit e koncesioneve, për 2 segmentet e aksit rrugor Milot – Fier, por vlera e ofertave financiare nuk......

Inflacioni nuk i “tremb” të dashuruarit! - Dervishi: nuk ka ulje të prenotimeve në restorante. Çiftet do paguajnë 15% më shtrenjtë
Inflacioni nuk mund të mungonte pa infektuar edhe 14 shkurtin. Si çiftet të cilat kanë prenotuar më parë në restorante, bare apo do ja lënë rastësisë, do......