Bota Postuar më 14 Shkurt 2023, 09:39

Euro ngjitet në mbi 1.07 USD - Investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA

Nga SCAN TV
Euro ngjitet në mbi 1.07 USD - Investitorët po presin të

Dollari amerikan ka pasur një tendencë në rënie gjatë sesionit të sotëm, pasi investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA, që do të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme, që mund të përcaktojnë edhe hapin që do të ndjekë Rezerva Federale. Analistët parashikojnë se Indeksi i Çmimeve Konsumatore do të jetë rritur me 0.5%, gjatë janarit, pas një rënie me 0.1% në dhjetor.

Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 103, ndërsa gjatë shkurtit është rritur me rreth 1%. Ndërsa euro është ngjitur në rreth 1.073 dollarë, pas fitimeve me rreth 0.4% një ditë më parë. Në fokus të tregjeve është edhe emërimi zyrtar i guvernatorit të ardhshëm në Bankës së Japonisë, Kazuo Ueda, i cili më herët deklaroi se do të ndjekë politikët monetare ultra-lehtësuese.

Të dhënat e publikuara të martën në Japoni, treguan se ekonomia e shmangu recesionin në tremujorin e fundit të vitit 2022, por u zgjerua më pak se parashikimet e analistëve. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 21,700 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1500 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat