Cilat janë kërkesat për rritjen e pagave në Gjermani?

Në Frankfurt u mbajt së fundmi një protestë e vogël. Sindikata Verdi organizoi një demonstratë para Kaufhof Karstadt, në momentin kur brenda kishin nisur negociatat mes shefave të kompanisë dhe përfaqësuesve të punonjësve për rritjen e rrogave. Kërkesat e sindikatës janë të moderuara, përfaqësuesit e punonjësve bëjnë thirrje "vetëm” për zbatimin e kontratës kolektive në sektorin e pakicës.
Kjo është tepër për drejtuesit e Galerisë Kaufhof Karstadt. Kompania dëshiron të negociojë në bazë të një marrëveshjeje kolektive për ristrukturimin. Sepse ajo aktualisht po kalon fazën e falimentimit. Pra, megjithëse kjo firmë është një rast i veçantë, problemi themelor është universal: punëtorët po humbasin fuqinë blerëse pasi përballen me inflacion të lartë. Prandaj sindikatat janë nën presion për të negociuar paga dukshëm më të larta për anëtarët e tyre.
Sindikata Verdi po kërkon aktualisht një rritje të pagave prej 15 % për punonjësit e Deutsche Post dhe po ushtron presion ndaj punëdhënësve me greva paralajmëruese. Unioni i Hekurudhave dhe Transportit (EVG) po kërkon një rritje pagash prej 12 %, kërkesa më e madhe e rritjes ndonjëherë në historinë e saj. E nëse gjithçka shkon sipas vullnetit të sindikatës, nëpunësit gjermanë në nivel federal dhe lokal duhet të marrin një rritje prej rreth 10 %.
Kërkesa të tilla bëhen rrallë. Por ato nuk janë jo reale: gati katër milionë të punësuar në industrinë e metaleve dhe në industrinë elektrike do të marrin një pagë 8.5 % më të lartë, e cila do të paguhet në dy këste me një pagesë të njëhershme prej 3000 euro neto. Në këtë kontekst, nënkryetari i Bankës Qendrore Europiane (BQE), Luis de Guindos, paralajmëroi në një intervistë për të ashtuquajturën spirale të rritjes së çmimeve dhe pagave. Ai tha se kur rriten pagat rriten edhe çmimet – ato e fryjnë njëra-tjetrën - me pasoja potencialisht negative për ekonominë.
Sipas të dhënave të fundit nga Enti Federal i Statistikave Gjermane, rezultatet e deritanishme janë relativisht të moderuara. Pagat e nëpunësve civilë u rritën mesatarisht 3.4 % vitin e kaluar. Megjithatë, këto rritje i "hëngri" inflacioni dukshëm më i lartë. Konkluzioni është se humbja reale e pagave arriti në mbi 4 %. Dhe në perspektivë është rritja e pagave prej 8.5 % në industrinë e metaleve dhe elektrike. Marrëveshja parashikon një rritje prej 5.2 % për vitin 2023, dhe pagat do të rriten përsëri me 3.3 % në 2024.
Inflacioni ka të ngjarë të mbetet shumë mbi këto vlera në muajt e ardhshëm. Instituti për Ekonominë Botërore në Kiel pret një inflacion mesatar prej 5.4 % këtë vit. Sipas vlerësimit fillestar të Entit Federal të Statistikave, të publikuar këtë javë, çmimet e konsumit në janar janë rritur me 8.7 %. Ndërsa Friedrich Heinemann e sheh rrezikun në rritjen e pagave dhe çmimeve. Sipas këtij ekonomisti nga Qendra për Kërkime Ekonomike Evropiane në Manheim (ZEW), marrëveshjet e mëparshme për rritjen e pagave kanë mbetur të moderuara, por kërkesat e larta aktualisht për rritje të rrogave tregojnë se gjërat po ecin në drejtimin tjetër.
Gjatë dy viteve të fundit, objektivi i Bankës Qendrore Evropiane, të cilën e sheh si garanci për stabilitetin e çmimeve, ishte ruajtja e inflacionit në 2 %. Më parë, synimi ishte "më i ultë, por ende shumë afër 2 %". Kryeekonomisti i ING Gjermani, Carsten Brzeski, gjithashtu beson se "një spirale e vogël e rritjes së ndërsjellë të pagave dhe çmimeve" po shfaqet. Por nga këndvështrimi i tij, ky nuk është problem. DW
E . S / SCAN

Europa dëshiron të ndërtojë një mur të ngjashëm me Trumpin për të ndaluar emigracionin
"Ne duhet të 'tërheqim frenat' ndaj migracionit të paligjshëm në BE," tha kancelari austriak Karl Nehammer, prerazi në një takim të mbajtur më 9 shkurt në......

Dobësohet Dollari amerikan – Sa këmbehen valutat kryesore sot?!
Dollari amerikan ka regjistruar rënie këtë të martë në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 107.6 lekë dhe është shitur me 108.4 lekë sipas......

Bavaria hap dyert e ekonomisë për Shqipërinë!
Në konferencën e përbashkët për shtyp mes kryeministrit të landit federal të Bavarisë, Markus Söder dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, u bë e ditur se......

Nafta tregtohet pranë 86 USD - Qeveria amerikane do të hedhë në treg rezervat strategjike
Nafta po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pasi qeveria amerikane deklaroi se do të hedhë në shumë naftë në treg nga rezervat e saj strategjike,......

Euro ngjitet në mbi 1.07 USD - Investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA
Dollari amerikan ka pasur një tendencë në rënie gjatë sesionit të sotëm, pasi investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA, që do të publikohen më......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Tregjet presin të dhënat në Europë, SHBA dhe Japoni
Tregjet europiane të aksioneve janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa kujdesi është i lartë, për shkak se më vonë gjatë ditës do të publikohet......

Kush “prodhon” informalitet? Bizneset e vogla më të favorizuara për të nxitur ekonominë “gri”
Pavarësisht se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve si dhe institucionet që kanë lidhje direkte apo të tërthorta me biznesin në mënyrë të herë pas herëshme kanë......

ATP: Ka nisur lëvrimi i fondeve për subjektet që kanë përfituar kompensim financiar gjatë viteve 2019-2022!
Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP), njofton se në përmbushje të detyrimeve të saj ligjore ka filluar menjëherë punën duke lëvruar këstet e radhës (kësti i......