Eurozona një humbëse e pastër ndaj inflacionit - Sipas BQE, pasojat do të rëndojnë gjithnjë e më shumë në financat publike

Inflacioni i shpejtë në eurozonë do të rëndojë mbi financat publike me kalimin e kohës, sipas një studimi të Bankës Qendrore Europiane, e cila analizoi disa pikëpamje reth faktit se qeveritë mund të përfitojnë pasi borxhi fryhet dhe të ardhurat nominale tatimore rriten.
Në një periudhë më normale inflacioni dhe pa rregullime automatike të shpenzimeve, raporti i borxhit të bllokut do të binte vërtet, sipas argumenteve të dhëna nga BQE. Por kriza energjetike, ngadalësimi i mëvonshëm i rritjes ekonomike dhe rregullat e ngurta të shpenzimeve, nënkuptojnë se pozicioni fiskal i qeverive ndikohet negativisht dhe pas një viti. Gjithashtu bëhet e ditur se në vitet në vijim, megjithatë, presionet mbi shpenzimet intensifikohen dhe më shumë, sepse kompensojnë përfitimet në anën e të ardhurave, duke çuar në gati 0.5% të PBB-së përkeqësimin në nivelin e bilancit buxhetor në vitin 2024.
Ndërsa inflacioni normalisht rrit të ardhurat nga taksat, rritja e të ardhurave të krizës energjetike është modeste; rëndon përfitueshmërinë e korporatës, ul rritjen e përgjithshme dhe ushtron presion mbi shpenzimet nominale publike. Për më tepër, sipas BQE-së, reagimi i politikës monetare që kërkohet për të shmangur këtë goditje inflacioniste, po përkthehet në një rritje të pagesave të interesit për borxhin e qeverisë.
BQE ka rritur normat e interesit me 3 pikë përqindje që nga korriku dhe tregjet presin të paktën një pikë përqindje tjetër rritje përpara se normat të arrijnë kulmin. Rreth një e treta e shpenzimeve qeveritare është gjithashtu e indeksuar, kryesisht ndaj inflacionit, kështu që rritja e lartë e çmimeve i detyron qeveritë të shpenzojnë automatikisht më shumë.
BQE shtoi se shpenzimet e tepërta të qeverisë që synonin frenimin e efekteve të dëmshme të inflacionit ishin vetëm të përkohshme dhe do të anuloheshin, kështu që inflacioni thjesht u shty për një periudhë më të gjatë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

G20 “studion” rregulloren e kriptomonedhave - Mendohet hartimi i rregullave të caktuara në vendet ku përdoren
Grupi i 20 ekonomive të mëdha të botës - G20 - po shqyrton nëse grupi mund të rregullojë kolektivisht kriptomonedhat, sipas deklaratës së ministrisë indiane të......

Politikanët amerikanë të shqetësuar për ChatGPT - Programi i Inteligjencës Artificiale ndikon në sigurinë kombëtare
ChatGPT, programi i inteligjencës artificiale me rritje të shpejtë, ka tërhequr shumë vlerësime për aftësinë e tij për të dhënë përgjigjet brenda një kohe......

Brexit “thau” 29 miliardë paund në investime - Humbjet deri në 2026 do të jenë sa 2.8% e PBB britanike
Mbretëria e Bashkuar ka pësuar një humbje prej 29 miliard paundësh si pasojë e investimeve të munguara, që nga referendumi i Brexit i vitit 2016. Thënë ndryshe......

Tërmeti do i kushtojë Turqisë 84 miliardë dollarë - Vetëm rindërtimi i banesave do të “marrë” 71 miliardë dollarë
Tërmeti më i rëndë në historinë e Turqisë në gati një shekull, ka lënë gjurmë shkatërrimi që mund t'i kushtojnë Ankarasë deri në 84.1 miliardë dollarë, sipas......

Amazon teston taksinë e parë pa timon - Robotaxi ka vend për katër pasagjerë. Pritet dalja e saj në treg
Njësia e automjeteve vetëdrejtuese të Amazon.com, Zoox, konfirmoi se ka testuar me sukses një robotaksi, me punonjësit si pasagjerë, në një rrugë publike, në......

Cili është problemi me bateritë e së ardhmes?!
Bateritë metalike të litiumit me elektrolite të ngurta janë, për shumë vëzhgues, e ardhmja për automjetet elektrike: të lehta, të papërshkueshme nga zjarri, të......

Pse SHBA po paralajmëron qytetarët e saj në Rusi që të largohen menjëherë?!
Shtetet e Bashkuara u kanë thënë qytetarëve të tyre që të largohen menjëherë nga Rusia për shkak të luftës në Ukrainë dhe rrezikut të arrestimit ose ngacmimit......

Gjermania shpëton BE-në / Rimëkëmbja e shpejtë do të shmangë recesionin në Eurozonë për vitin 2023
Rritja ekonomike e Eurozonës ka të ngjarë të jetë më e fortë se sa pritej më parë këtë vit, ndërsa inflacioni do të jetë më i ulët se sa parashikimet në fund......