Politikanët amerikanë të shqetësuar për ChatGPT - Programi i Inteligjencës Artificiale ndikon në sigurinë kombëtare

ChatGPT, programi i inteligjencës artificiale me rritje të shpejtë, ka tërhequr shumë vlerësime për aftësinë e tij për të dhënë përgjigjet brenda një kohe shumë të shkurtër për një gamë të gjerë pyetjesh. Në të njëjtën kohë ka shkaktuar shqetësime tek politikanët amerikanë të cilët ngrenë pyetje rreth ndikimit të tij në sigurinë kombëtare dhe arsim.
ChatGPT mendohet të ketë arritur 100 milionë përdorues aktivë mujorë vetëm dy muaj pas lançimit, duke e bërë atë aplikacionin konsumator me rritjen më të shpejtë në histori dhe një objektiv në rritje për rregullim të mëtejshëm.
Ai u krijua nga OpenAI, një kompani private e mbështetur nga Microsoft Corp, dhe u vu në dispozicion të publikut falas. Kudondodhja e tij ka krijuar frikë se Inteligjenca Artificiale gjeneruese si ChatGPT mund të përdoret për të përhapur dezinformata, ndërsa edukatorët shqetësohen se do të përdoret nga studentët për të kopjuar në teste të rëndësishme, por dhe në punimet e tyre.
Përfaqësuesi Ted Lieu, një demokrat në Komitetin e Shkencës të Dhomës së Përfaqësuesve, u shpreh në një artikull për në Neë York Times se ai ishte i emocionuar për Inteligjencën Artificiale dhe mënyrat e pabesueshme me të cilat ajo do të vazhdojë të avancojë shoqërinë. Por ai shtoi se gjithashtu ndihet i trembur pasi Inteligjenca Artificiale është lënë e pakontrolluar dhe pa rregulla. Lieu prezantoi një rezolutë të shkruar nga ChatGPT në të cilën thuhej se Kongresi duhet të fokusohet tek Inteligjenca Artficiale për të bërë që zhvillimi dhe vendosja e saj, të bëhet në një mënyrë që është e sigurt, etike dhe respekton të drejtat dhe privatësinë e të gjithë amerikanëve, dhe se përfitimet e Inteligjenës artificiale të jenë të shpërndara gjerësisht ndërsa rreziqet të minimizohen.
Në janar, CEO i OpenAI Sam Altman shkoi në Capitol Hill ku u takua me ligjvënës të orientuar nga teknologjia. Nj ënga ndihmësit e kongresmenëve demokratë që ishin të pranishëm në këtë takim i kërkoi Altman që ta siguronte se Inteligjenca Artificiale nuk përfshin paragjykime që do të çonin në diskriminim në botën reale, për sektorë si strehimi ose vendet e punës. Gjithashtu u diskutua dhe për shpejtësinë e ndryshimeve të saj dhe se si mund të përdoret.
OpenAI theksoi se nuk do që ChatGPT të përdoret për qëllime mashtruese në shkolla ose kudo tjetër, kështu që po zhvillohen masa zbutëse për të ndihmuar këdo që të identifikojë tekstin e krijuar nga ai sistem. Në një intervistë me Time, Mira Murati, shefe e teknologjisë e OpenAI, tha se kompania mirëpriti kërkesat nga rregullatorët dhe qeveria.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Brexit “thau” 29 miliardë paund në investime - Humbjet deri në 2026 do të jenë sa 2.8% e PBB britanike
Mbretëria e Bashkuar ka pësuar një humbje prej 29 miliard paundësh si pasojë e investimeve të munguara, që nga referendumi i Brexit i vitit 2016. Thënë ndryshe......

Tërmeti do i kushtojë Turqisë 84 miliardë dollarë - Vetëm rindërtimi i banesave do të “marrë” 71 miliardë dollarë
Tërmeti më i rëndë në historinë e Turqisë në gati një shekull, ka lënë gjurmë shkatërrimi që mund t'i kushtojnë Ankarasë deri në 84.1 miliardë dollarë, sipas......

Amazon teston taksinë e parë pa timon - Robotaxi ka vend për katër pasagjerë. Pritet dalja e saj në treg
Njësia e automjeteve vetëdrejtuese të Amazon.com, Zoox, konfirmoi se ka testuar me sukses një robotaksi, me punonjësit si pasagjerë, në një rrugë publike, në......

Cili është problemi me bateritë e së ardhmes?!
Bateritë metalike të litiumit me elektrolite të ngurta janë, për shumë vëzhgues, e ardhmja për automjetet elektrike: të lehta, të papërshkueshme nga zjarri, të......

Pse SHBA po paralajmëron qytetarët e saj në Rusi që të largohen menjëherë?!
Shtetet e Bashkuara u kanë thënë qytetarëve të tyre që të largohen menjëherë nga Rusia për shkak të luftës në Ukrainë dhe rrezikut të arrestimit ose ngacmimit......

Gjermania shpëton BE-në / Rimëkëmbja e shpejtë do të shmangë recesionin në Eurozonë për vitin 2023
Rritja ekonomike e Eurozonës ka të ngjarë të jetë më e fortë se sa pritej më parë këtë vit, ndërsa inflacioni do të jetë më i ulët se sa parashikimet në fund......

AMF udhëheq Takimet Bilaterale në Bruksel për kapitullin 9 “Shërbimet Financiare”!
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë në datat 13-14 shkurt 2023 në Takimet Bilaterale Shqipëri-BE për kapitullin 9......

3800 inxhinier dhe administratë pritet të mbeten të papunë – Ford njofton shkurtime stafi në Europë
Ford planifikon të shkurtojë 3,800 vende pune për zhvillimin dhe administrimin e produkteve në Evropë në tre vitet e ardhshme, tha kompania, duke përmendur......