Bota Postuar më 14 Shkurt 2023, 12:21

G20 “studion” rregulloren e kriptomonedhave - Mendohet hartimi i rregullave të caktuara në vendet ku përdoren

Nga SCAN TV
G20 “studion” rregulloren e kriptomonedhave - Mendohet hartimi i

Grupi i 20 ekonomive të mëdha të botës - G20 - po shqyrton nëse grupi mund të rregullojë kolektivisht kriptomonedhat, sipas deklaratës së ministrisë indiane të financave. India është vendi që mban presidencën e rradhës të G20-ës. Duke pasur parasysh teknologjitë e sofistikuara të përfshira në këto asete virtuale, vendet duhet të diskutojnë nëse nevojitet një rregullore e caktuar.

Qeveria e kryeministrit Narendra Modi ka debatuar prej disa vitesh për hartimin e një ligji për të rregulluar apo edhe ndaluar kriptomonedhat, por nuk ka marrë një vendim përfundimtar. Aktualisht po bisedohet me të gjitha vendet për caktimin e një rregulloreve, sepse sipas Delhit një vend i vetëm nuk mund të bëjë asgjë.

Ideja është ajo krijimit të një procedure standarde operative që ndiqet nga të gjithë, për të krijuar një kuadër rregullator dhe vlerësimi nëse mund të jetë efektiv. India do të presë ministrat e financave të G20 dhe guvernatorët e bankave qendrore këtë muaj.

Vitin e kaluar, kryeministri indian Modi u shpreh se nevojitet një përpjekje kolektive globale për t'u marrë me problemet e paraqitura nga kriptomonedhat. Banka Rezervë e Indisë ka thënë se kriptomonedhat duhet të ndalohen pasi ato janë të ngjashme me një skemë Ponzi.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat