Shqipëria Postuar më 14 Shkurt 2023, 14:07

Licencohen 227 MW energji diellore Të dhënat për vitin 2022, pas 3 vitesh që nuk jepej asnjë licencë

Nga SCAN TV
Licencohen 227 MW energji diellore  Të dhënat për vitin 2022, pas

Viti 2022 shënoi zhvillime në drejtim të licencave të dhëna për prodhimin e energjisë nga dielli dhe kapacitetit që pritet të instalohet nga ndërtimi i parqeve. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, të përpunuara nga TV SCAN, në total kapaciteli arrin në 227 MW, teksa në total janë 14 kompani që kanë mundur të licencohen në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike. 140 MW është kapaciteti i parkut fotovoltaik në Karavasta, që u finalizua pas ankandit të zhvilluar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërkohë që pjesa tjetër janë centrale kryesisht të vegjël, me kapacitet deri në 2 MW.

Përjashtim bën vetëm centrali Blue 1, që parashikohet të ketë kapacitet të instaluar prej 50 MW. Dhënia e këtyre lejeve merr një rëndësi të veçantë në drejtim të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë, duke qenë se aktualisht vendi është I varura thuajse tërësisht nga energjia ujore.

Licencat e para për prodhimin e energjisë nga dielli u dhanë në vitin 2018, teksa aktualisht centralet janë në funksion e kanë një kapacitet të instaluar prej 22 MW. Gjithsesi, përgjatë periudhës 3-vjeçare 2019-2021 nuk u dha asnjë licencë e re, ndonëse aplikimet nga sektori privat ishin të shumta.

Ndërkaq, edhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, që është gjeneruesi publik i energjisë ka hedhur sytë nga dielli, por gjithsesi aktualisht në funskion është vetëm impianti në digën e Qyrsaqit, që ka një kapacitet të instaluar prej 5.1 MW. Projektet e tjerë të KESH për diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë janë ende në letër.

Ola Mitre /SCAN

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat