Ulet stoku i dosjeve në Gjykatën e Lartë në 28,609 - Nga prilli 2020 u shkarkuan 12,418 çështje të prapambetura. 498 në janar

Për herë të parë prej vitesh, stoku i dosjeve të prapambetura në pritje të shqyrtimit nga Gjykata e Lartë ka rënë nën kuotën 29 mijë. Gjykata e Lartë kë bërë me dije këtë të hënë se më 31 janar 2022, rezultojnë në total 28,609 dosje të cilat presin të shqyrtohen.
Nga muaji prill 2020, kur edhe nisi procesi i shkakrimit të dosjeve të prapambetura, deri në janar, sipas gjyaktës janë marrë në shqyrtim 12,418. Vetëm gjatë muajit të parë të këtij viti, nga Kolegjet e Gjykatës janë marrë në shqyrtim 498 ccështje. Pjesa më e madhe e çështjeve të shkarkuara kanë karakter civil e administrati, të cilat në së bashku arrijnë në 292. Ndërsa Kolegji penal ka shkarkuar 202 ccështje për muajin janar.
Deri më datë 30 Qershor 2022 backlog-u, ose stoku i dosjeve të prapambetura ishte, 34,507 çështje dhe rënia nën kuotën e 30 mijë dosjeve është e para ulje thelbësore e tij gjatë viteve të fundit. Rreth 5 mijë dosje janë shkarkuar që prej janarit të këtij viti, 3,500 prej të cilave janë administrative dhe civile, ndërsa pjesa tjetër penale.
Ulja domethënëse vjen jo vetëm pas plotësimit të Gjykatës së Lartë me Magjistratë, por edhe fale krijimit të një strukture të posaçme të përbërë nga 12 Nëpunës për Uljen e Çështjeve, e cila në fillim të këtij viti ka kryer një proces inventarizimi të hollësishëm të rreth 23,000 çështjeve të prapambetura.
Por rënia e volumit të dosjeve në Gjykatën e Lartë vjen në një ccast kur në horizont po shfaqet një problem tjetër. Pa gjatë muajit shkurt u bë me dije nga Këëshilli i Lartë Gjyqësore se në Apel janë akulmuar 32 mijë dosje, shorti i të cilave do të hidhet duke nisur nga shkurti.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Ujësjellësit, çmim të favorshëm për energjinë - KESH ia shet më lirë OSHEE-së, pasi 51% e aksioneve i kaluan Ministrisë së Energjisë
Ndërmarrjet e ujësjellësve, që furnizohen nga OSHEE nën rolin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit, do e pagujnë më lirë energjinë elektrike gjatë vitit 2023.......

Mbi 1.300 të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri - Regjistrohen mijëra të plagosur, ndërsa punohet për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat
Numri i viktimave në Turqi dhe Siri nga tërmeti me magnitudë 7.8 gjatë natës është rritur zyrtarisht në mbi 1.300, sipas shifrave të publikuara nga autoritetet......

Paneli diellor i së ardhmes prodhon 10% më shumë energji - Investim prej 600 milion eurosh për fabrikën 3Sun në Itali
Deri në vitin 2024, Enel – Enti Kombëtar për Energjinë Elektrike në Itali, do të prodhojë panele të reja fotovoltaike në gjendje të rrisin efikasitetin në......

Kina rrit kërkesën për naftë - Vendet e OPEC+ rivlerësojnë nivelin e prodhimit
Prodhuesit e naftës mund të rishijojnë politikat e tyre të prodhimit pas rekuperimit të kërkesës nga Kina që është konsumatori i dytë më i madh i naftës në......

Përfitimet e kafesë së bardhë - Përmban 50% më shumë kafeinë se e zeza
Kafeja nga të gjithë ne imagjinohet e zezë dhe shumë e nxehtë. Por kafeja nuk është vetëm e zezë, është dhe e bardhë. Ngjyra e saj varet nga përpunimi: është......

Paralajmërimi i Italisë: Kujdes nga hakerat! - Sulmet synojnë cënueshmërinë e serverave të tyre
Mijëra serverë kompjuterësh në mbarë botën kanë qenë objektiv i një sulm hakerimi ransomware që synoi serverët VMware ESXi. Lajmi u konfirmua nga Agjencia......

Greqia kërkon punëtorë për sektorin e hotelerisë - 80 mijë persona pritet të vijnë nga Ballkani, Bangladeshi dhe Pakistani
Sektori i hotelerisë në Greqi po kërkon importimin e të paktën 80 mijë punëtorëve nga vendet e treta, si Bangladeshi, Pakistani por dhe nga Ballkani, me......

Sistemi shëndetësor britanik, në grevë të përgjithshme - Kërkohet rritje page, por qeveria ende nuk jep përgjigje
Të punësuarit në sektorin e shëndetësisë në Britaninë e Madhe nisën të hënën grevën e tyre më të madhe. Dhjetëra mijëra infermierë dhe ekipet e urgjencës po......