Kina rrit kërkesën për naftë - Vendet e OPEC+ rivlerësojnë nivelin e prodhimit

Prodhuesit e naftës mund të rishijojnë politikat e tyre të prodhimit pas rekuperimit të kërkesës nga Kina që është konsumatori i dytë më i madh i naftës në botë. Lajmi u konfirmua nga drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol.
Kërkesa në Kinë, importuesi më i madh në botë i naftës së papërpunuar dhe blerësi numër 2 i gazit natyror të lëngshëm, është bërë faktori më i madh i pasigurisë në tregjet globale të naftës dhe gazit në vitin 2023, ndërsa investitorët prisnin për shpejtësinë e rimëkëmbjes së saj pasi Pekini hoqi kufizimet e COVID në dhjetor. Birol u shpreh se pritej që rreth gjysma e rritjes së kërkesës globale për naftë këtë vit të vinte nga Kina. Ai shtoi se kërkesa e Kinës për karburant avioni aktualisht po shpërthen, duke ushtruar presion në rritje ndaj kërkesës. Sipas tij nëse kërkesa rritet shumë fuqishëm, nëse ekonomia kineze rimëkëmbet, atëherë do të ketë nevojë që vendet e OPEC+ të shikojnë politikat e tyre të prodhimit.
Grupi i prodhuesve OPEC+ zemëroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera perëndimore në tetor, kur vendosi të ulë prodhimin me 2 milionë fuçi në ditë nga nëntori deri në vitin 2023, në vend që të pomponte më shumë për të ulur çmimet e karburantit dhe për të ndihmuar ekonominë globale, siç këshilluan SHBA-të.
Birol tha se shpreson që një situatë e tillë të mos përsëritet dhe se OPEC+ - i cili përfshin anëtarë të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatë si Rusia - do të kthehet në një rol konstruktiv në treg në një kohë që kërkesa përmirësohet. OPEC+ përmbysi politikën aktuale të prodhimit të grupit në një takim vetëm pak ditë më parë, duke lënë në fuqi reduktimet e prodhimit të rënë dakord vitin e kaluar.
Birol tha se kufizimet e çmimeve të naftës ruse kanë arritur objektivat e stabilizimit të tregjeve të naftës dhe reduktimit të të ardhurave të Moskës nga eksportet e naftës dhe gazit. Të ardhurat e Rusisë ranë me gati 30% në janar, ose rreth 8 miliardë dollarë, krahasuar me një vit më parë. Vendet e G7-ës, Komisioni Europian dhe Australia miratuan këtë javë një kufi të çmimit prej 100 dollarë për fuçi për naftën dhe 45 dollarë për fuçi për produktet me zbritje si nafta, duke filluar nga 5 shkurti. Kjo pasoi një masë të ngjashme që ata zbatuan më 5 dhjetor, duke ndaluar sigurimin detar, financimin dhe ndërmjetësimin e furnizuar nga Perëndimi për naftën e papërpunuar ruse në det, përveç nëse shitej nën një kufi prej 60 dollarësh.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Përfitimet e kafesë së bardhë - Përmban 50% më shumë kafeinë se e zeza
Kafeja nga të gjithë ne imagjinohet e zezë dhe shumë e nxehtë. Por kafeja nuk është vetëm e zezë, është dhe e bardhë. Ngjyra e saj varet nga përpunimi: është......

Paralajmërimi i Italisë: Kujdes nga hakerat! - Sulmet synojnë cënueshmërinë e serverave të tyre
Mijëra serverë kompjuterësh në mbarë botën kanë qenë objektiv i një sulm hakerimi ransomware që synoi serverët VMware ESXi. Lajmi u konfirmua nga Agjencia......

Greqia kërkon punëtorë për sektorin e hotelerisë - 80 mijë persona pritet të vijnë nga Ballkani, Bangladeshi dhe Pakistani
Sektori i hotelerisë në Greqi po kërkon importimin e të paktën 80 mijë punëtorëve nga vendet e treta, si Bangladeshi, Pakistani por dhe nga Ballkani, me......

Sistemi shëndetësor britanik, në grevë të përgjithshme - Kërkohet rritje page, por qeveria ende nuk jep përgjigje
Të punësuarit në sektorin e shëndetësisë në Britaninë e Madhe nisën të hënën grevën e tyre më të madhe. Dhjetëra mijëra infermierë dhe ekipet e urgjencës po......

Pse marrëdhëniet SHBA-Kinë sapo u bënë më të brishta?!
Marrëdhëniet SHBA-Kinë duken gjithnjë e më të brishta, thonë analistët, pasi një balonë/tullumbace kineze tashmë e rrëzuar detyroi Sekretarin e Shtetit të......

Serbia hap derën për bateritë si zgjidhje për ndërprerjen e burimeve të rinovueshme – Kërkon të sigurojë kapacitet shtesë për stabilitetin e rrjetit
Një nga risitë më të mëdha në kuadër të ndryshimeve të propozuara në Ligjin për përdorimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë të Serbisë është mundësia......

A po fillon inteligjenca artificiale revolucionin më të madh teknologjik që nga shpikja e iPhone?!
Roli që do të luajë inteligjenca artificiale (AI) në të ardhmen e njerëzimit është kaq "i pabesueshëm" masiv sa që edhe njeriu që drejton atë që është......

Vizat e punës: Gjermania në disfavor me vendet e tjera!
Për shkak të procedurave të gjata të dhënies së vizave në përfaqësitë gjermane jashtë, drejtuesja e Agjencisë Federale të Punës, Andrea Nahles dyshon në......