Paralajmërimi i Italisë: Kujdes nga hakerat! - Sulmet synojnë cënueshmërinë e serverave të tyre

Mijëra serverë kompjuterësh në mbarë botën kanë qenë objektiv i një sulm hakerimi ransomware që synoi serverët VMware ESXi. Lajmi u konfirmua nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e Italisë – ACN – e cila paralajmëroi organizatat që të ndërmarrin veprime për të mbrojtur sistemet e tyre.
Sulmi i hakerave synoi të shfrytëzonte një dobësi të softuerit, sipas drejtorit të përgjithshëm të ACN, i cili shgtoi se sulmi ndodhi në një shkallë masive.
Një zëdhënës i VMware tha se kompania ishte në dijeni të incidenteve dhe se kishte lëshuar paralajmërime për cënueshmërinë dyvjeçare që po shfrytëzohet nga hakerat duke filluar që nga shkurti 2021, duke u kërkuar klientëve të saj të aplikojnë patch-in nëse nuk e kanë bërë këtë.
Serverët kishin rënë prehë e sulmeve të hakerave edhe në vende të tjera europiane si Franca dhe Finlanda, si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.
Sipas mediave italiane dhjetra organizata vendase janë prekur nga sulmet kibernetike dhe shumë të tjera u paralajmëruan të marrin masa për të shmangur mbylljen jashtë sistemeve të tyre. Klientët e Telecom Italia raportuan probleme me internetin më herët të dielën, por dy çështjet nuk besohet të kenë lidhje. Zyrtarët amerikanë të sigurisë kibernetike thanë se po vlerësonin ndikimin e incidenteve të raportuara.
Agjencia e SHBA për Sigurinë Kibernetike dhe Sigurinë e Infrastrukturës theksoi se po punon me partnerët e sektorit publik dhe privat për të vlerësuar ndikimet e këtyre incidenteve të raportuara dhe për të ofruar ndihmë aty ku është e nevojshme.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Greqia kërkon punëtorë për sektorin e hotelerisë - 80 mijë persona pritet të vijnë nga Ballkani, Bangladeshi dhe Pakistani
Sektori i hotelerisë në Greqi po kërkon importimin e të paktën 80 mijë punëtorëve nga vendet e treta, si Bangladeshi, Pakistani por dhe nga Ballkani, me......

Sistemi shëndetësor britanik, në grevë të përgjithshme - Kërkohet rritje page, por qeveria ende nuk jep përgjigje
Të punësuarit në sektorin e shëndetësisë në Britaninë e Madhe nisën të hënën grevën e tyre më të madhe. Dhjetëra mijëra infermierë dhe ekipet e urgjencës po......

Pse marrëdhëniet SHBA-Kinë sapo u bënë më të brishta?!
Marrëdhëniet SHBA-Kinë duken gjithnjë e më të brishta, thonë analistët, pasi një balonë/tullumbace kineze tashmë e rrëzuar detyroi Sekretarin e Shtetit të......

Serbia hap derën për bateritë si zgjidhje për ndërprerjen e burimeve të rinovueshme – Kërkon të sigurojë kapacitet shtesë për stabilitetin e rrjetit
Një nga risitë më të mëdha në kuadër të ndryshimeve të propozuara në Ligjin për përdorimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë të Serbisë është mundësia......

A po fillon inteligjenca artificiale revolucionin më të madh teknologjik që nga shpikja e iPhone?!
Roli që do të luajë inteligjenca artificiale (AI) në të ardhmen e njerëzimit është kaq "i pabesueshëm" masiv sa që edhe njeriu që drejton atë që është......

Vizat e punës: Gjermania në disfavor me vendet e tjera!
Për shkak të procedurave të gjata të dhënies së vizave në përfaqësitë gjermane jashtë, drejtuesja e Agjencisë Federale të Punës, Andrea Nahles dyshon në......

Qindra viktima pas tërmetit në rajonin juglindor të Turqisë!
Numri të vdekurve pas tërmetit të rëndë që përfshiu rajonin mes Turqisë dhe Sirisë është rritur në orët e para të mëngjesit në disa qindra vetë. Sipas të......

Java nis pozitivisht për valutat e huaja
Dollari amerikan ka rikuperuar pikë këtë fillim jave pasi ka regjistruar rritje në raport me javën e kaluar duke u blerë sot me 106.9 lekë dhe duke u shitur me......