Shqipëria Postuar më 6 Shkurt 2023, 10:23

Java nis pozitivisht për valutat e huaja

Nga SCAN TV
Java nis pozitivisht për valutat e huaja

Dollari amerikan ka rikuperuar pikë këtë fillim jave pasi ka regjistruar rritje në raport me javën e kaluar duke u blerë sot me 106.9 lekë dhe duke u shitur me 107.8 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane shfaqet e qëndrueshme këtë të hënë pasi në raport me javën që lamë pas blihet mëngjesin e sotëm me 115.7 lekë dhe shitet me 116.3 lekë.

Franga zvicerane blihet sot me 115.2 lekë dhe shitet me 116.2 lekë duke fituar pikë krahasuar me javën e shkuar referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik gjithashtu ka pasur një rritje të lehtë të vlerës në raport me javën e kaluar duke u blerë sot me 128.8 lekë dhe duke u shitur me 129.8 lekë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat