Bota Postuar më 6 Shkurt 2023, 10:16

Dollari, në nivelin më të lartë në 3 javë - Ekonomia amerikane krijoi 517 mijë vende të reja pune, gjatë janarit

Nga SCAN TV
Dollari, në nivelin më të lartë në 3 javë -

Dollari ka vijuar tendencën në rritje edhe në sesionin e sotëm, për shkak të të dhënave pozitive mbi punësimin në SHBA të premten e kaluar, që sugjerojnë se Rezerva Federale mund të vijojë me politikën monetare shtrënguese. Të dhënat e publikuara në SHBA treguan se ekonomia amerikane krijoi edhe 517 mijë vende të reja pune gjatë janarit, kundrejt parashikimeve për 185 mijë vende të reja pune.

Pas publikimit të këtij raporti, indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare u rrit deri në 103.1, niveli më i lartë në 3 javët e fundit. Ndërkohë, të mërkurën e kaluar, Rezerva Federale rriti normën bazë të interesit me 25 pikë bazë, për të luftuar inflacionin e lartë.

Gjatë tregtisë europiane, euro ka zbritur poshtë 1.08 dollarëve, ndërsa paundi po tregtohet në rreth  1.205 dollarë. Në tregun e kriptomonedhave, edhe bitcoin ka pasur një tendencë në rënie dhe po tregtohet poshtë 23 mijë dollarëve, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1630 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat