Nafta tregtohet pranë 80 USD për fuçi - Javën e kaluar, çmimet ranë me rreth 8%. Kërkesa po udhëhiqet nga Kina

Nafta është rritur lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve me rreth 8% gjatë javës së kaluar dhe po tregtohet pranë nivelit më të ulët në 3 javët e fundit. Çmimet janë gjendur nën presion nga dyshimet për rimëkëmbjen e kërkesës në Kinë, por edhe nga forcimi i dollarit amerikan. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 80 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 73 dollarë për fuçi.
Vetëm të premten e javës së kaluar, nafta Brent ra me rreth 3%, pasi të dhënat pozitive mbi punësimin në SHBA rritën shqetësimet se Rezerva Federale mund të vijojë me rritjen e normave të interesit. Ndërkohë që tregjet u dominuan nga shqetësimet për një recesion javën e kaluar, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë nënvizoi se rimëkëmbja e kërkesës në Kinë do të jetë një ndër faktorët kyç që do të udhëheqë çmimet.
Agjencia parashikon se, rreth gjysma e rritjes së kërkesës gjatë këtij viti do të vijë pikërisht nga Kina. Ndërkohë, duke filluar nga dita e djeshme Bashkimi Europian dhe vendet e G7-ës filluar zbatimin e tavanit të çmimeve ndaj nënprodukteve të naftës ruse.
SCAN
Sondazh

Dollari, në nivelin më të lartë në 3 javë - Ekonomia amerikane krijoi 517 mijë vende të reja pune, gjatë janarit
Dollari ka vijuar tendencën në rritje edhe në sesionin e sotëm, për shkak të të dhënave pozitive mbi punësimin në SHBA të premten e kaluar, që sugjerojnë se......

Bursat europiane e nisin javën në rënie - Investitorët po llogarisin efektet e rritjes së normave të interesit
Bursat europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët po përllogarisin efektet që do të kenë vendimet e bankave qëndrore për të rritur......

5 hapat kryesorë që duhen ndjekur nëse dëshironi të bëheni milioner në 2023-shin!
Të bëhesh milioner kërkon një kombinim planifikimi financiar të zgjuar, kursimeve të disiplinuara dhe vendimeve të mençura për investime. Këtu janë disa hapa......

Pse çdo vend në botë sot është në borxhe?!
Vendet sot janë në borxhe për një sërë arsyesh. Një nga arsyet kryesore është se shumë vende duhet të marrin hua para për të paguar për gjërat që kanë nevojë......

BE planifikon të dixhitalizojë dhe monetizojë kufijtë e saj - Ja si do të funksionojë sistemi i ri
Planet e Bashkimit Evropian për të vendosur një tarifë dhe skanim automatik biometrik për udhëtarët jo-BE synojnë të sigurojnë kufirin e bllokut, por kanë......

Zyrat janë mbi 50% të mbushura për herë të parë që nga fillimi i pandemisë!
Gati tre vjet pas fillimit të pandemisë, zyrat amerikane më në fund janë mbushur më shumë se gjysmën e punonjësve përsëri pasi ata janë kthyer gradualisht në......

Hoteli luksoz mega gjigant në mes të askundit! (FOTOT)
Asgjë e rëndësishme nuk qëndron në kufirin e Katarit me Arabinë Saudite. Disa poste të djegura nga dielli dhe milje e milje shkretëtirë e madhe dhe e zbrazët......

Vendi aziatik ku punëtorët nuk kanë marrë rritje page për 30 vjet!
Ka një brez punëtorësh në Japoni që mezi kanë marrë një rritje të pagave gjatë gjithë jetës së tyre të punës. Tani, ndërsa çmimet rriten pas dekadave të......