Sistemi shëndetësor britanik, në grevë të përgjithshme - Kërkohet rritje page, por qeveria ende nuk jep përgjigje

Të punësuarit në sektorin e shëndetësisë në Britaninë e Madhe nisën të hënën grevën e tyre më të madhe. Dhjetëra mijëra infermierë dhe ekipet e urgjencës po largohen nga vendet e punës për shkak të një mosmarrëveshjeje në përshkallëzim rreth pagave, duke ushtruar më shumë presion ndaj Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të drejtuar nga shteti.
Infermierët dhe ekipet e urgjencës kanë organizuar greva të ndara që nga fundi i vitit të kaluar, por kjo e kësaj të hëne që përfshin të dy kategoritë është më e madhja në historinë 75-vjeçare të sistemit kombëtar shëndetësor në vend.
Infermierët do të vazhdojnë grevën dhe të martën, ndërsa stafi i ambulancës do të dalë të premten dhe fizioterapistët të enjten, duke e bërë këtë javën ndoshta më shkatërruese në historinë e sistemit shëndetësor.
Punonjësit shëndetësorë po kërkojnë një rritje pagash përballë inflacionit më të keq në Britani në katër dekada, ndërsa qeveria thotë se kjo do të ishte e papërballueshme dhe do të shkaktonte më shumë rritje të çmimeve, dhe nga ana tjetër, do të rriste normat e interesit dhe pagesat e hipotekave.
Rreth 500 mijë punonjës, pjesa më e madhe nga sektori publik, kanë organizuar greva që nga vera e kaluar, duke shtuar presionin ndaj kryeministrit Rishi Sunak për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe për të kufizuar ndërprerjen e punës në shërbimet publike si hekurudhat dhe shkollat. Sindikata e Kolegjit Mbretëror të Infermierisë i shkroi Sunak gjatë fundjavës duke i kërkuar që t’i jepte fund grevës së infermierisë, sa më shpejt, duke bërë oferta domethënësepër rritjen e pagave.
Ministria e shëndetësisë në vend u shpreh se ky është një nga dimërat më të ngarkuar ndonjëherë, me nivele rekord financimi që shkojnë në sistemin shëndetësor për të sfiduar dhe menaxhuar shërbimet. Në këtë mënyrë çdo përqindje e rritjes së pagës heq paratë nga ky financim.
Qeveria britanike ka kërkuar që qytetarët të vazhdojnë të kenë akses në shërbimet e urgjencës dhe mjekët të marrin pjesë në takime gjatë grevës. Por pavarësisht kësaj ajo paralajmëroi se pacientët do të përballeshin me ndërprerje dhe vonesa.
Sistemi shëndetësor kombëtar, një burim krenarie për shumicën e britanikëve, është nën presion ekstrem, ndërkohë që miliona pacientë janë në listat e pritjes për operacione dhe mijëra të tjerë çdo muaj nuk marrin kujdes të menjëhershëm urgjent. Mjekë e infermierë shprehen se një dekadë me paga të ulëta ka kontribuar në largimin e dhjetëra mijëra infermierëve nga profesioni – 25 mijë vetëm gjatë vitit të kaluar – me mungesat e mëdha të personelit që ndikojnë në kujdesin ndaj pacientëve. Fillimisht u kërkua një rritje pagash prej 5%, por ende nuk ka një reagim nga qeveria, duke bërë që situata kaotike në vend të vazhdojë dhe këtë javë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Pse marrëdhëniet SHBA-Kinë sapo u bënë më të brishta?!
Marrëdhëniet SHBA-Kinë duken gjithnjë e më të brishta, thonë analistët, pasi një balonë/tullumbace kineze tashmë e rrëzuar detyroi Sekretarin e Shtetit të......

Serbia hap derën për bateritë si zgjidhje për ndërprerjen e burimeve të rinovueshme – Kërkon të sigurojë kapacitet shtesë për stabilitetin e rrjetit
Një nga risitë më të mëdha në kuadër të ndryshimeve të propozuara në Ligjin për përdorimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë të Serbisë është mundësia......

A po fillon inteligjenca artificiale revolucionin më të madh teknologjik që nga shpikja e iPhone?!
Roli që do të luajë inteligjenca artificiale (AI) në të ardhmen e njerëzimit është kaq "i pabesueshëm" masiv sa që edhe njeriu që drejton atë që është......

Vizat e punës: Gjermania në disfavor me vendet e tjera!
Për shkak të procedurave të gjata të dhënies së vizave në përfaqësitë gjermane jashtë, drejtuesja e Agjencisë Federale të Punës, Andrea Nahles dyshon në......

Qindra viktima pas tërmetit në rajonin juglindor të Turqisë!
Numri të vdekurve pas tërmetit të rëndë që përfshiu rajonin mes Turqisë dhe Sirisë është rritur në orët e para të mëngjesit në disa qindra vetë. Sipas të......

Java nis pozitivisht për valutat e huaja
Dollari amerikan ka rikuperuar pikë këtë fillim jave pasi ka regjistruar rritje në raport me javën e kaluar duke u blerë sot me 106.9 lekë dhe duke u shitur me......

Nafta tregtohet pranë 80 USD për fuçi - Javën e kaluar, çmimet ranë me rreth 8%. Kërkesa po udhëhiqet nga Kina
Nafta është rritur lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve me rreth 8% gjatë javës së kaluar dhe po tregtohet pranë nivelit më të ulët në 3 javët e fundit.......

Dollari, në nivelin më të lartë në 3 javë - Ekonomia amerikane krijoi 517 mijë vende të reja pune, gjatë janarit
Dollari ka vijuar tendencën në rritje edhe në sesionin e sotëm, për shkak të të dhënave pozitive mbi punësimin në SHBA të premten e kaluar, që sugjerojnë se......