Rajoni Postuar më 6 Shkurt 2023, 10:26

Qindra viktima pas tërmetit në rajonin juglindor të Turqisë!

Nga SCAN TV
Qindra viktima pas tërmetit në rajonin juglindor të Turqisë!

Numri të vdekurve pas tërmetit të rëndë që përfshiu rajonin mes Turqisë dhe Sirisë është rritur në orët e para të mëngjesit në disa qindra vetë. Sipas të dhënave zyrtare më shumë se 630 vetë (06.02.09:00). Vetëm në rajonet e kontrolluara nga Siria flitet për më shumë se 300 të vdekur. Më shumë se 600 të tjerë janë plagosur në disa provinca, bëri të ditur zëvendësministri sirian i Shëndetësisë, Ahmed Xhamirijeh. Organizata humanitare SAMS bëri fjalë për 100 viktima të tjera të hënën në në mëngjes.

Zëvendës presidenti turk, Fuat Oktay është shprehur se tërmeti ka shkaktuar më shumë se 284 viktima deri në orët e para të mëngjesit, 2000 vetë janë të lënduar.

Një tërmet prej 7,8 ballësh goditi në orët e para të mëngjesit pjesën juglindore të Turqisë. Epiqendra e tërmetit ndodhej në provincën Kahramanmaras, sipas Qendrës së Katastrofave, Afad, pranë kufirit sirian. Më pas u regjistrua një tërmet tjetër i shkallës 6,6 ballë në provincën Gaziantep.

Shtëpia e Bardhë i ka ofruar ndihmë Turqisë pas tërmetit. Këshilltari për Sigurinë në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan tha se i ka bërë të ditur palës turke, se SHBA janë gati për ndihmë shpëtimi. Sullivan shkroi në twitter, se SHBA është mjaft e tronditur pas tërmetit shkatërrues në Turqi dhe Siri. Greqia me gjithë tensionet me Turqinë është e gatshme të ndihmojë. Kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis është shprehur, se "Greqia do të ndihmojë menjëherë". Greqia zotëron ekipe shpëtimi me përvojë në situatën e tërmeteve.

Edhe Izraeli i ka ofruar Turqisë ndihmë. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant ka udhëzuar ushtrinë të bëjë përgatitjet e duhura. "Forcat tona të sigurisë janë të gatshme të ofrojnë çdo ndihmë që duhet", tha Galant. DW

E . S / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 6 Shkurt

Java nis pozitivisht për valutat e huaja

Dollari amerikan ka rikuperuar pikë këtë fillim jave pasi ka regjistruar rritje në raport me javën e kaluar duke u blerë sot me 106.9 lekë dhe duke u shitur me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat