Europa Postuar më 6 Shkurt 2023, 13:25

Greqia kërkon punëtorë për sektorin e hotelerisë - 80 mijë persona pritet të vijnë nga Ballkani, Bangladeshi dhe Pakistani

Nga SCAN TV
Greqia kërkon punëtorë për sektorin e hotelerisë - 80

Sektori i hotelerisë në Greqi po kërkon importimin e të paktën 80 mijë punëtorëve nga vendet e treta, si Bangladeshi, Pakistani por dhe nga Ballkani, me qëllimin për të plotësuar vendet bosh të punës.

Sipas të dhënave nga industria e turizmit dhe shërbimit të ushqimeve, në sezonin e fundit vendet bosh të punës ishin 60 mijë. Greqia aktualisht po procedon me marrëveshje ndërkombëtare, si për shembull atë të miratuar së fundmi nga parlamenti i vendit, me Egjiptin. Objektivi është që qytetarët e huaj të vijnë në Greqi me qëllimin për t’u punësuar në sektorin e agrokulturës.

Në total vlerësohet që më shumë se 100 mijë punëtorë nga vende të tjera do të jenë në Greqi duke u punësuar në hotele, kompani për shërbimin e ushqimeve, recepsion, si kamarierë, por dhe si punëtorë sezonalë.

Me ekonominë greke që aktualisht ka lënë pas pandeminë e Covid 19, numri i kompanive vendase që kërkojnë punëtorë, është në rritje, por janë në vështirësi të mëdha pasi nuk po gjejnë dot stafin e duhur. Pjesa më e madhe e tyre janë bizneze që operojnë kryesisht në sektorin e mikpritjes, IT ose në atë të agrokulturës. Por sipas analistëve ky nuk është një fenomen që i përket vetëm Greqisë.

Në një kohë që punëdhënësit kan dërguar një kërkesë zyrtare për të paktën 80 mijë punëtorë nga jashtë në ministrinë e punës, sindikatat greke të punëtorëve protestojnë fuqishëm duke thënë se një numër kaq i madh punëtorësh të huaj do të trondisë tregun e punës. Gjë që do të kishte pasoja të rënda për punëtorët grekë si në kuadër të vendeve të punës dhe në atë të pagave.

Duhet theksuar se vetëm në hotele vendet bosh të punës ishin 53 mijë, ndërsa në vitin 2022 numri shkoi në 60 mijë. Sipas marrëveshjes me Egjiptin për importimin e punëtorëve në Greqi, kryesisht në sektorin e agrokulturës, pritet që vetëm vitin e parë të mbërrijnë në vend 5 mijë egjiptianë.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 6 Shkurt

Java nis pozitivisht për valutat e huaja

Dollari amerikan ka rikuperuar pikë këtë fillim jave pasi ka regjistruar rritje në raport me javën e kaluar duke u blerë sot me 106.9 lekë dhe duke u shitur me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat