Mbi 1.300 të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri - Regjistrohen mijëra të plagosur, ndërsa punohet për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat

Numri i viktimave në Turqi dhe Siri nga tërmeti me magnitudë 7.8 gjatë natës është rritur zyrtarisht në mbi 1.300, sipas shifrave të publikuara nga autoritetet e të dy vendeve.
Epiqendra e tërmetit ishte 23 kilometra në lindje të Nurdagi, në provincën Gaziantep të Turqisë, në një thellësi prej 24.1 kilometrash, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës - USGS. Ndërkohë që po sipas këtij institucioni numri përfundimtar i viktimave pritet të jetë të paktën 10 mijë.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë ditës u shpreh se në vend kanë humbur jetën rreth 1.000 persona, ndërsa janë plagosur 5383. Ai tha se autoritetet nuk ishin në gjendje të parashikonin se sa i lartë mund të jetë numri i viktimave në një kohë që operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë pa ndërprerje në luftë me kohën. Kreu i shtetit shtoi s etë paktën 45 vende kishin ofruar ndihmën e tyre.
Agjencia shtetërore e lajmeve në Siri raportoi më shumë se 320 të vdekur në vend, dhe mbi 1 mijë të plagosur. Qindra të tjerë besohet se janë ende të bllokuar nën rrënoja. Epiqendra e tërmetit ishte afër qytetit të Gaziantep në Turqi dhe është ndjerë deri në Qipro.
Tërmeti i së hënës besohet të jetë më i forti që ka goditur Turqinë që nga viti 1939, kur një tërmet i së njëjtës magnitudë vrau 30 mijë. Tërmetet e kësaj magnitude janë të rrallë, me më pak se pesë që ndodhin mesatarisht çdo vit, kudo në botë. Shtatë tërmete me magnitudë 7.0 ose më shumë kanë goditur Turqinë në 25 vitet e fundit – por ai i së hënës është më i fuqishmi.
Që në orët e para të ditës nuk kanë munguar mesazhet e ngushëllimit dhe mmbështetjes nga liderë të ndryshëm botërorë që u shprehën të tronditur nga lajmi i tërmetit vdekjeprurës.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Paneli diellor i së ardhmes prodhon 10% më shumë energji - Investim prej 600 milion eurosh për fabrikën 3Sun në Itali
Deri në vitin 2024, Enel – Enti Kombëtar për Energjinë Elektrike në Itali, do të prodhojë panele të reja fotovoltaike në gjendje të rrisin efikasitetin në......

Kina rrit kërkesën për naftë - Vendet e OPEC+ rivlerësojnë nivelin e prodhimit
Prodhuesit e naftës mund të rishijojnë politikat e tyre të prodhimit pas rekuperimit të kërkesës nga Kina që është konsumatori i dytë më i madh i naftës në......

Përfitimet e kafesë së bardhë - Përmban 50% më shumë kafeinë se e zeza
Kafeja nga të gjithë ne imagjinohet e zezë dhe shumë e nxehtë. Por kafeja nuk është vetëm e zezë, është dhe e bardhë. Ngjyra e saj varet nga përpunimi: është......

Paralajmërimi i Italisë: Kujdes nga hakerat! - Sulmet synojnë cënueshmërinë e serverave të tyre
Mijëra serverë kompjuterësh në mbarë botën kanë qenë objektiv i një sulm hakerimi ransomware që synoi serverët VMware ESXi. Lajmi u konfirmua nga Agjencia......

Greqia kërkon punëtorë për sektorin e hotelerisë - 80 mijë persona pritet të vijnë nga Ballkani, Bangladeshi dhe Pakistani
Sektori i hotelerisë në Greqi po kërkon importimin e të paktën 80 mijë punëtorëve nga vendet e treta, si Bangladeshi, Pakistani por dhe nga Ballkani, me......

Sistemi shëndetësor britanik, në grevë të përgjithshme - Kërkohet rritje page, por qeveria ende nuk jep përgjigje
Të punësuarit në sektorin e shëndetësisë në Britaninë e Madhe nisën të hënën grevën e tyre më të madhe. Dhjetëra mijëra infermierë dhe ekipet e urgjencës po......

Pse marrëdhëniet SHBA-Kinë sapo u bënë më të brishta?!
Marrëdhëniet SHBA-Kinë duken gjithnjë e më të brishta, thonë analistët, pasi një balonë/tullumbace kineze tashmë e rrëzuar detyroi Sekretarin e Shtetit të......

Serbia hap derën për bateritë si zgjidhje për ndërprerjen e burimeve të rinovueshme – Kërkon të sigurojë kapacitet shtesë për stabilitetin e rrjetit
Një nga risitë më të mëdha në kuadër të ndryshimeve të propozuara në Ligjin për përdorimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë të Serbisë është mundësia......