Ujësjellësit, çmim të favorshëm për energjinë - KESH ia shet më lirë OSHEE-së, pasi 51% e aksioneve i kaluan Ministrisë së Energjisë

Ndërmarrjet e ujësjellësve, që furnizohen nga OSHEE nën rolin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit, do e pagujnë më lirë energjinë elektrike gjatë vitit 2023. Pas, reformës që i kaloi 51% të aksioneve Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka vendosur t’i shesë më lirë energjisë OSHEE-së, çka ka sjellë një rënie të çmimit final.
Sipas vendimit të Entit Rregullator të Energjisë, ujësjellësit e lidhur në tensionin 35 KV do e paguajnë energjinë elektrike me 9.33 lekë/kWh, ndërsa të lidhurit në tensionin 20, 10 dhe 6 KV do e pagujanë 11.77 lekë/kWh. Deri më tani këta të fundit e pagunin me 18.8 lekë/kWh, ndërsa ato ndërmarrje që janë të lidhura në tensionin 35 KV e paguanin me çmime që shkonin mbi 30 lekë/kWh.
Mbetet e paqartë se përse është vendosur ky favorizim për kompanitë e ujësjellësve, por ajo që vlen të theksohet është se këta abonentë janë në proces ristrukturimi për shkak të reformës në sektorin e ujit, që do të sjellë bashkimin e tyre në 15 kompani, nga 58 që ishin deri më tani.
Po ashtu, aksioner maxhoritar do të jetë MIE, ndërsa pjesa tjetër do të ndahet midis ujësjellësve. Ndërkaq, këto kompani regjistrojnë një nivel të lartë borxhesh për fatura të palikujduara të energjisë elektrike. Sipas të dhënave zyrtare, deri në fund të 8-mujorit 2022, borxhi i abonentëve jobuxhetorë, ku kryesisht futen ujësjellësit arriti në 18 mld lekë.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Mbi 1.300 të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri - Regjistrohen mijëra të plagosur, ndërsa punohet për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat
Numri i viktimave në Turqi dhe Siri nga tërmeti me magnitudë 7.8 gjatë natës është rritur zyrtarisht në mbi 1.300, sipas shifrave të publikuara nga autoritetet......

Paneli diellor i së ardhmes prodhon 10% më shumë energji - Investim prej 600 milion eurosh për fabrikën 3Sun në Itali
Deri në vitin 2024, Enel – Enti Kombëtar për Energjinë Elektrike në Itali, do të prodhojë panele të reja fotovoltaike në gjendje të rrisin efikasitetin në......

Kina rrit kërkesën për naftë - Vendet e OPEC+ rivlerësojnë nivelin e prodhimit
Prodhuesit e naftës mund të rishijojnë politikat e tyre të prodhimit pas rekuperimit të kërkesës nga Kina që është konsumatori i dytë më i madh i naftës në......

Përfitimet e kafesë së bardhë - Përmban 50% më shumë kafeinë se e zeza
Kafeja nga të gjithë ne imagjinohet e zezë dhe shumë e nxehtë. Por kafeja nuk është vetëm e zezë, është dhe e bardhë. Ngjyra e saj varet nga përpunimi: është......

Paralajmërimi i Italisë: Kujdes nga hakerat! - Sulmet synojnë cënueshmërinë e serverave të tyre
Mijëra serverë kompjuterësh në mbarë botën kanë qenë objektiv i një sulm hakerimi ransomware që synoi serverët VMware ESXi. Lajmi u konfirmua nga Agjencia......

Greqia kërkon punëtorë për sektorin e hotelerisë - 80 mijë persona pritet të vijnë nga Ballkani, Bangladeshi dhe Pakistani
Sektori i hotelerisë në Greqi po kërkon importimin e të paktën 80 mijë punëtorëve nga vendet e treta, si Bangladeshi, Pakistani por dhe nga Ballkani, me......

Sistemi shëndetësor britanik, në grevë të përgjithshme - Kërkohet rritje page, por qeveria ende nuk jep përgjigje
Të punësuarit në sektorin e shëndetësisë në Britaninë e Madhe nisën të hënën grevën e tyre më të madhe. Dhjetëra mijëra infermierë dhe ekipet e urgjencës po......

Pse marrëdhëniet SHBA-Kinë sapo u bënë më të brishta?!
Marrëdhëniet SHBA-Kinë duken gjithnjë e më të brishta, thonë analistët, pasi një balonë/tullumbace kineze tashmë e rrëzuar detyroi Sekretarin e Shtetit të......