“Ulen kostot për pullat fiskale” - Mete: Nga 1 janari 2025, prodhimi shtetëzohet sërish

Elisabeta Dosku/ SCAN
Qeveria shqiptare ka vendosur të mos e rinovojë kontratën koncesionare për prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale. Ndryshimet në ligjin përkatës të akcizë, po diskutohen aktualisht në komisionet parlamentare. Ministri i Financave Ervin Mete, gjatë dëgjesë në Komisionin parlamentar për Çështjet Ligjore dhe atë për Çështjet Europiane, bëri me dije se nga data 1 janar 2025, pulla fiskale si letër me vlerë dhe monopol shtetëror do të prodhohet dhe shpërndahet nga një person i autorizuar nga Këshilli i Ministrave. Sipas tij, kjo do të sjellë edhe ulje kostosh për bizneset.
“Me urdhër të Ministrit të Financave është ngritur një grup i gjerë pune, vjet në dhjetor, që po ndjek procedurat e përmbylljes së koncesionit të pullave fiskale. Koncesioni përfundon në 31 dhjetor të këtij viti dhe më pas do të vazhdojë të ushtrohet prodhimi dhe shpërndarja e pullave nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë. ka qënë një koncesion i kushtetueshëm dhe qëndrimi ynë është që do të duhet të ofrohet me kosto më të ulëta në të ardhmen”.
Sa i përket procedurës së porositjes së pullave fiskale, ajo do të mbetet e njëjtë edhe pas datës 1 janar 2025, por pagesat e çmimeve të pullave fiskale dhe kostove të dërgesave do ti paguhen personit të autorizuar nga Këshilli i Ministrave. Aktualisht çmimi i aplikuar që i paguhet kompanisë koncesionare “Sicpa Security Solutions” Albania, sh.p.k, për produktet duhanit është 20 euro/1 mijë copë, duke përjashtuar këtu TVSH-në dhe taksat e tjetra. Për alkoolin, pulla e akcizës kushton 32 euro për 1 mijë copë dhe për birrën 22 euro për 1 mijë copë.
Sondazh

Ndalohet shitja e cigareve elektronike për moshën nën 18 vjeç! - Braçe: Përgjegjësia, te distributorët e supermarketet. Të përfshihen në taksim!
Elisabeta Dosku/ SCAN Shitja e produkteve te duhanit, cigareve, cigareve elektronike dhe shishave të nargjileve do të jetë e ndaluar për të gjithë......

Kuvajti zbulon rezerva të mëdha nafte edhe gazi - Vlerësimet fillestare flasin për rreth 3.2 miliardë fuçi
Dorina Kurtaj/ SCAN Një rezervë gjigande nafte dhe gazi të lehtë është zbuluar në Kuvajt. Vlerësimet paraprake treguan se rezervat në fushën detare......

Inflacioni, familjet amerikane humbin kursimet - Bankat e mëdha: Më të varfërit do vazhdojnë të paguajnë
Dorina Kurtaj/ SCAN Bankat e mëdha amerikane kanë paralajmëruar se amerikanët me të ardhura më të ulëta po tregojnë shenja stresi financiar vetëm disa muaj......

Kriza e strehimit, hiper turizmi dhe leksionet nga Barcelona - Një ekuacion për krizën e strehimit dhe ruajtjes së industrisë së “artë”
Dorina Kurtaj/ SCAN Një mori turistësh sjellin me vete para, por edhe probleme, parametër vendimtar i të cilave është kriza e strehimit. Në këtë kuptim,......

FMN: Mirëpresim publikimin e raporteve të monitorimit të koncesioneve dhe miratimin e strategjisë së financave publike
Një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), drejtuar nga Znj. Anke Weber, zhvilloi një vizitë në Shqipëri gjatë datave 9-12 korrik, për të diskutuar......

Çmimet e larta të apartamenteve në Ballkanin Perëndimor - Në qendër të Tiranës kushtojnë shtrenjtë, por më lirë se në Zagreb dhe Beograd
Armela Duka/ SCAN Në vitet e fundit, kryeqyteti i Shqipërisë ka përjetuar një zhvillim të shpejtë urban dhe një rritje të konsiderueshme të çmimeve të......

Sa paguhet për një apartament me qira ditore? - Eksperti Beti: Pritshmëri për rritje si rrjedhojë e turizmit
Diamila Leka/ SCAN Një nga format e investimit është përmes pronave të patundshme duke i dhënë me qira ditore në platformat Booking apo Air BnB dhe të......

DigitAlb feston 20 vjetorin! - Ofertë speciale si asnjëherë më parë
Gjithçka ishte gati. Pas muajsh të tërë testimesh e pune kolosale, kishte ardhur momenti i shumëpritur. Një ëndërr e guximshme e një njeriu vizionar tashmë po......