Ndalohet shitja e cigareve elektronike për moshën nën 18 vjeç! - Braçe: Përgjegjësia, te distributorët e supermarketet. Të përfshihen në taksim!

Elisabeta Dosku/ SCAN
Shitja e produkteve te duhanit, cigareve, cigareve elektronike dhe shishave të nargjileve do të jetë e ndaluar për të gjithë personat nën moshën 18 vjeç. Komisioni Parlamentar i shëndetësisë ka diskutuar dhe miratuar nismën e deputetëve Erion Braçe dhe Etilda Gjonaj, e cila synon mbrojtjen e të miturve nga krijimi i varësisë ndaj duhanit dhe cigareve elektronike. Ndryshimet ligjore të propozuara synojnë gjithashtu të ndalojnë reklamimin e tyre direkt dhe indirekt si dhe tregtimin e tyre me ofertë.
Deputeti Erion Braçe ka theksuar se me qëllim zbatimin e kësaj nisme, përgjegjës për këtë duhet të jenë kompanitë e mëdha të distribucionit të këtyre produkteve si dhe supermarketet e mëdha. Nga naa tjetër theksoi se edhe këto produkte duhet të përfshihen në taksim.
“Duhet te ngarkojmë me përgjegjësi kompanitë e mëdha te distribucionit , ata duhet te ngarkohen me përgjegjësi se ku shitet, supermarketet e mëdha te mbajnë përgjegjësi, sot s’ka asnjë tabele neper supermarkete”.
Ligji parashikon forcim të sanksioneve administrative për shkelësit e ligjit si dhe ndalimin e reklamimeve dhe sponsorizimeve edhe në kanalet mediatike.
Sondazh

Kuvajti zbulon rezerva të mëdha nafte edhe gazi - Vlerësimet fillestare flasin për rreth 3.2 miliardë fuçi
Dorina Kurtaj/ SCAN Një rezervë gjigande nafte dhe gazi të lehtë është zbuluar në Kuvajt. Vlerësimet paraprake treguan se rezervat në fushën detare......

Inflacioni, familjet amerikane humbin kursimet - Bankat e mëdha: Më të varfërit do vazhdojnë të paguajnë
Dorina Kurtaj/ SCAN Bankat e mëdha amerikane kanë paralajmëruar se amerikanët me të ardhura më të ulëta po tregojnë shenja stresi financiar vetëm disa muaj......

Kriza e strehimit, hiper turizmi dhe leksionet nga Barcelona - Një ekuacion për krizën e strehimit dhe ruajtjes së industrisë së “artë”
Dorina Kurtaj/ SCAN Një mori turistësh sjellin me vete para, por edhe probleme, parametër vendimtar i të cilave është kriza e strehimit. Në këtë kuptim,......

FMN: Mirëpresim publikimin e raporteve të monitorimit të koncesioneve dhe miratimin e strategjisë së financave publike
Një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), drejtuar nga Znj. Anke Weber, zhvilloi një vizitë në Shqipëri gjatë datave 9-12 korrik, për të diskutuar......

Çmimet e larta të apartamenteve në Ballkanin Perëndimor - Në qendër të Tiranës kushtojnë shtrenjtë, por më lirë se në Zagreb dhe Beograd
Armela Duka/ SCAN Në vitet e fundit, kryeqyteti i Shqipërisë ka përjetuar një zhvillim të shpejtë urban dhe një rritje të konsiderueshme të çmimeve të......

Sa paguhet për një apartament me qira ditore? - Eksperti Beti: Pritshmëri për rritje si rrjedhojë e turizmit
Diamila Leka/ SCAN Një nga format e investimit është përmes pronave të patundshme duke i dhënë me qira ditore në platformat Booking apo Air BnB dhe të......

DigitAlb feston 20 vjetorin! - Ofertë speciale si asnjëherë më parë
Gjithçka ishte gati. Pas muajsh të tërë testimesh e pune kolosale, kishte ardhur momenti i shumëpritur. Një ëndërr e guximshme e një njeriu vizionar tashmë po......

Poli i Sigurisë Kibernetike do të ndërtohet në Sauk - Sipërfaqja totale e objektit mbi 9 mijë metër katror
Shqipëria do të ketë një Pol të Ri të Teknologjisë së Informacionit dhe Sigurisë Kibernetike. Vendodhja e tij parashikohet të jetë në Sauk. Fondi Shqiptar......