Turizmi, rritja më e ulët e çmimeve ndër vite - E thotë INSTAT: Hotelet u shtrenjtuan vetëm 1.5%, argëtimi 2.7% dhe 5.1% restorantet

Sipas shifrave më të fundit të Institutit të Statistikave mbi indeksin e çmimeve të konsumit, çmimet në sektorin e turizmit këtë sezon veror janë rritur me një hap më të ngadaltë se vitet e kaluara. Të dhënat i referohen muajit Korrik, duke përkuar kështu me kulmin e sezonit turistik. Çmimet e akomodimit, si një ndër zërat kryesorë në buxhetin e pushimeve për një familje. Sipas Instat janë rritur me vetëm 1.5% gjatë muajit korrik, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo është rritje më e ulët që prej korrikut të vitit 2017, kur çmimet ishin në stanjacion, pra zero ndryshim krahasuar me vitin e kaluar. Gjatë 2022-shit ndërkohë, në kulmin e krizës së çmimeve, shërbimet e akomodimit shtrenjtoheshin me 3.3% në terma vjetorë, në 2021-shin me 2.5%, 2020-ën me 3.7% dhe 2018-ën me plot 3.8%. Madje, rritje e çmimit për hotelet dhe akomodimin në tërësi këtë vit në Shqipëri rezulton të jetë ndjeshëm më e ulët edhe se mesatarja historike që prej vitit 2009, që fiksohet në 2.2%.
Thënë më shkurt, nëse një vit më parë, marrim si shembull një natë akomodimi në hotel që kushtonte 5000 lekë, sipas Instat, ky çmim është ngjitur pranë 5075 lekëve këtë vit, pra në rritje me vetëm 75 lekë, ose diçka më pak se një euro.
Edhe çmimet nëpër kafene dhe restorante janë rritur në Korrik me një hap më të ngadaltë se viti i kaluar, tregojnë shifrat e analizuara dhe përpunuara nga “Scan Intel”. Ky zë regjistrohet pranë 5.1% rritje, nga 6.3% që ishte rritja e çmimeve Korrikun e vitit të kaluar. Pavarësisht se rritja e çmimeve për këtë zë është më e ngadalatë se një vit më parë, vijon të mbetet ndjeshëm mbi mesataren historile. Shërbimet e transportit, si një zë tjetër që zë deri diku peshë gjatë pushimeve janë shtrenjtuar vetëm 1.9% këtë Korrik, ndjeshëm nën nivelin e dy viteve të kaluara, si dhe pranë mesatares historike, që fiksohet pranë 1.7%. Ky zë përshin transportin si shërbim dhe blerjen apo shërbimin ndaj mjeteve personale, dhe jo çmimin e karburantit, pasi ky zë është më vete. Edhe në këtë pjesë ka disa pikëpyetje sa i përket saktësisë së matjes, pasi gjatë kulmit të krizës së hidrokarbureve, rritja sipas Instat figuronte në nivele mjaft të ulta nga realiteti. Ndërkohë që çmimi i karburantit në vendin tonë u rrit deri në mbi 40% në tregun me pakicë, sipas instat, rritja e çmimeve për këtë zë nuk i kalonte 10%. Madje në Korrik 2022, çmimet e “lëndëve djegëse dhe energjisë” si zë më vete rriteshin vetëm me 4.5%, ndërkohë që nafta tregtohej me pakicë edhe mbi 240 lekë. .
Në këtë analizë kemi marrë edhe dy zëra të tjerë që mund të lidhen direkt ose indirekt me pushimet dhe turizmin; pijet alkoolike dhe argëtimin e kulturën. Për këtë të fundit, rritja e çmimeve në Korrik fiksohet pranë 2.7%, lehtë mbi nivelin e vitit të kaluar, kur fiksohej në 1.8%. Sa i përket pijeve alkoolike, kemi një ngadalësim të ritmit të rritjes së çmimeve, pranë 3.2% këtë sezon veror, nga 4.7% një vit më parë, apo 3.4% gjatë 2021-shit.
Pra, sipas Instat, të paktën referuar muajit Korrik, rritja e çmimeve për shërbimet dhe mallrat kryesorë për pushime është thuajse e papërfillshme krahasuar me një vit më parë. Por, nga ana tjetër, të dhëna të tjera, si ato të Barometrit të Ballkanit nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) tregojnë se 60% e shqiptarëve nuk i përballojnë dot një javë pushime në vit. Ndërkohë, këtë vit Shqipëria është dyndur nga turistë të huaj, në rritje me 33% në gjysmën e parë të vitit, dhe deri në Dhjetor me shumë gjasa do të thyhet me diferencë të ndjeshme rekordi i mëparshëm historik, dhe një ndër faktorët kryesorë të këtij “boomi” është konkurrueshmëria e çmimeve të sektorit, sidomos krahasuar me vende si Kroacia, Greqia, apo edhe Italia.
Roel Korkuti/SCAN
Sondazh

Prodhimi i një makine në 40 sekonda! - Rekordi i ri botëror vendosur nga Tesla në fabrikën gjigante të Shangait
Fabrika gjigante e Tesla në Shangai mund të prodhojë një Model 3, ose Model Y çdo 40 sekonda. Shpejtësia e jashtëzakonshme e prodhimit tejkalon edhe atë të......

Shitjet e shampanjës po “lulëzojnë” - Por, shija së shpejti mund të ndryshojë falë ndryshimeve klimatike
Temperaturat në rritje në Europë dhe moti gjithnjë e më i paqëndrueshëm po ngjallin frikën se rajoni i Shampanjës në Francë mund të bëhet i papërshtatshëm për......

Taksë e jashtëzakonshme për bankat në Itali - Të ardhurat, për të ndihmuar kredimarrësit në vështirësi
Qeveria italiane miratoi një taksë të jashtëzakonshme prej 40% për bankat gjatë këtij viti, me të ardhurat që do të përdoren për të ndihmuar kredimarrësit në......

Bujqësia “vuan” nga moti i pazakontë - Gjithnjë e më pak prodhime në tregjet europiane
Moti ekstrem po shkatërron prodhimet bujqësore në Itali. Shoqata e fermerëve Coldiretti thotë se, gjashtë nga 10 dardha janë dëmtuar si pasojë e përmbytjeve,......

Si moti ekstrem po shkakton kaos në Europën veriore dhe jugore?!
Zjarrfikësit në ishullin e Sardenjës luftuan për të vënë nën kontroll një seri shpërthimesh të hënën. Përpjekjet e ekuipazheve të emergjencës u ndërlikuan nga......

Pse industria po e frenon ekonominë gjermane?!
Kompanitë gjermane kanë ulur prodhimin e tyre befasisht shumë në qershor. Industria, ndërtimi dhe furnizuesit e energjisë bashku prodhuan 1,5 % më pak se një......

Meloni nën presion pasi shkurton sigurimet sociale!
Javën e kaluar, kur korriku po mbyllej, rreth 160.000 njerëz në Itali mësuan se përfitimet e tyre sociale do të shkurtoheshin. Lajmi iu komunikua shumë......

Qytetarët kundër ‘mafies’ së shezlongëve të plazhit – Grekët në protestë kundër privatizimit ilegal!
Kush shkon në plazh në Greqi, e ka të vështirë të gjejë një vend për të vendosur peshqirin dhe çadrën e vet pasi kudo hapësira është zënë me shezlongë e çadra.......