Taksë e jashtëzakonshme për bankat në Itali - Të ardhurat, për të ndihmuar kredimarrësit në vështirësi

Qeveria italiane miratoi një taksë të jashtëzakonshme prej 40% për bankat gjatë këtij viti, me të ardhurat që do të përdoren për të ndihmuar kredimarrësit në vështirësi, si dhe për të ulur taksat.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Infrastrukturës, Matteo Salvini, tha në një konferencë për mediat se, mjafton të shikohen fitimet e bankave në gjysmën e parë të vitit 2023, gjithashtu rezultati i rritjes së normave të interesit nga Banka Qendrore Europiane, për të kuptuar se nuk po flasim për disa miliona, por për miliarda.
Sipas tij, ekziston një hendek i madh midis normave të aplikuara për kreditë dhe depozitat. Salvini theksoi se, taksa prej 40% mbi fitimet shtesë të bankave që arrijnë në disa miliardë euro do të përdoret për lehtësimin dhe uljen e taksave, si dhe për mbështetjen financiare për kredimarrësit në shtëpitë e para.
Sipas një raporti nga instituti kërkimor Censis, afërsisht 80% e familjeve me kredi jofunksionale kishin zgjedhur norma të ndryshueshme, duke i bërë ato veçanërisht të cenueshme ndaj ndikimit të rritjes së normave të interesit.
Qeveria italiane ka qenë kritike ndaj rritjeve të përsëritura të normave të interesit të Bankës Qendrore Europiane. Rritje të tilla e kanë bërë më të shtrenjtë për Italinë shërbimin e borxhit, duke u renditur i dyti më i madh në Eurozonë. Politikëbërësit kanë frikë se këto norma interesi në rritje mund të çojnë në një recesion, duke përkeqësuar sfidat financiare me të cilat përballen pronarët e pambrojtur të shtëpive.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Bujqësia “vuan” nga moti i pazakontë - Gjithnjë e më pak prodhime në tregjet europiane
Moti ekstrem po shkatërron prodhimet bujqësore në Itali. Shoqata e fermerëve Coldiretti thotë se, gjashtë nga 10 dardha janë dëmtuar si pasojë e përmbytjeve,......

Si moti ekstrem po shkakton kaos në Europën veriore dhe jugore?!
Zjarrfikësit në ishullin e Sardenjës luftuan për të vënë nën kontroll një seri shpërthimesh të hënën. Përpjekjet e ekuipazheve të emergjencës u ndërlikuan nga......

Pse industria po e frenon ekonominë gjermane?!
Kompanitë gjermane kanë ulur prodhimin e tyre befasisht shumë në qershor. Industria, ndërtimi dhe furnizuesit e energjisë bashku prodhuan 1,5 % më pak se një......

Meloni nën presion pasi shkurton sigurimet sociale!
Javën e kaluar, kur korriku po mbyllej, rreth 160.000 njerëz në Itali mësuan se përfitimet e tyre sociale do të shkurtoheshin. Lajmi iu komunikua shumë......

Qytetarët kundër ‘mafies’ së shezlongëve të plazhit – Grekët në protestë kundër privatizimit ilegal!
Kush shkon në plazh në Greqi, e ka të vështirë të gjejë një vend për të vendosur peshqirin dhe çadrën e vet pasi kudo hapësira është zënë me shezlongë e çadra.......

Rritje e përgjithshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish rritje këtë mëngjes teksa në raport me ditën e djeshme ka fituar pikë teksa është blerë sot me 93.8 lekë dhe është......

‘Sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmetet’ – Qëllimi dhe objektivat që synohen të arrihen!
Bazuar në informacionin e publikuar në Regjistrin Elektronik për Njoftimet dhe Konsultimet Publike është propozuar projektligji “Për sigurimin e detyrueshëm të......

Shqipëria, ndër destinacionet e preferuara - Skift Research: Jemi ndër 10 vendet me rritjen më të lartë të turistëve në botë
Shqipëria është renditur si vendi me rimëkëmbjen më të shpejtë të turizmit pas pandemisë sipas një raporti të “Skift Research” të publikuar këtë vit. Ky raport......