Qytetarët kundër ‘mafies’ së shezlongëve të plazhit – Grekët në protestë kundër privatizimit ilegal!

Kush shkon në plazh në Greqi, e ka të vështirë të gjejë një vend për të vendosur peshqirin dhe çadrën e vet pasi kudo hapësira është zënë me shezlongë e çadra. Prej radhëve me çadrat uniformë as panorama e detit është mëse e pamundur për t'u shijuar. Këto orendi plazhi vendosen nga sipërmarrje, hotelierë, menaxherë baresh e kafenesh, të cilët kërkojnë qira për përdorimin e tyre, deri në 120 euro dita kushton një shezlong luksoz në ishullin e Kykladeve, Paros.
Por ndaj këtij biznesi është krijuar rezistencë. Lëvizja qytetare, që proteston kundër privatizimit ilegal të plazheve. Në media aktivistët i quajnë "lëvizja e peshqirëve". Por Konstantinos Bizas, prefekt i Paros dhe ishullit më të vogël Antiparos nuk e pranon këtë emërtim. Ai preferon termin lëvizje qytetare për mbrojtjen e plazheve. Sepse qëllimi është që të ruhen plazhet për publikun.
Paros është ishulli i tretë për nga madhësia në arqipelagun e Kykladeve, direkt pranë ishullit më të madh Naxos. Ishulli ka 14.000 banorë të përhershëm dhe disponon mbi 700 ndërmarrje turizmi me kapacitet akomodimi 25.000 shtretër. Këtyre u shtohen edhe 10.000 shtretër të ofruar përmes platformës Airbnb. Sipas të dhënave të autoritetit të portit vitin e kaluar numri i turistëve në ishull arriti në 750.000, të cilët joshen nga plazhet e shumta të bukura, ndër të cilët dhjetë konsiderohen si më të bukurit. Në këto plazhe janë hapur sipërmarrje, bare, kafene e restorante, që po shtrihen gjithnjë e më shumë në hapësirën e plazhit duke mos lënë asnjë vend të lirë publik.
Në Paros licenca jepet për përdorim biznesi për vetëm 7.500 metra katrorë hapësirë plazhi, por në fakt bizneset kanë zaptuar gjithsej 18.500 metër katror hapësirë. Jo vetëm në Paros, por në mbarë Greqinë hotelet dhe baret zgjerojnë me çadra e shezlonge përtej hapësirës së marrë me qira, sepse autoritet nuk i kontrollojnë ato. Në shumë plazhe njerëzve që nuk duan ose nuk janë në gjendje të paguajnë çmimet e larta për shezlongët u refuzohet hyrja në plazh. Sipas legjislacionit grek plazhet janë publike dhe vetëm në kushte të caktuara nga komuna apo autoritete të tjera territore të caktuara mund të jepen me qira.
Për taktika elektorale ose thjeshtë sepse biznesmenët kanë njohje me politikanët apo kanë lidhje farefisnore, autoritetet bëjnë një sy e një vesh të shurdhër dhe nuk ushtrojnë kontrolle. Rezultati është që fare pak persona përfitojnë financiarisht në kurriz të pjesës dërmuese të qytetarëve.
Një tjetër problem krahas ekonomisë së tarafeve në Greqi është edhe mungesa e kompetencës së autoriteteve. Me fjalë të tjera, një zyrë ia ngarkon përgjegjësinë një zyre tjetër. Megjithatë lëvizja për mbrojtjen e plazheve në Paros e mobilizuar gjatë këtyre dy muajve ka arritur shumë: "Zaptuesit ilegal të plazheve janë nxjerrë para përgjegjësisë", deklaroi së fundi ministri i Ekonomisë dhe Financave Kostis Hatzidakis. Në plazhin e preferuar Santa Maria në verilindje të ishullit Paros ndërkohë janë larguar çadrat e shezlongët nga hapësira publike dhe tre biznesmenë janë arrestuar e akuzuar. Prokuroria do të zbarkojë në ishull për të hetuar rrethanat. Përmes rrjeteve sociale është krijuar një rrjet solidariteti në mbarë vendin.
E . S / SCAN
Sondazh

Rritje e përgjithshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish rritje këtë mëngjes teksa në raport me ditën e djeshme ka fituar pikë teksa është blerë sot me 93.8 lekë dhe është......

‘Sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmetet’ – Qëllimi dhe objektivat që synohen të arrihen!
Bazuar në informacionin e publikuar në Regjistrin Elektronik për Njoftimet dhe Konsultimet Publike është propozuar projektligji “Për sigurimin e detyrueshëm të......

Shqipëria, ndër destinacionet e preferuara - Skift Research: Jemi ndër 10 vendet me rritjen më të lartë të turistëve në botë
Shqipëria është renditur si vendi me rimëkëmbjen më të shpejtë të turizmit pas pandemisë sipas një raporti të “Skift Research” të publikuar këtë vit. Ky raport......

Euro dhe taksat, lehtësohet shërbimi i borxhit - 400 milionë euro kosto në gjashtë muajt e parë të vitit, por në rënie në raport me PBB
Nuk është vetëm borxhi në raport me PBB, që është ulur ndjeshëm për shkak të rritjes së të ardhurave buxhetore dhe kursit të këmbimit, por edhe kostot e......

Monitorimi i koncesionit Thumanë-Kashar - Gati hapja e tenderit, fondi limit do jetë rreth 290 mln lekë
Monitorimi i kontratës së koncesionit për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë – Kashar pritet të kushtojë rreth 290 mln lekë. Ministria e Infrastrukturës dhe......

Varësia e energjisë nga moti - Prioritetet e qeverisë, edhe investime në impiante me lëndë djegëse fosile
Teksa aktualisht vendi ynë prodhon thuajse 100% të energjisë nga burime të rinovueshme, energjia fosile do të jetë në fokus të investimeve në burime të reja......

Banka e Shqipërisë dyfishon blerjen e eurove në treg - Ankandi/ Nga 9 milionë euro, u blenë 18 milionë në kërkim të frenimit të nënçmimit
Siç e kishte paralajmëruar pak ditë më parë, Banka e Shqipërisë nisi menjëherë shtimin e kuotave të blerjes së euros në tregun e brendshëm për të frenuar......

Ministrja Krifca në Vlorë: Taskforca e AKU-së në 1500 inspektime, 3% raste të shkeljes së sigurisë ushqimore
Taskforca për sigurinë ushqimore vijon monitorimin në të gjithë subjektet që ofrojnë produkte ushqimore, për garantimin e sigurisë ushqimore dhe shëndetit të......