Shqipëria Postuar më 7 Gusht 2023, 16:25

‘Sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmetet’ – Qëllimi dhe objektivat që synohen të arrihen!

Nga SCAN TV
‘Sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmetet’ –

Bazuar në informacionin e publikuar në Regjistrin Elektronik për Njoftimet dhe Konsultimet Publike është propozuar projektligji “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet".

Sipas njoftimit qëllimi i këtij ligji është mbulimi humbjeve financiare të pësuara nga i siguruari për shkak të dëmeve të drejtpërdrejta të ndodhura në pasurinë e siguruar, të shkaktuara nga ngjarjet e tërmetit sipas kritereve të përcaktuara me këtë ligj i cili përcakton rregulla dhe norma për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet në Republikën e Shqipërisë.

“Shqipëria është një vend i prirur dhe ekspozuar  ndaj fatkeqësive natyrore. Katër rreziqet kryesore që prekin vendin janë tërmetet, përmbytjet, zjarret në pyje dhe rrëshqitjet e dheut. Raporti i Rrezikut Botëror 2021, i cili llogarit Indeksin e Rrezikut të Fatkeqësive për 181 vende, bazuar në  kapacitetet përballuese,  e rendit Shqipërinë të parën në Europë dhe  në vend të 61,  në rang botëror.

Rreth 17.6 miliardë dollarë të aseteve tregtare, industriale dhe bujqësore të vendit janë në rrezik nga përmbytjet dhe tërmetet. Humbjet e mundshme në Shqipëri nga një fatkeqësi natyrore me një periudhë kthimi 250-vjeçare vlerësohen në 2.08 miliardë euro për tërmetet dhe 1.18 miliardë euro për përmbytjet (Banka Botërore, 2014),” shkruhet në njoftimin e publikuar.

Gjithashtu në njoftim theksohet se për të adresuar ndikimin social dhe fiskal të tërmeteve, me mbështetjen e Bankës Botërore, MFE-së dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare kanë hartuar projektligjin “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet”, duke u mbështetur në  përvojat e suksesshme të vendeve të tjera (p.sh., Turqia, Rumania, Filipinet) ku programe të ngjashme të sigurimit të rrezikut nga fatkeqësitë , mund t'i lejojë një vendi të zvogëlojë ndikimin financiar, fiskal dhe ekonomik të fatkeqësive natyrore dhe se pas përvojës në vende të tjera , mbulimi efektiv i sigurimit pritet të rritet gradualisht në vite,  pas miratimit të ligjit.

Ndër të tjera në njoftim theksohet gjithashtu se efektet Financiare që do të rrjedhin nga zbatimi i projektligjit , do të mbulohen nga buxheti i shtetit.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat