Bujqësia “vuan” nga moti i pazakontë - Gjithnjë e më pak prodhime në tregjet europiane

Moti ekstrem po shkatërron prodhimet bujqësore në Itali. Shoqata e fermerëve Coldiretti thotë se, gjashtë nga 10 dardha janë dëmtuar si pasojë e përmbytjeve, breshrit, temperaturave të larta rekord dhe insekteve. Me rendimentin e dardhës në Itali me 63% në krahasim me vitin e kaluar, oferta e përgjithshme në Europë ka rënë me 13%. Edhe prodhimi i dardhës në Francë ka rënë me 23%.
Gjithashtu, edhe prodhimi i rrushit, shalqinjve, kajsive, domateve dhe patëllxhanëve në Itali ka regjistruar humbje për shkak të klimës. Por fermerët e frutave nuk janë të vetmit të prekur nga tekat e motit.
Prodhimi i grurit dhe qumështit është ulur me 10%, ndërsa prodhimi i rrushit për verë me 14% krahasuar me vitin 2022. Prodhimi i mjaltit ka rënë në një rekord prej 70%, pasi bletët janë shumë "të lodhura" nga nxehtësia për të pjalmuar bimët, thotë shoqata.
Fermerët po përdorin teknologji të tilla si dronët dhe satelitët për të kursyer ujin që të përballojnë ndryshimet klimatike.
Ky ka qenë një vit i vështirë për Italinë. Në maj, Emilia Romagna, një rajon i rëndësishëm i bujqësisë dhe sidomos prodhimit të frutave, u godit nga përmbytjet shkatërruese që morën jetën e 15 personave.
Muajin e kaluar, vendi arriti afër rekordit të tij më të lartë të temperaturës, ndërsa valët e të nxehtit përfshinë Mesdheun dhe shkaktuan zjarre vdekjeprurëse, sidomos në Siçili. Nga ana tjetër, Lombardia, në veri të Italisë, u godit nga breshëri.
Por, kjo situatë nuk është vetëm në Itali. Në fillim të këtij viti, konsumatorët në Mbretërinë e Bashkuar u përballën me raftet e frutave dhe perimeve të boshatisura dhe çmimet e larta pasi moti i pazakontë ndërpreu prodhimin në Spanjë dhe Marok. Rritja e kostove të energjisë dhe burokracia e Brexit kontribuan në këto mungesa.
Në korrik, gati gjysma e Bashkimit Europian u ekspozua ndaj thatësirës, duke nxitur frikën e mëtejshme për prodhimin dhe çmimet e ushqimeve.
Dorian Koça/SCAN

Si moti ekstrem po shkakton kaos në Europën veriore dhe jugore?!
Zjarrfikësit në ishullin e Sardenjës luftuan për të vënë nën kontroll një seri shpërthimesh të hënën. Përpjekjet e ekuipazheve të emergjencës u ndërlikuan nga......

Pse industria po e frenon ekonominë gjermane?!
Kompanitë gjermane kanë ulur prodhimin e tyre befasisht shumë në qershor. Industria, ndërtimi dhe furnizuesit e energjisë bashku prodhuan 1,5 % më pak se një......

Meloni nën presion pasi shkurton sigurimet sociale!
Javën e kaluar, kur korriku po mbyllej, rreth 160.000 njerëz në Itali mësuan se përfitimet e tyre sociale do të shkurtoheshin. Lajmi iu komunikua shumë......

Qytetarët kundër ‘mafies’ së shezlongëve të plazhit – Grekët në protestë kundër privatizimit ilegal!
Kush shkon në plazh në Greqi, e ka të vështirë të gjejë një vend për të vendosur peshqirin dhe çadrën e vet pasi kudo hapësira është zënë me shezlongë e çadra.......

Rritje e përgjithshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish rritje këtë mëngjes teksa në raport me ditën e djeshme ka fituar pikë teksa është blerë sot me 93.8 lekë dhe është......

‘Sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmetet’ – Qëllimi dhe objektivat që synohen të arrihen!
Bazuar në informacionin e publikuar në Regjistrin Elektronik për Njoftimet dhe Konsultimet Publike është propozuar projektligji “Për sigurimin e detyrueshëm të......

Shqipëria, ndër destinacionet e preferuara - Skift Research: Jemi ndër 10 vendet me rritjen më të lartë të turistëve në botë
Shqipëria është renditur si vendi me rimëkëmbjen më të shpejtë të turizmit pas pandemisë sipas një raporti të “Skift Research” të publikuar këtë vit. Ky raport......

Euro dhe taksat, lehtësohet shërbimi i borxhit - 400 milionë euro kosto në gjashtë muajt e parë të vitit, por në rënie në raport me PBB
Nuk është vetëm borxhi në raport me PBB, që është ulur ndjeshëm për shkak të rritjes së të ardhurave buxhetore dhe kursit të këmbimit, por edhe kostot e......