Pse industria po e frenon ekonominë gjermane?!

Kompanitë gjermane kanë ulur prodhimin e tyre befasisht shumë në qershor. Industria, ndërtimi dhe furnizuesit e energjisë bashku prodhuan 1,5 % më pak se një muaj më parë, bëri të ditur të hënën (07.08.2023) Zyra Federale e Statistikave. Ekonomistët e anketuar nga agjencia e lajmeve Reuters kanë pritur një minus prej vetëm 0.5 %. Në maj pati një rënie prej 0.1 %. "Disponimi i keq midis kompanive tregon një letargji të vazhdueshme," tha kryeekonomisti Alexander Krüger nga Hauck Aufhäuser Lampe Privatbank.
Industria ka prodhuar rreth 1,3 % më pak në qershor sesa një muaj më parë. "Pavarësisht rritjes së fundit të kërkesave, perspektiva për aktivitetin industrial mbetet e zymtë, sepse u ndikua shumë nga mungesa e porosive të mëdha”, komentoi Ministria e Ekonomisë zhvillimet e fundit. "Për shkak të pritjeve më të vogla të biznesit dhe eksportit të kompanive, një rimëkëmbje e dukshme nuk është ende në horizont."
Industria e dëmtuar është rikuperuar pak kohët e fundit pas porosive çuditërisht të mëdha - ndër tjera edhe për shkak të porosive të mëdha nga industria e hapësirës ajrore. Në qershor, porositë u rritën me 7,0 % krahasuar me muajin e mëparshëm, që është rritja më e madhe në tre vjetët e fundit. Në maj ka pasur një rritje jashtëzakonisht të lartë me 6.2 %, ndërsa tani rritja është edhe më e madhe.
Megjithatë, treguesit kryesorë si klima e biznesit Ifo, tregojnë se ekonomia gjermane, e cila dikur shënonte rritje për vite të tëra, ende është në rënie. Industria e ndërtimit - e cila po vuan nga normat e larta të interesit dhe rënia e porosive të reja për ndërtim - raportoi një rënie të prodhimit prej 2,8 % në qershor. Nga ana tjetër, furnizuesit e energjisë kanë prodhuar 0,6 % më shumë se një muaj më parë.
Barometri mujor i firmës konsulente Sentix për pritjet ekonomike të agjentëve të aksioneve në Eurozonë ishte pak më i mirë në gusht, pas tre rënieve. Nga ana tjetër, indeksi për Gjermaninë ra për të katërtin muaj radhazi dhe tani është në vlerën më të ulët që nga tetori i vitit 2022. "Ekonomia më e madhe po shndërrohet në njeriun e sëmurë të Eurozonës dhe po bëhet një barrë në rajon”, shpjegoi Sentix. Ekonomia e këtushme duket se ka një frenim të plotë për momentin.
E . S /SCAN
Sondazh

Meloni nën presion pasi shkurton sigurimet sociale!
Javën e kaluar, kur korriku po mbyllej, rreth 160.000 njerëz në Itali mësuan se përfitimet e tyre sociale do të shkurtoheshin. Lajmi iu komunikua shumë......

Qytetarët kundër ‘mafies’ së shezlongëve të plazhit – Grekët në protestë kundër privatizimit ilegal!
Kush shkon në plazh në Greqi, e ka të vështirë të gjejë një vend për të vendosur peshqirin dhe çadrën e vet pasi kudo hapësira është zënë me shezlongë e çadra.......

Rritje e përgjithshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish rritje këtë mëngjes teksa në raport me ditën e djeshme ka fituar pikë teksa është blerë sot me 93.8 lekë dhe është......

‘Sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmetet’ – Qëllimi dhe objektivat që synohen të arrihen!
Bazuar në informacionin e publikuar në Regjistrin Elektronik për Njoftimet dhe Konsultimet Publike është propozuar projektligji “Për sigurimin e detyrueshëm të......

Shqipëria, ndër destinacionet e preferuara - Skift Research: Jemi ndër 10 vendet me rritjen më të lartë të turistëve në botë
Shqipëria është renditur si vendi me rimëkëmbjen më të shpejtë të turizmit pas pandemisë sipas një raporti të “Skift Research” të publikuar këtë vit. Ky raport......

Euro dhe taksat, lehtësohet shërbimi i borxhit - 400 milionë euro kosto në gjashtë muajt e parë të vitit, por në rënie në raport me PBB
Nuk është vetëm borxhi në raport me PBB, që është ulur ndjeshëm për shkak të rritjes së të ardhurave buxhetore dhe kursit të këmbimit, por edhe kostot e......

Monitorimi i koncesionit Thumanë-Kashar - Gati hapja e tenderit, fondi limit do jetë rreth 290 mln lekë
Monitorimi i kontratës së koncesionit për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë – Kashar pritet të kushtojë rreth 290 mln lekë. Ministria e Infrastrukturës dhe......

Varësia e energjisë nga moti - Prioritetet e qeverisë, edhe investime në impiante me lëndë djegëse fosile
Teksa aktualisht vendi ynë prodhon thuajse 100% të energjisë nga burime të rinovueshme, energjia fosile do të jetë në fokus të investimeve në burime të reja......