Bota Postuar më 8 Gusht 2023, 11:50

Prodhimi i një makine në 40 sekonda! - Rekordi i ri botëror vendosur nga Tesla në fabrikën gjigante të Shangait

Nga SCAN TV
Prodhimi i një makine në 40 sekonda! - Rekordi i ri botëror

Fabrika gjigante e Tesla në Shangai mund të prodhojë një Model 3, ose Model Y çdo 40 sekonda. Shpejtësia e jashtëzakonshme e prodhimit tejkalon edhe atë të Fordit, i cili në fillim të vitit 2023 deklaroi se uzina e Dearborn, Michigan mund të prodhojë modelin F-150 çdo 49 sekonda.

Rekordi i prodhimit mund të shpjegohet edhe nga dhjetëra krahë robotikë që punojnë njëkohësisht në çdo stacion, duke përmirësuar kështu efikasitetin. Tesla tha se fabrika e saj në Shangai operoi me kapacitet pothuajse maksimal në tremujorin e parë dhe të dytë të 2023.

Impianti ka një kapacitet vjetor prej një milion automjetesh dhe sipas Tesla ka shitur tashmë gati gjysmë milion makina elektrike të prodhuara në Kinë në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Fabrika është gjithashtu një qendër e dedikuar për eksportet veçanërisht në tregje si Tajlanda dhe Kanadaja.

Tesla thotë se optimizimi i kostos është çelësi i suksesit të saj dhe ka njoftuar një disponueshmëri gjithnjë në rritje të zgjidhjeve të krijuara nga punëtorët e linjës së prodhimit. Kësaj i shtohet edhe thjeshtimi i prodhimit dhe ulja e numrit të komponentëve në një makinë me synimin për të ulur kostot.

Fabrika e Tesla në Shangai ka 16 restorante për punëtorët që të porosisin ushqim duke përdorur një aplikacion. Ndërkohë, në korrik, punëtorët e punësuar në linjën e prodhimit të baterive u pushuan nga puna sepse u zëvendësuan me pajisje të automatizuara. Megjithatë, Tesla u ka ofruar atyre punë në sektorë të tjerë si stampimi, lyerja ose montimi.

Dorian Koça/SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 8 Gusht

Rritje e përgjithshme e valutave kryesore!

Dollari amerikan ka regjistruar sërish rritje këtë mëngjes teksa në raport me ditën e djeshme ka fituar pikë teksa është blerë sot me 93.8 lekë dhe është......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat