Shqipëria Postuar më 27 Tetor 2022, 10:21

Turistët kulmuan këtë vit, por qëndruan më pak/ Rriten me 16.5% krahasuar me vitin 2021, por bie numri i netë qëndrimeve

Nga SCAN TV
Turistët kulmuan këtë vit, por qëndruan më pak/ Rriten

Shifrat e strukturave akomoduese të bëra publike nga “Instituti i Statistikave”, për muajin gusht të këtij viti, tregojnë se numri i vizitorëve ka prekur rekord që nga janari i vitit 2018-të, por numri i netë qëndrimeve paraqitet me rënie. Numri i vizitorëve gjithsej në strukkturat akomoduese gjatë gushtit është 299,831 dhe shënon rritje me 16.5%, krahasuar me gushtin e vitit 2021. Po t’i analizojmë vizitorët sipas tipologjisë së tyre, numri i vizitorëve vendas për muajin gusht ka pësuar rritje me 14 %, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë dhe regjistrohen në rreth 112 mijë. Nga ana tjetër, numri i vizitorëve të huaj llogaritet gjithsej në 187,553 dhe rritja vjetore është 18.1%. Shifrat e analizuara nga “Scan Intel” bëjnë me dije se muaji gusht i vitit 2022 përveç se reflekton rimëkëmbjen totale nga pandemia, tregon gjithashtu se është muaji me numrin më të lartë të vizitorëve në 4 vitet e fundit për të cilët INSTAT disponon të dhëna. Po t’i analizojmë sipas rajoneve numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në rajonin qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 58,3%.

Ndryshe nga numri i vizitorëve, numri i netë qëndrimeve ka pësuar rënie krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, i cili regjistron rekord në këto katër vitet e fundit me numrin më të lartë. Përgjatë muajit gusht të këtij viti janë regjistruar 2.5% më pak netë qëndrime në strukturat akomoduese. Numri i tyre gjithsej për këtë periudhë ka qenë 961,887, nga rreth 986 mijë që ishin në muajin gusht të vitit 2021. Nëse do t'i analizonim sipas tipologjisë numri i netë qëndrimeve nga vizitorët vendas ka rënë me 0.9%, ndërsa numri i netë qëndrimeve nga vizitorët e huaj ka rënë me 3.2%. Ajo që vihet re sipas të dhënave mbi strukturat akomoduese është se gjatë muajit gusht të këtij viti numri i netë qëndrimeve të vizitorëve vendas të cilët janë akomoduar në “Hapësirat për kampingje, për parqe, për çadra ose rulota argëtimi” ka shënuar rritjen më të lartë me 45,2%.

Vizitorët e huaj të cilët kanë zgjedhur si destinacion Shqipërinë për muajin gusht të këtij viti janë kryesisht nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Polonia, Italia si dhe Gjermania.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat