Shqipëria Postuar më 24 Tetor 2022, 12:04

Blerjet online, Shqipëria në fund të Europës/ EUROSTAT: Vetëm 17% e shqiptarëve blenë mallra dhe shërbime online gjatë vitit 2021

Nga SCAN TV
Blerjet online, Shqipëria në fund të Europës/ EUROSTAT:

Të dhënat nga “Agjencia Europiane e Statistikave” të publikuara në formën e një ankete mbi “Aktivitetet në Internet”, tregojnë se Shqipëria ka përqindjen më të ulët ndër vendet e Europës sa i përket përdorimit të internetit për të blerë apo për të shitur mallra dhe shërbime. Shifrat tregojnë se, gjatë vitit 2021, 17% e popullsisë (16 deri në 74 vjeç) kanë blerë mallra dhe shërbime online, gjatë 12 muajve të fundit, ndërkohë që mesatarja e Bashkimit Europian llogaritet në rreth 67%. Pavarësisht renditjes negative, shifrat janë pozitive sa i përket tendencës ndër vite. Krahasuar me vitet e tjera kjo përqindje ka ardhur duke u rritur edhe pse në nivele të vogla. Gjatë vitit 2018 vetëm 5% e popullsisë së Shqipërisë blenë ose porositën mallra ose shërbime nëpërmjet internetit, për të ardhur në rritje gjatë vitit 2019-të me 7% dhe me 14% gjatë vitit 2020. Pra nga viti 2020 deri në vitin 2021 përqindja e personave të cilët kanë blerë mallra dhe shërbime online është rritur me 3 pikë. Në përgjithësi në vendet e Europës ka një tendencë të lartë për të përdorur e-commerce, por përqindja më e lartë regjistrohet në vende si Norvegjia, Hollanda, Danimarka dhe Islanda me 92%, 91% dhe 89% . Ndërkohë, në vend të fundit, përveç Shqipërisë, renditen vende si Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina me 26% dhe 30% përkatësisht.

Ndërkohë "Scan Intel" gjithashtu ka analizuar të dhënat e “Agjencisë Europiane të Statistikave” sa i përket përqindjes së personave të cilët shesin mallra dhe shërbime online. Edhe në këtë renditje përsëri Shqipëria renditet në vend të fundit. Vetëm 1% e popullsisë të cilët kanë akses në internet kanë shitur mallra dhe shërbime online gjatë vitit 2021, ndërkohë që mesatarja e Bashkimit Europian është rreth 19%. Vendet që kryesojnë edhe në këtë renditje janë Norvegjia me 39%, Hollanda me 43% dhe Malta 35%. Në fund të listës gjejmë vende si Qipro dhe Greqia me 2% dhe 3%.

Por sa % e popullsisë e përdor internetin për t’u informuar rreth mallrave dhe shërbimeve? Në Shqipëri rreth 44%! Në të njejtin nivel me Shqipërinë kemi Rumaninë po me 44%, pasuar nga Bullgaria 46%. Ndër vendet e para me përqindjen më të lartë gjejmë vende si Norvegjia, Islanda dhe Hollanda.

Live TV

Të fundit
Analiza 12 Shkurt Dani Rodrik

Bota ka nevojë që Evropa të veprojë shpejt

Dy superfuqitë e botës vështirë se mund të quhen modele frymëzuese për ata që kujdesen për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe drejtësinë sociale.......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Analiza 12 Shkurt Dani Rodrik

Bota ka nevojë që Evropa të veprojë shpejt

Dy superfuqitë e botës vështirë se mund të quhen modele frymëzuese për ata që kujdesen për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe drejtësinë sociale.......