“Fabula” e buxhetit 2023/ Qeveria me kursim, qytetarët dhe biznesi me harxhim, të ardhurat rriten dyfishin e shpenzimeve
“Scan Intel” ka analizuar disa nga indikatorët kryesorë të projekt-buxhetit të vitit të ardhshëm, për të kuptuar tendencën e kanalizimit të të ardhurave dhe shpenzimeve të qeverisë, nëpërmjet ligjit më të rëndësishëm të shtetit, siç është buxheti.
Shifrat tregojnë se të ardhurat në total, do të rriten me 9.5% krahasuar me planifikimin e buxhetit të vitit aktual, atë të rishikuar në korrik të këtij viti. Nga 576.8 miliardë lekë të ardhura të planifikuara për t`u mbledhur në buxhetin e vitit aktual, vitin e ardhshëm, qeveria parashikon të mbledhë plot 631.7 miliardë lekë.
Sa i përket vetëm të ardhurave tatimore nga buxheti i shtetit, duke përjashtuar pushtetin vendor, pra ato që mblidhen në arkën e shtetit nëpërmjet taksave dhe tarifave të organeve qendrore, pritet të rriten me plot 9.2%, nga 395 miliardë lekë këtë vit, në 431.2 miliardë lekë vitin e ardhshëm. Pra, qeveria shqiptare planifikon të mbledhë rreth 36 miliardë lekë më shumë nga qytetarët dhe bizneset vitin e ardhshëm, krahasuar me këtë vit, çka përkthehet në rreth 300 milionë euro më shumë. Rritja e mëtejshme e të ardhurave tatimore në arkën e shtetit parashikohet edhe pse ky vit ka sjellë një tejkalim të ndjeshëm të pritshmërive dhe të vitit paraardhës. Kujtojmë se në vitin 2021 të ardhurat tatimore në buxhetin e shtetit planifikoheshin pranë rreth 320 miliardë lekëve, çka do të thotë se në harkun e vetëm dy viteve rezultojnë në parashikim rreth 110 miliardë lekë më shumë nga tatimet, ose thuajse 1 miliard euro më shumë në dy vite, rreth 940 milionë euro saktësisht.
Nga krahu tjetër i tabelës ndërkohë kemi shpenzimet, pra paratë që qeveria kthen mbrapsht për qytetarët. Ndërkohë, që të ardhurat parashikohet të rriten mbi 9%, shpenzimet planifikohet të rriten me vetëm 4%, duke ngushtuar ndjeshëm edhe defiçitin buxhetor për vitin e ardhshëm, nga 83.8 miliardë lekë, në 55.5 miliardë lekë.
Në terma makro, buxheti i vitit të ardhshëm duket të jetë një buxhet kursimi për qeverinë, por jo për qytetarët dhe biznesin, të cilët do i japin më shumë arkës së shtetit, për të marrë mbrapsht "më pak".
Sondazh
Rriten azilantët shqiptarë/ Mbi 7 mijë aplikime në shtatë muaj, Shqipëria kryeson rajonin
Numri i shqiptarëve azilantë që trokasin nëpër dyert e Europës rezulton me rritje edhe përgjatë muajit korrik të këtij viti. Kështu, të dhënat nga “Agjencia......
Inflacioni sipas Instat, me “metrin” e Eurostat/ Vazhdojnë pikëpyetjet, qiratë e shtëpive rezultojnë vetëm 2% më të larta se vjet
Indeksi i Harmonizuiar i Çmimeve të Konsumit, që mat inflacionin sipas metodës së Eurostat, gjatë shtatorit fiksohet pranë 7.9%, raporton Instituti i......
Pronat në bregdet po “përpihen”/ Këtë vit po shiten gati 2 herë më shpejt se mesatarja kombëtare
“Scan Intel” ka analizuar vrojtimet e “Tregut të pasurive të paluajtshme në Shqipëri”, për të kuptuar se sa është kohëzgjatja e shitjes së një prone në vendin......
Euro “rrëzon” eksportet shqiptare?! Bien me 28% në shtator. Rënie e ndjeshme për materialet e ndërtimit, lëndët djegëse
Shifrat më të fundit zyrtare mbi tregtinë e jashtme për shtatorin shpalosin një situatë të ngjashme me atë të muajve paraardhës. Në total, import/eksport janë......
Sa na vlen puna, sipas profesioneve? Për 1 kg mish, në bujqësi dhe ndërtim duhen thuajse 5 orë punë, në financë më pak se 2 orë
“Scan Intel” vijon me analizën mbi vlerën që ka puna në ditët e sotme përkthyer në disa prej mallrave dhe shërbimeve më me peshë, këtë herë duke marrë parasysh......
Shqipëria me rritjen e 5-të më të lartë të naftës në botë/ Rritje me 9.5%, ndërkohë që në glob u rrit me 0.9% për të njëjtën periudhë kohore
Luhatjet e çmimit të karburantit në vendin tonë gjatë këtij viti, sidomos gjatë muajve të fundit kanë ngritur jo pak herë pikëpyetje. Këto luhatje janë......
Indeksi i urisë, Shqipëria "në vend numëro"/ Asnjë ndryshim në pikëzim, renditemi të fundit në rajon
Indeksi Global i Urisë (GHI) për vitin 2022 e rendit Shqipërinë në vend të 27-të mes 121 vendeve të marra në analizë, ndërkohë që vlerësohet me 6.2 pikë. Gjatë......
Cilat biznese po “vuajnë” për punonjës? Në biznesin e vogël, 8 në 10 vende pune nuk mbushen. Në administratë dhe organizata mbushen mbi 80% e pozicioneve
Padiskutim që një prej problematikeve më të mëdha të biznesit gjatë viteve të fundit, që vijon edhe thellohet dita-ditës është mungesa e forcës së punës.......