Indeksi i urisë, Shqipëria "në vend numëro"/ Asnjë ndryshim në pikëzim, renditemi të fundit në rajon
Indeksi Global i Urisë (GHI) për vitin 2022 e rendit Shqipërinë në vend të 27-të mes 121 vendeve të marra në analizë, ndërkohë që vlerësohet me 6.2 pikë. Gjatë vitit 2021, Shqipëria renditej në vend të 25-të dhe vlerësohej po ashtu me 6.2 pikë, çka do të thotë se rënia e Shqipërisë në këtë renditje vjen si rezultat i përmirësimit të shteteve të tjera, ndërkohë që ne mbetemi në vend numëro. Indeksi Global i Urisë është një mjet për gjithëpërfshirës i cili ndjek dhe mat urinë në nivel global, rajonal dhe kombëtar. Ky raport merr në analizë vetëm vendet në zhvillim dhe mat urinë bazuar në vlerat e katër përbërësve tregues që janë shkalla e vdekshmërisë nën pesë vjeç, prevalenca e humbjes së fëmijës, pëhapja e fëmijëve të pazhvilluar, dhe përqindja e të pangopurve.
Nëse do ta krahasonim Shqipërinë me vendet e rajonit, të dhënat e “Indeksit Global të Urisë” për vitin 2022 tregojnë se kemi pozicionimin më negativ. Bosnje Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia bëjnë pjesë në 17 vendet e para me nivel të ulët të urisë, duke vlerësuar me më pak se 5 pikë. Ndërkohë, nga ana tjetër, raporti rendit vendet të cilat vuajnë nga një situatë ekstremisht alarmante sa i përket nivelit të urisë. Vende si Siria, Sudani, Somalia, Burundi janë vendet e fundit në renditje të cilat kanë nivelin më të lartë të urisë.
Mes të tjerash raporti thekson se "Indeksi Global i Urisë" në edicionin e këtij viti na vendos përpara një realiteti të zymtë. Ndryshimet e klimës, pandemia e COVID-19 dhe së fundmi kriza e çmimeve kanë lënë tashmë miliona njerëz të ekspozuar në pritje të krizave të mëtejshme. Së fundmi lufta në Ukrainë dhe efektet e saj në furnizimet si edhe çmimet globale për ushqimin, energjinë dhe karburantet po e kthen krizën në një katastrofë. Raporti global mes rrjeshtash tregon se progresi në trajtimin e urisë është ndalur dhe goditjet do të vazhdojnë duke vënë miliona njerëz në rrezik nga uria. Raportet e kaluara dhe aktuali i vitit 2022 thekson se këto dobësi të vazhdueshme kanë nevojë për ndërmarrjen e veprimeve që mund të adresojnë nevojat imediate.
Indeksi Global i Urisë, 2022
Indeksi Global i Urisë, indikatorët
Indeksi Global i Urisë, 2022
Për raportin e plotë klikoni këtu
Sondazh

Cilat biznese po “vuajnë” për punonjës? Në biznesin e vogël, 8 në 10 vende pune nuk mbushen. Në administratë dhe organizata mbushen mbi 80% e pozicioneve
Padiskutim që një prej problematikeve më të mëdha të biznesit gjatë viteve të fundit, që vijon edhe thellohet dita-ditës është mungesa e forcës së punës.......

Rritet me 9.4% numri i mjeteve rrugore në Shqipëri/ "Benzi" kryeson listën si më e preferuara, "Toyota" me rritjen më të lartë gjatë vitit 2021
Përgjatë vitit 2021 është rritur me 9.4% numri i mjeteve rrugore me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht duke arritur në 740,669 mjete, nga 676,811......

Ku punojnë të huajt në Shqipëri? Gjysma në ndërtim, ndjek arsimi dhe tregtia. Bujqësia, pa interes
Gjatë viteve të fundit janë vënë re jo pak të huaj të cilët janë punësuar në vendin tonë, dhe madje ka pasur edhe thirrje të herëpashershme nga vetë qeveria......

Lufta ndaj pabarazisë, jemi në fund të Europës/ Raporti i "Oxfam", dobët me taksimin, të fundit për shërbimet publike
Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Europë sa i përket luftës ndaj pabarazisë ekonomike dhe sociale, thuhet në indeksin e vitit 2022 të angazhimit për......

FMN zhvlerëson ekonominë shqiptare/ Vitin e ardhshëm, vendi me rritjen më të ulët në rajon. Ky vit u mbështet nga turizmi dhe real estate
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rifreskuar parashikimin për ecurinë e ekonomisë globale, për këtë vit dhe vitet në vijim. Për Shqipërinë projeksionet janë......

Sa na vlen puna sot? 1 orë punë për të blerë 10 kokrra vezë. 2 orë punë për vetëm 4 produkte të shportës
Disa kohë më parë “Scan Intel” përllogariste se sa na vlen puna, përkthyer në mallra dhe shërbime. Do t`i rikthehemi të njëjtës analizë, duke qenë se po......

Inflacioni ngjitet në 8.1%/ Niveli më i lartë në 24 vite. Ushqimet dhe transporti udhëheqin shtrenjtimin, por mister me karburantet
Niveli i inflacionit në vendin tonë gjatë shtatorit është ngjitur pranë 8.1%, duke tejkaluar edhe rekordin e regjistruar gjatë gushtit prej 8%, tregojnë......

Kreditë me probleme prekin rekord të ri/ Norma zbret në 5.2%, niveli më i ulët prej nëntorit të vitit 2008
Norma e kredive me probleme ka zbritur pranë një rekordi të ri historik gjatë gushtit, tregojnë shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Të dhënat......