Rritet me 9.4% numri i mjeteve rrugore në Shqipëri/ "Benzi" kryeson listën si më e preferuara, "Toyota" me rritjen më të lartë gjatë vitit 2021

Përgjatë vitit 2021 është rritur me 9.4% numri i mjeteve rrugore me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht duke arritur në 740,669 mjete, nga 676,811 që ishin në vitin 2020. Të dhënat nga "Instituti i Statistikave" rreth karakteristikave të mjeteve rrugore tregojnë se përqindjen më të madhe ndaj totalit e zënë autoveturat me 80.1%, pasuar nga automjetet për transport të përzier me 6.7% dhe motorët me 5.1%. Shifrat për vitin 2021 flasin për 212 mjete rrugore për 1,000 banorë, ndërkohë që krahasuar me vitin 2020 që regjistroheshin 190 mjete për 1,000 banorë, ky tregues është rritur me 11%.
Të dhënat e vitit 2021 tregojnë se numri më i lartë i autoveturave që qarkullojnë në vendin tonë përdorin lëndë djegëse “Naftë” duke zënë 73,6% nga 73,5% që ishte ky tregues në vitin 2020, pasuar nga autoveturat që përdorin lëndë djegëse “Benzinë” me 17,3% ndaj numrit gjithsej të autoveturave nga 18,2% në 2020-ën. Nëse do të flisnim për rritjen në përqindje autoveturat të cilat përdorin lëndë djegëse “Naftë” janë rritur me 10.1% krahasuar me vitin 2020, ndërsa ato të cilat përdorin “Benzinë” janë rritur me 4.1%. Nga shifrat vihet re se rritjen më të madhe vjetore e regjistrojnë mjetet elektrike apo hibride, por numri i tyre përsëri mbetet shumë i ulët me vetëm 624 mjete elektrike dhe rreth 450 makina hibride.
Por, cili qark ka numrin më të lartë të mjeteve rrugore? Të dhënat tregojnë se kryeqyteti ka numrin më të lartë të mjeteve rrugore të regjistruara për vitin 2021. Tirana regjistron 259,089 mjete, ndjekur nga qarku i Durrësit, me 98,020 mjete. Në vend të tretë me numrin më të lartë të mjeteve rrugore, për vitin 2021 renditet qarku i Fierit, me 68,984 të tilla. Qarku i cili regjistron dhe numrin më të ulët të mjeteve rrugore të regjistruara për vitin 2021 është ai i Gjirokastrës, Kukësit, dhe Dibrës me 16,760 mjete, 16,898 mjete dhe 20,093 mjete përkatësisht.
Po të flasim për mjetet rrugore sipas kambios, autoveturat me kambio “manuale” zënë pjesën më të madhe ose e thënë në përqindje rreth 62.6 % të autoveturave gjithsej që rezultojnë me status “aktiv” ose “të çrregjistruara përkohësisht” deri në vitin 2021. Në shifra absolute përgjatë kësaj periudhe regjistrohet 371,643 mjete me kambio manuale. Megjithatë, ajo që vihet re nga shifrat është se pesha ndaj totalit e mjeteve me kambio manuale ka rënë krahasuar me vitin 2020, e cila regjistrohej në 64.9%.
Në vitin 2021, grupi i autoveturave më vit prodhimi 2000-2010, zë pjesën më të madhe të tyre. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 393,477 mjete, ndërkohë që makinat me vit prodhimi 2011-2021 janë gjithsej 62,553. Rritjen më të madhe krahasuar me vitin 2020 e kanë regjisturar mjetet me vit prodhimi 2011-2021, me 32.7%.
Sa i përket markave, ndër markat kryesore të autoveturave që qarkullojnë në vend, dominojnë marka “Mercedez Benz”, e ndjekur nga “Volkswagen”. Në Shqipëri, gjatë vitit 2021, janë regjistruar gjithsej 107,913 autovetura të tipit “Mercedez Benz”, duke u rritur me 9.9% dhe 103,905 autovetura të tipit “Volkswagen” duke u rritur me 13.3%. Marka e tretë më e përdorur në Shqipëri gjatë vitit 2021 është “Daimler Chrysler”, pasuar nga “Ford” dhe “Opel”. Nga ana tjetër, marka më pak e përdorur sipas të dhënave është “Renault” me 16,347 autovetura. Një rritje e madhe vihet re në numrin e autoveturave të tipit “Toyota”, me 20.9%, nga 21,646 përgjatë vitit 2020 në 26,160 të tilla në vitin 2021.
Sondazh

Ku punojnë të huajt në Shqipëri? Gjysma në ndërtim, ndjek arsimi dhe tregtia. Bujqësia, pa interes
Gjatë viteve të fundit janë vënë re jo pak të huaj të cilët janë punësuar në vendin tonë, dhe madje ka pasur edhe thirrje të herëpashershme nga vetë qeveria......

Lufta ndaj pabarazisë, jemi në fund të Europës/ Raporti i "Oxfam", dobët me taksimin, të fundit për shërbimet publike
Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Europë sa i përket luftës ndaj pabarazisë ekonomike dhe sociale, thuhet në indeksin e vitit 2022 të angazhimit për......

FMN zhvlerëson ekonominë shqiptare/ Vitin e ardhshëm, vendi me rritjen më të ulët në rajon. Ky vit u mbështet nga turizmi dhe real estate
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rifreskuar parashikimin për ecurinë e ekonomisë globale, për këtë vit dhe vitet në vijim. Për Shqipërinë projeksionet janë......

Sa na vlen puna sot? 1 orë punë për të blerë 10 kokrra vezë. 2 orë punë për vetëm 4 produkte të shportës
Disa kohë më parë “Scan Intel” përllogariste se sa na vlen puna, përkthyer në mallra dhe shërbime. Do t`i rikthehemi të njëjtës analizë, duke qenë se po......

Inflacioni ngjitet në 8.1%/ Niveli më i lartë në 24 vite. Ushqimet dhe transporti udhëheqin shtrenjtimin, por mister me karburantet
Niveli i inflacionit në vendin tonë gjatë shtatorit është ngjitur pranë 8.1%, duke tejkaluar edhe rekordin e regjistruar gjatë gushtit prej 8%, tregojnë......

Kreditë me probleme prekin rekord të ri/ Norma zbret në 5.2%, niveli më i ulët prej nëntorit të vitit 2008
Norma e kredive me probleme ka zbritur pranë një rekordi të ri historik gjatë gushtit, tregojnë shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Të dhënat......

Ministritë, më shembulloret dhe më pak shembulloret/ "Financa" dhe "Turizmi" kanë mungesë transparence, "Kultura" gati 1 vit pa lajm
Parimi i transparencës është një ndër parimet bazë sa i përket veprimtarisë së administratës publike dhe institucioneve të saj. Të qenit i hapur dhe......

Nga erdhën turistët këtë vit? Nga Kosova, M.Veriut dhe Italia, thuajse 60%. Shifrat nxjerrin se mbi 500 mijë janë “anonim”
Pandemia në mënyrë të pashmangshme, të paktën për dy vite, ka pasur ndikim thelbësor në shumë sektorë, dhe veçanërisht te ai i turizmit. Ky vit ndërkohë ka......