Sa na vlen puna sot? 1 orë punë për të blerë 10 kokrra vezë. 2 orë punë për vetëm 4 produkte të shportës

Disa kohë më parë “Scan Intel” përllogariste se sa na vlen puna, përkthyer në mallra dhe shërbime. Do t`i rikthehemi të njëjtës analizë, duke qenë se po jetojmë një periudhë me presione inflacioniste tepër të larta, dhe do të fokusohemi më shumë te produktet e shportës. Bazuar në shifrat më të fundit zyrtare, paga mesatare bruto në vend fiksohet në 60,666 lekë, e cila përkthehet në 49,885 lekë neto në muaj. Kaq është paga mesatare në vendin tonë, neto, pra duke i hequr kontributet dhe taksat. Bazuar në kohëzgjatjen e punës sipas ligjit në muaj, kjo pagë përkthehet në 286 lekë në orë, apo 4.76 lekë në minutë.
Por sa vlen puna jonë në realitet? Për të blerë një bukë masive, duhen plot 21 minuta punë. Në analizën tonë të kaluar, të më shumë se një viti më parë duheshin 19 minuta. Pra, na duhet të lodhemi më shumë për të blerë bukën. Për të blerë një shishe ujë prej 2 litrash na duhen rreth 10 minuta punë, ndërsa për të blerë vetëm 1 kokërr vezë, 5.7 minuta. Për të arritur të blejmë një pako vezë me 10 kokrra na duhet thuajse 1 orë punë. Një shishe qumësht i ambalazhuar 1 litër na kushton sot rreth 39 minuta punë, ndërsa 1 litër kos rreth 38 minuta punë. Një kile miell na kushton 17 minuta punë dhe një kile sheqer, 24 minuta.
Po 1 kg mish viçi? Plot 231 minuta, pra thuajse 4 orë punë. Krasuar me fillimin e vitit 2021, na duhet të punojmë thuajse 1 orë më shumë për të blerë 1 kg mish. Për të blerë 1 kilogram djath ndërkohë, na duhen rreth 190 minuta puna, pra diçka më shumë se 3 orë. I njëjti “mund” na duhet nëse duam të blejmë 1 kg peshk rezervati. Vaji i lulediellit na kushton mbi 1 orë punë, ose rreth 77 minuta. Në rast se do të na duhej të blinim ushqim të shpejtë, si një byrek të thjeshtë furre, na duhen pak më shumë se 8 minuta punë, ndërsa për të blerë një sufllaqe, që është një prej ushqimeve të shpejta më të përhapura në Shqipëri, na duhen plot 46 minuta punë.
Një abonim mujor palestre nga ana tjetër do na kushtonte rreth 735 minuta, ose mbi 12 orë punë. Pra, për të mund të frekuentuar një palestër, një shqiptar mesatar do të duhet ta paguajë atë me 1 ditë e gjysëm pune.
Pra, për të paguar vetëm produktet më bazike të shportës, si 1 bukë, 1 shishe qumësht, 1 shishe kos dhe dy kokrra vezë, një shqiptar sot duhet të punojë plot 2 orë në ditë.
Sondazh

Inflacioni ngjitet në 8.1%/ Niveli më i lartë në 24 vite. Ushqimet dhe transporti udhëheqin shtrenjtimin, por mister me karburantet
Niveli i inflacionit në vendin tonë gjatë shtatorit është ngjitur pranë 8.1%, duke tejkaluar edhe rekordin e regjistruar gjatë gushtit prej 8%, tregojnë......

Kreditë me probleme prekin rekord të ri/ Norma zbret në 5.2%, niveli më i ulët prej nëntorit të vitit 2008
Norma e kredive me probleme ka zbritur pranë një rekordi të ri historik gjatë gushtit, tregojnë shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Të dhënat......

Ministritë, më shembulloret dhe më pak shembulloret/ "Financa" dhe "Turizmi" kanë mungesë transparence, "Kultura" gati 1 vit pa lajm
Parimi i transparencës është një ndër parimet bazë sa i përket veprimtarisë së administratës publike dhe institucioneve të saj. Të qenit i hapur dhe......

Nga erdhën turistët këtë vit? Nga Kosova, M.Veriut dhe Italia, thuajse 60%. Shifrat nxjerrin se mbi 500 mijë janë “anonim”
Pandemia në mënyrë të pashmangshme, të paktën për dy vite, ka pasur ndikim thelbësor në shumë sektorë, dhe veçanërisht te ai i turizmit. Ky vit ndërkohë ka......

Familjet me arsim të lartë mbeten në "vend"/ Rrisin konsumin mujor me vetëm 4% në 14 vite, ato me arsim 8/9 vjeçar i kanë rritur me 24.1%
Shkollimi është një element shumë thelbësor i cili pasqyrohet në mirëqenien e një individi. Këtë e reflektojnë edhe shifrat nga “Instituti i Statistikave” mbi......

Në Shqipëri të kesh fëmijë po kthehet në luks/ 37% më shumë shpenzime mujore për familjet me një fëmijë, “kushton” mbi 200 euro në muaj
Anketa e Buxhetit të Familjes, një publikim i përvitshëm i Institutit të Statistikave në vendin tonë jep një panoramë të përafërt të buxhetit dhe shpenzimeve......

Shqiptarët, të parët në Europë për deportime/ 2840 të kthyer në vetëm tre muaj, më shumë se gjysma nga Greqia dhe Franca
Të dhënat nga “Agjencia Europiane e Statistikave” sinjalizojnë se Shqipëria mban vendin e parë sa i përket shtetasve të vendeve të treta që janë larguar nga......

Shpenzimet e familjeve rriten me vetëm 1,073 lekë/ INSTAT: Ushqimet zënë peshën më të madhe, arsimi dhe argëtimi në fund
Një familje shqiptare e përbërë mesatarisht nga 3.7 persona, ka shpenzuar gjatë vitit 2021 një shifër mesatare prej 84,548 lekë në muaj, ndërsa të gjitha......