Kreditë me probleme prekin rekord të ri/ Norma zbret në 5.2%, niveli më i ulët prej nëntorit të vitit 2008

Norma e kredive me probleme ka zbritur pranë një rekordi të ri historik gjatë gushtit, tregojnë shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Të dhënat sinjalizojnë kështu se, gjatë gushtit, norma e kredive me probleme ka zbritur pranë 5.2%, duke thyer edhe rekordin e mëparshëm, të regjistruar në muajin mars të këtij viti, prej 5.24%. Niveli i gushtit duket se “shënjestron” edhe më shumë rekordin e prekur në nëntor të vitit 2008, prej 5%. Kujtojmë se me krizën financiare globale të viteve 2008-2009, norma e kredive me probleme në vendin tonë nisi një trajektore në rritje progresive, për të kulmuar pranë 25% në vitin 2015. Prej asaj kohe ndërkohë ka vijuar me një rënie graduale, e cila u theksua edhe më shumë me pandeminë, përkundrejt të gjitha pritshmërive dhe parashikimeve. Madje, vetë Banka e Shqipërisë priste një rritje të ndjeshme të këtij treguesi, edhe pranë normës së 15%, ndërkohë që ndodhi krejt e kundërta.
Madje, treguesi vijoi rënien edhe këtë vit, edhe pse me ritme më të moderuara, pavarësisht krizës së çmimeve që ka goditur të dyja segmentet, si individët ashtu edhe biznesin. Por, shifrat po tregojhnë se aftësia paguese nuk është cënuar.
Gushti është muaji i tretë me radhë në rënie për normën e kredive me probleme, pas dy muajsh në rritje të lehtë, gjatë prillit dhe majit. Gjatë pandemisë u regjistruan 14 muaj me radhë në rënie për treguesin. Në janar të vitit 2020, pra dy muaj përpara se të fillonte pandemia, norma e kredive me probleme fiksohej pranë 8.3%. Ndërkohë gjatë muajit paraardhës, në korrik të këtij viti, kjo normë raportohej në 5.27%, çka sinjalizon një rënie me 0.07 pikë përqindje.
Norma e kredive me probleme është një prej treguesve më të rëndësishëm të shëndetit financiar bankar, por edhe një sinjal i mirë për ekonominë në tërësi, në mënyrë të drejtpërdrejtë, pasi tregon aftësi të mirë paguese, por edhe indirekt, pasi tregon se sektori bankar do të vijojë të mbështesë sektorët e ndryshëm të ekonomisë, përfshirë familjarët, me financim. Kujtojmë se sektori bankar është vlerësuar nga brenda vendit, por edhe nga shumë organizma ndërkombëtarë me peshë si një prej shtyllave kryesore të rimëkëmbjes së ekonomisë shqiptare, veçanërisht me pandeminë, por edhe tanimë me krizën e çmimeve.
Sondazh

Ministritë, më shembulloret dhe më pak shembulloret/ "Financa" dhe "Turizmi" kanë mungesë transparence, "Kultura" gati 1 vit pa lajm
Parimi i transparencës është një ndër parimet bazë sa i përket veprimtarisë së administratës publike dhe institucioneve të saj. Të qenit i hapur dhe......

Nga erdhën turistët këtë vit? Nga Kosova, M.Veriut dhe Italia, thuajse 60%. Shifrat nxjerrin se mbi 500 mijë janë “anonim”
Pandemia në mënyrë të pashmangshme, të paktën për dy vite, ka pasur ndikim thelbësor në shumë sektorë, dhe veçanërisht te ai i turizmit. Ky vit ndërkohë ka......

Familjet me arsim të lartë mbeten në "vend"/ Rrisin konsumin mujor me vetëm 4% në 14 vite, ato me arsim 8/9 vjeçar i kanë rritur me 24.1%
Shkollimi është një element shumë thelbësor i cili pasqyrohet në mirëqenien e një individi. Këtë e reflektojnë edhe shifrat nga “Instituti i Statistikave” mbi......

Në Shqipëri të kesh fëmijë po kthehet në luks/ 37% më shumë shpenzime mujore për familjet me një fëmijë, “kushton” mbi 200 euro në muaj
Anketa e Buxhetit të Familjes, një publikim i përvitshëm i Institutit të Statistikave në vendin tonë jep një panoramë të përafërt të buxhetit dhe shpenzimeve......

Shqiptarët, të parët në Europë për deportime/ 2840 të kthyer në vetëm tre muaj, më shumë se gjysma nga Greqia dhe Franca
Të dhënat nga “Agjencia Europiane e Statistikave” sinjalizojnë se Shqipëria mban vendin e parë sa i përket shtetasve të vendeve të treta që janë larguar nga......

Shpenzimet e familjeve rriten me vetëm 1,073 lekë/ INSTAT: Ushqimet zënë peshën më të madhe, arsimi dhe argëtimi në fund
Një familje shqiptare e përbërë mesatarisht nga 3.7 persona, ka shpenzuar gjatë vitit 2021 një shifër mesatare prej 84,548 lekë në muaj, ndërsa të gjitha......

Shqipëri vs Kosovë, përballja e shifrave/ Krahasimi ekonomik dhe social mes dy shteteve, ku "jetohet më mirë"?
Viti 2008-të nuk solli për Kosovën vetëm pavarësinë, por bashkë me të tashmë do të vinin edhe një sërë ndryshimesh si në dimensionit politik dhe ndërkombëtar......

Shqiptarët janë pasuruar, por nga pronat/ Raporti i “Credit Suisse”: 9.5 mld dollarë shtesë në një vit, 85% e pasurisë së një shqiptari është në prona
“Credit Suisse” ashtu si çdo vit ka përditësuar shifrat e pasurisë nëpër botë, sipas shteteve. Nga të dhënat e detajuara për Shqipërinë, të analizuara nga......