Në Shqipëri të kesh fëmijë po kthehet në luks/ 37% më shumë shpenzime mujore për familjet me një fëmijë, “kushton” mbi 200 euro në muaj

Anketa e Buxhetit të Familjes, një publikim i përvitshëm i Institutit të Statistikave në vendin tonë jep një panoramë të përafërt të buxhetit dhe shpenzimeve të familjeve shqiptare. “Scan Intel” është ndalur te shpenzimet e familjeve sipas tipologjisë së tyre, dhe veçanërisht te ndryshimi i shpenzimeve mes familjeve me fëmijë dhe atyre pa fëmijë, për të kuptuar pak a shumë se sa “kushton” një fëmijë.
Kështu, analiza e shifrave tregon se shpenzimet mujore të një familje me dy të rritur pa fëmijë fiksohen pranë 63,557 lekëve, ndërsa ato të një familje me dy të rritur me një fëmijë në varësi, pranë 87,438 lekëve. Pra, diferenca fiksohet në 23,881 lekë. Kjo është pak a shumë kosto e një fëmije në familje. Mbetemi në territor të përafërt në këto shifra, pasi të dhënat i referohen një anketimi të Institutit të Statistikave. Nga ana tjetër, tipologjia e një familje me dy të rritur pa fëmijë në varësi jo domosdoshmërisht i referohet dy të rriturve në moshë pune, por mund të jenë edhe dy të rritur në moshë pensioni, çka rrjedhimisht, bazuar edhe në anketa të tjera dhe në përceptim na bën të mendojmë se kanë të ardhura më të ulta dhe shpenzojnë më pak. Pra, shifra prej rreth 24 mijë lekësh shtesë në muaj mes familjeve me fëmijë dhe atyre pa fëmijë tregon një realitet të përafërt dhe jo plotësisht të saktë. 23,881 lekë shpenzim shtesë për ato familje me fëmijë përkthehen në rreth 203 euro në muaj. Ky shpenzim është ekzaktësisht sa gjysma e pagës mesatare neto në vendin tonë, çka tregon se, të pasurit një fëmijë kërkon një gjysëm rroge shtesë në familje, dhe të pasurit dy fëmijë kërkon një rrogë shtesë në muaj. Në vit, shifra ngjitet në 2436 euro.
Ndër të tjera, të dhënat e analizuara dhe përpunuara nga “Scan Intel” tregojnë se, kjo shifër, pra diferenca në shpenzime mes familjeve pa fëmijë dhe atyre me një fëmijë, gjatë vitit 2021 është më e larta e regjistruar ndonjëherë. Në vitin 2020 shifra fiksohej në 22,305 lekë, në 2019-tën pranë 22,158 lekëve, në 2018-tën pranë 17,188 lekëve, e në 2017-tën pranë 13,888 lekëve. Pra, në vetëm 5 vite, shpenzimet e familjeve me fëmijë janë rritur 17.8%, ndërkohë që ato të familjeve pa fëmijë janë rritur gjatë së njëjtës periudhë kohore me vetëm 5.35%.
Të pasurit një fëmijë në varësi rrit shpenzimet mujore, sipas INSTAT me plot 37%, ndërkohë që 5 vite më parë, kjo nomë fiksohej në 23%.
Siç e ilustrojnë edhe shifrat, diferencat janë të ndjeshme, dhe tendenca ndër vite tregon se në Shqipëri, të pasurit një fëmijë po kthehet gjithmonë e më shumë në luks. Një fëmijë sot i kushton familjeve shqiptare një gjysëm rroge në muaj, ose diçka më shumë se 200 euro.
Lindshmëria dhe indeksi i fertilitetit në Shqipëri kanë prekur nivele dramatike gjatë viteve të fundit, dhe përtej faktorëve demografikë, duket se një ndikim të madh kanë edhe faktorët ekonomik.
Sondazh

Shqiptarët, të parët në Europë për deportime/ 2840 të kthyer në vetëm tre muaj, më shumë se gjysma nga Greqia dhe Franca
Të dhënat nga “Agjencia Europiane e Statistikave” sinjalizojnë se Shqipëria mban vendin e parë sa i përket shtetasve të vendeve të treta që janë larguar nga......

Shpenzimet e familjeve rriten me vetëm 1,073 lekë/ INSTAT: Ushqimet zënë peshën më të madhe, arsimi dhe argëtimi në fund
Një familje shqiptare e përbërë mesatarisht nga 3.7 persona, ka shpenzuar gjatë vitit 2021 një shifër mesatare prej 84,548 lekë në muaj, ndërsa të gjitha......

Shqipëri vs Kosovë, përballja e shifrave/ Krahasimi ekonomik dhe social mes dy shteteve, ku "jetohet më mirë"?
Viti 2008-të nuk solli për Kosovën vetëm pavarësinë, por bashkë me të tashmë do të vinin edhe një sërë ndryshimesh si në dimensionit politik dhe ndërkombëtar......

Shqiptarët janë pasuruar, por nga pronat/ Raporti i “Credit Suisse”: 9.5 mld dollarë shtesë në një vit, 85% e pasurisë së një shqiptari është në prona
“Credit Suisse” ashtu si çdo vit ka përditësuar shifrat e pasurisë nëpër botë, sipas shteteve. Nga të dhënat e detajuara për Shqipërinë, të analizuara nga......

Inovacioni, Shqipëria e 84-ta në botë/ Raporti i “WIPO”: Ruajmë të njëjtin pozicion, por përkeqësohemi në pikëzim
Indeksi Global i Inovacionit për vitin 2022 i publikuar nga “Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale” e pozicionon Shqipërinë në vend të 84 mes 132......

Analiza e tregut të sigurisë private/ Qarkullon thuajse 80 milionë euro në vit. 85% e tregut kontrollohet nga 10 kompani. Lista e të "mëdhenjve"
Në morinë e analizave të tregjeve, “Scan Intel” këtë herë është fokusuar te ai i shërbimit privat të sigurisë fizike. Në këtë treg funksionojnë një numër i......

Kriza ngadalëson ekonominë/ PBB rritet me 2.23% në TII, rritja më e ulët që nga koha e pandemisë, bie edhe konsumi
Kriza duket se ka penguar ritmin e rritjes ekonomike përgjatë tremujorit të dytë të vitit. Kështu të dhënat nga "Instituti i Statistikave" bëjnë me dije se......

Kreditimi vijon me ritme rekord/ Gushti “thyen” tendencën historike, financim i lartë për individët, sidomos për blerje banese
Kredia e re për muajin gusht fiksohet pranë 27 miliardë lekëve, që përkthehet në rreth 235 milionë euro. Kjo shifër është më e larta e regjistruar ndonjëherë......