Sa na vlen puna, sipas profesioneve? Për 1 kg mish, në bujqësi dhe ndërtim duhen thuajse 5 orë punë, në financë më pak se 2 orë

“Scan Intel” vijon me analizën mbi vlerën që ka puna në ditët e sotme përkthyer në disa prej mallrave dhe shërbimeve më me peshë, këtë herë duke marrë parasysh aktivitetet ekonomike. Referuar të dhënave të “Institutit të Statistikave” paga mesatare neto në vend gjatë tremujorit të dytë të këtij viti është regjistruar në 49,885 lekë që sipas përllogaritjeve përkthehet në 286 lekë në orë ose 4.76 lekë në minutë. Por si përkthehet ky tregues sipas aktiviteteve ekonomike? Sipas të dhënave të analizuara më shumë për një orë paguhen punonjësit e aktiviteteve finaciare dhe të sigurimit me 592 lekë, ndjekur nga “Informacioni dhe Komunikacioni” me 444 lekë në orë. Analizuar për një minutë këto dy aktivitete paguhen respektivisht me 9.87 lekë dhe 7.4 lekë për minutë. Aktivitetet ekonomike të cilat pahuhen më pak janë ndërtimi dhe bujqësia me 3.98 lekë për minutë dhe 3.33 lekë për minutë.
Por sa u vlen puna secilit aktivitet? Në analizën e mëparshme u vlerësua se për të blerë një bukë masive, duhen mesatarisht 21 minuta punë. Nisur nga të dhënat, të punësuarit në aktivitetin e bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit duket të punojnë rreth 30 minuta në mënyrë që të mund të blejnë një bukë. Nga ana tjetër, të dhënat tregojnë se të punësuarit në ndërtim duhet të punojnë 25.1 minuta që të blejnë një bukë. Diferenca të mëdha bien në sy nëse kohën për të blerë një bukë masive e krahasojmë me aktivitetet financiare dhe të sigurimit. Punonjësit e këtij aktiviteti mund ta blejnë një bukë masive me 10.1 minuta punë, ndërkohë të punësuarve në informacion dhe komunikacion u kërkon 13,5 minuta, ndërsa atyre të pasurive të paluajtshme 19.1 minuta. Sa kohë duhet të punojnë punonjësit e administratës publike për të blerë një bukë? Plot 18.8 minuta. Ndërkohë, për aktivitetet e tregtisë dhe industrisë duhen 24.9 minuta dhe 23.6 minuta respektivisht për të blerë një bukë.
Për një shishe ujë prej dy litrash punëtorëve në bujqësi dhe në ndërtim u duhet 14.7 minuta dhe 12.3 minuta kohë përkatësisht. Mesatarisht, për të blerë një shishe ujë prej 2 litrash na duhen rreth 10 minuta punë, ndërkohë që më pak u duhet aktiviteteve financiare, informacionit dhe administratës publike me 5 minuta, 6.6 minuta dhe 9.2 minuta kohë.
Po për qumësht dhe kos? Në Shqipëri mesatarisht për një litër qumësht duhen 38.8 minuta kohë punë, por për aktivitetin e bujqësise duhen plot 55.5 minuta kohë ose afërsisht një orë. Për të punësuarit në ndërtim duhen 46.4 minuta, ndërsa për tregtinë dhe industrinë 46.1 minuta dhe 43.7 minuta. Por sa kohë duhet për aktivitetet që janë mbi mesataren sa i përket nivelit të pagës? Për të punësuarit në aktivitetin e arteve duhet 36.9 minuta punë për të blerë një litër qumësht, për aktivitetet e pasurive të paluajtshme duhen 35.4 minuta punë, për administratën publike duhen 34.7 minuta punë, ndërsa për informacionin dhe komunikacionin e aktivitetet financiare duhen 25 minuta dhe 18.8 minuta respektivisht. Nga ana tjetër, nëse do të flasim për produktin e kosit, mesatarisht duhen 37.8 minuta kohë punë, ndërkohë që të punësuarit në bujqësi duhet të punojnë 54 minuta për të patur në shportën e tyre 1 litër kos.
Sa kohë u duhet aktiviteteve pët 1 kg mish viçi? “Bujqësia, pyjet dhe peshkimi” duan 330 minuta kohë punë ose 5.5 orë, pra më shumë se gjysma e një dite pune nëse flasim për punë më kohë të plotë. “Ndërtimit” i duhen 276.2 minuta punë, ndërsa “Tregtisë” 273 minuta punë.
Rritjen reale të çmimeve e vemë re sidomos kur analizojmë kohën që duhet të punojmë për të blerë vetëm një kokërr vezë. Një punëtori bujqësie i duhet rreth 8 minuta kohë, ndërkohë që për të punësuarit në aktivitetet financiare dhe të sigurimit blerja e një veze merr vetëm 2.7 minuta kohë. Presionet inflacioniste ndihen edhe në të dhënat mbi kohën që duhet të punojë secili aktivitet për të blerë një litër naftë. Nga një panoramë e përgjithshme shifrat tregojnë se secili aktivitet duhet të punojë mbi 20 minuta për të siguruar një litër naftë. Për aktivitetin e bujqësisë duhen 72 minuta punë, për ndërtimin rreth një orë ose 60.3 minuta, për tregtinë 59.8 minuta, ndërsa për industrinë 56.7 minuta.
Shifrat tregojnë se për aktivitetin e bujqësisë sufllaqja është produkt luksi pasi u merr plot 1 orë dhe 6 minuta kohë për ta blerë, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe të shpenzuar për një sufllaqe mund të blejnë dy bukë masive. Të punësuarve në ndërtim u merr 55.2 minuta kohë punë për të blerë një sufllaqe, ndërsa të punësuarve në aktivitetet financiare dhe të sigurmit një sufllaqe u kushton "vetëm" 22 minuta kohë.
Sondazh

Shqipëria me rritjen e 5-të më të lartë të naftës në botë/ Rritje me 9.5%, ndërkohë që në glob u rrit me 0.9% për të njëjtën periudhë kohore
Luhatjet e çmimit të karburantit në vendin tonë gjatë këtij viti, sidomos gjatë muajve të fundit kanë ngritur jo pak herë pikëpyetje. Këto luhatje janë......

Indeksi i urisë, Shqipëria "në vend numëro"/ Asnjë ndryshim në pikëzim, renditemi të fundit në rajon
Indeksi Global i Urisë (GHI) për vitin 2022 e rendit Shqipërinë në vend të 27-të mes 121 vendeve të marra në analizë, ndërkohë që vlerësohet me 6.2 pikë. Gjatë......

Cilat biznese po “vuajnë” për punonjës? Në biznesin e vogël, 8 në 10 vende pune nuk mbushen. Në administratë dhe organizata mbushen mbi 80% e pozicioneve
Padiskutim që një prej problematikeve më të mëdha të biznesit gjatë viteve të fundit, që vijon edhe thellohet dita-ditës është mungesa e forcës së punës.......

Rritet me 9.4% numri i mjeteve rrugore në Shqipëri/ "Benzi" kryeson listën si më e preferuara, "Toyota" me rritjen më të lartë gjatë vitit 2021
Përgjatë vitit 2021 është rritur me 9.4% numri i mjeteve rrugore me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht duke arritur në 740,669 mjete, nga 676,811......

Ku punojnë të huajt në Shqipëri? Gjysma në ndërtim, ndjek arsimi dhe tregtia. Bujqësia, pa interes
Gjatë viteve të fundit janë vënë re jo pak të huaj të cilët janë punësuar në vendin tonë, dhe madje ka pasur edhe thirrje të herëpashershme nga vetë qeveria......

Lufta ndaj pabarazisë, jemi në fund të Europës/ Raporti i "Oxfam", dobët me taksimin, të fundit për shërbimet publike
Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Europë sa i përket luftës ndaj pabarazisë ekonomike dhe sociale, thuhet në indeksin e vitit 2022 të angazhimit për......

FMN zhvlerëson ekonominë shqiptare/ Vitin e ardhshëm, vendi me rritjen më të ulët në rajon. Ky vit u mbështet nga turizmi dhe real estate
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rifreskuar parashikimin për ecurinë e ekonomisë globale, për këtë vit dhe vitet në vijim. Për Shqipërinë projeksionet janë......

Sa na vlen puna sot? 1 orë punë për të blerë 10 kokrra vezë. 2 orë punë për vetëm 4 produkte të shportës
Disa kohë më parë “Scan Intel” përllogariste se sa na vlen puna, përkthyer në mallra dhe shërbime. Do t`i rikthehemi të njëjtës analizë, duke qenë se po......