Konsumi i kafes, ogur për ekonominë/ Në Shqipëri rritja e importit të kafes përkthehet në zgjerim ekonomik, dhe rënia e importit, në ngadalësim
“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave sa i përket importit të kafes ndër vite, dhe ato të rritjes ekonomike të vendit, për të kuptuar a ka një korrelacion mes dy indikatorëve. Rezultati është jo pak surprizues. Në analizë janë marrë 8 vitet e fundit, pra nga viti 2014 deri në vitin 2021. Analiza e shifrave tregon se me përjashtim të një viti të vetëm, importi i kafes, ose konsumi ka një lidhje të drejtë me rritjen ekonomike të vendit.
Kështu, në vitin 2014, Shqipëria importonte 7412 ton kafe, dhe regjistronte një rritje ekonomike pranë 1.8%. Në vitin 2015 importi i kafes rritej në 8606 ton, dhe gjithashtu edhe termat e rritjes ekonomike ngjiteshin pranë 2.2%. E njëjta situatë regjistrohet edhe një vit më vonë, me importin e kafes në rritje, pranë 8895 tonëve, dhe rritjen ekonomike pranë 3.3%. Ky korrelacion bëhet edhe më i theksuar mes viteve 2018-2021. Në vitin 2018 importi i kafes rritej krahasuar me vitin paraardhës, pranë 9334 ton, ndërkohë që rritja ekonomike ngjitej po ashtu, në 4%. Në 2019-tën, importi i kafes binte ndjeshëm, në 8616 ton, ndërkohë që rritja ekonomike thuajse përgjysmohej, në 2.1% në 2020-ën, vitin e pandemisë, importi i kafes binte edhe më tej, pranë 7471 tonëve, ndërkohë që ekonomia zhytej në recesion. Në 2021-shin, importi ngjitej në 8941 ton, dhe ekonomia rritej me plot 8.5%.
Siç e tregojnë shifrat dhe paraqitja grafike, përjashtimi i vetëm është viti 2017, kur importet e kafes në vend binin nga rreth 8900 ton, pranë rreth 8500 tonëve, dhe rritja ekonomike ngjitej nga 3.3%, në 3.8%.
Me përjashtimin e vetëm të vitit 2017, shifrat tregojnë se konsumi i kafes në vendin tonë ka një lidhje thuajse të drejtë me rritjen ekonomike, duke qenë kështu një sinjal i qartë i zhvillimit ekonomik në një periudhë të caktuar, dhe e anasjellta.
Në këtë analizë kemi marrë pikërisht kafen si produkt duke qenë se përfaqëson një kulturë thuajse institucionale në vendin tonë. Numri i bar/kafeve në Shqipëri është më i larti në Europë në raport me popullsinë, çka tregon se konsumi i kafes është i lidhur ngushtë me faktorë dhe fenomene sociale, por edhe ekonomike. Nga ana tjetër bëhet fjalë për një produkt importi, çka përkthehet direkt në totalin e konsumit.
Sondazh
Shtatori, rekord eksportesh të bulmetit/ Në vetëm 9 muaj janë eksportuar 28.5% më shumë se i gjithë viti 2021
Shifrat e shtatorit sa i përket tregtisë së jashtme flisnin për një rritje të eksporteve dhe importeve në total me 23.8% në vlerë, por nga ana tjetër vërehej......
Blerjet online, Shqipëria në fund të Europës/ EUROSTAT: Vetëm 17% e shqiptarëve blenë mallra dhe shërbime online gjatë vitit 2021
Të dhënat nga “Agjencia Europiane e Statistikave” të publikuara në formën e një ankete mbi “Aktivitetet në Internet”, tregojnë se Shqipëria ka përqindjen më të......
“Fabula” e buxhetit 2023/ Qeveria me kursim, qytetarët dhe biznesi me harxhim, të ardhurat rriten dyfishin e shpenzimeve
“Scan Intel” ka analizuar disa nga indikatorët kryesorë të projekt-buxhetit të vitit të ardhshëm, për të kuptuar tendencën e kanalizimit të të ardhurave dhe......
Rriten azilantët shqiptarë/ Mbi 7 mijë aplikime në shtatë muaj, Shqipëria kryeson rajonin
Numri i shqiptarëve azilantë që trokasin nëpër dyert e Europës rezulton me rritje edhe përgjatë muajit korrik të këtij viti. Kështu, të dhënat nga “Agjencia......
Inflacioni sipas Instat, me “metrin” e Eurostat/ Vazhdojnë pikëpyetjet, qiratë e shtëpive rezultojnë vetëm 2% më të larta se vjet
Indeksi i Harmonizuiar i Çmimeve të Konsumit, që mat inflacionin sipas metodës së Eurostat, gjatë shtatorit fiksohet pranë 7.9%, raporton Instituti i......
Pronat në bregdet po “përpihen”/ Këtë vit po shiten gati 2 herë më shpejt se mesatarja kombëtare
“Scan Intel” ka analizuar vrojtimet e “Tregut të pasurive të paluajtshme në Shqipëri”, për të kuptuar se sa është kohëzgjatja e shitjes së një prone në vendin......
Euro “rrëzon” eksportet shqiptare?! Bien me 28% në shtator. Rënie e ndjeshme për materialet e ndërtimit, lëndët djegëse
Shifrat më të fundit zyrtare mbi tregtinë e jashtme për shtatorin shpalosin një situatë të ngjashme me atë të muajve paraardhës. Në total, import/eksport janë......
Sa na vlen puna, sipas profesioneve? Për 1 kg mish, në bujqësi dhe ndërtim duhen thuajse 5 orë punë, në financë më pak se 2 orë
“Scan Intel” vijon me analizën mbi vlerën që ka puna në ditët e sotme përkthyer në disa prej mallrave dhe shërbimeve më me peshë, këtë herë duke marrë parasysh......