Shtatori, rekord eksportesh të bulmetit/ Në vetëm 9 muaj janë eksportuar 28.5% më shumë se i gjithë viti 2021
Shifrat e shtatorit sa i përket tregtisë së jashtme flisnin për një rritje të eksporteve dhe importeve në total me 23.8% në vlerë, por nga ana tjetër vërehej një rënie e ndjeshme e tyre në peshë me 8.1%, sidomos sa i përket eksporteve, rrjedhojë edhe e mbiçmimimit të lekut kundrejt euros. Por, kjo tendencë nuk është vënë re sidomos në disa produkte, ku kemi edhe një rekord historik absolut. “Scan Intel” ka bërë një analizë të detajuar të të dhënave të tregtisë së jashtme sipas muajve dhe kapitujve nga ku rezulton se “Produktet bulmetore, vezët dhe mjalti” e pozicionojnë muajin shtator të këtij viti në krye me vlerën dhe peshën më të lartë të eksporteve. Pra, asnjë muaj më parë Shqipëria nuk ka eksportuar nivele kaq të larta bulmeti dhe mjalti. Shifrat tregojnë se vlera e eksporteve për muajin gusht të këtij viti arrin në 78.1 mln lekë duke regjistruar kështu rekord që nga viti 2005 kur “Instituti i Statistikave” disponon të dhëna. E përkthyer në valutë ky tregues arrin në 668 mijë euro. Ndërkohë, shifrat tregojnë gjithashtu se edhe muaji gusht i këtij viti është afruar shumë pranë rekordit historik sa i përket vlerës së eksportit për “Produktet bulmetore, vezët dhe mjalti”, duke u renditur në vend të tretë që nga viti 2005 me 66.9 mln lekë.
Nëse eksportet për produktet bulmetore i analizojmë në peshë, të dhënat tregojnë së muaji shtator i këtij viti padyshim që përbën rekord historik, por ajo që vihet re është se pothuaj të gjithë muajt e këtij viti janë pranë rekordit. Të dhënat e analizuara nga “Scan Intel” tregojnë se në peshë eksportet e produkteve të bulmetit, vezëve dhe mjaltit, për muajin shtator të këtij viti, arrijnë në 863,682 kg. Muajin shtator e ndjek në renditje gushti dhe muaji shkurt i këtij viti si tre muajt me peshën më të lartë të eksporteve për këto produktete që nga viti 2005. 6 muajt me eksportin më të lartë historik të produkteve të bulmetit në peshë janë pikërisht të vitit aktual. Në vetëm 9 muajt e parë të këtij viti janë eksportuar 28.5% më shumë produkte bulmeti, vezë dhe mjalt se i gjithë viti 2021.
Sipas të dhënave muaji shtator i këtij viti duket se ka prekur rekord histroik edhe sa i përket vlerës së importeve për produktetet e bulmetit. Vlera importeve arrin në 679 mln lekë, që përkthyer në valutë është rreth 5.8 mln euro.
Sondazh
Blerjet online, Shqipëria në fund të Europës/ EUROSTAT: Vetëm 17% e shqiptarëve blenë mallra dhe shërbime online gjatë vitit 2021
Të dhënat nga “Agjencia Europiane e Statistikave” të publikuara në formën e një ankete mbi “Aktivitetet në Internet”, tregojnë se Shqipëria ka përqindjen më të......
“Fabula” e buxhetit 2023/ Qeveria me kursim, qytetarët dhe biznesi me harxhim, të ardhurat rriten dyfishin e shpenzimeve
“Scan Intel” ka analizuar disa nga indikatorët kryesorë të projekt-buxhetit të vitit të ardhshëm, për të kuptuar tendencën e kanalizimit të të ardhurave dhe......
Rriten azilantët shqiptarë/ Mbi 7 mijë aplikime në shtatë muaj, Shqipëria kryeson rajonin
Numri i shqiptarëve azilantë që trokasin nëpër dyert e Europës rezulton me rritje edhe përgjatë muajit korrik të këtij viti. Kështu, të dhënat nga “Agjencia......
Inflacioni sipas Instat, me “metrin” e Eurostat/ Vazhdojnë pikëpyetjet, qiratë e shtëpive rezultojnë vetëm 2% më të larta se vjet
Indeksi i Harmonizuiar i Çmimeve të Konsumit, që mat inflacionin sipas metodës së Eurostat, gjatë shtatorit fiksohet pranë 7.9%, raporton Instituti i......
Pronat në bregdet po “përpihen”/ Këtë vit po shiten gati 2 herë më shpejt se mesatarja kombëtare
“Scan Intel” ka analizuar vrojtimet e “Tregut të pasurive të paluajtshme në Shqipëri”, për të kuptuar se sa është kohëzgjatja e shitjes së një prone në vendin......
Euro “rrëzon” eksportet shqiptare?! Bien me 28% në shtator. Rënie e ndjeshme për materialet e ndërtimit, lëndët djegëse
Shifrat më të fundit zyrtare mbi tregtinë e jashtme për shtatorin shpalosin një situatë të ngjashme me atë të muajve paraardhës. Në total, import/eksport janë......
Sa na vlen puna, sipas profesioneve? Për 1 kg mish, në bujqësi dhe ndërtim duhen thuajse 5 orë punë, në financë më pak se 2 orë
“Scan Intel” vijon me analizën mbi vlerën që ka puna në ditët e sotme përkthyer në disa prej mallrave dhe shërbimeve më me peshë, këtë herë duke marrë parasysh......
Shqipëria me rritjen e 5-të më të lartë të naftës në botë/ Rritje me 9.5%, ndërkohë që në glob u rrit me 0.9% për të njëjtën periudhë kohore
Luhatjet e çmimit të karburantit në vendin tonë gjatë këtij viti, sidomos gjatë muajve të fundit kanë ngritur jo pak herë pikëpyetje. Këto luhatje janë......