Shqipëria Postuar më 20 Shkurt 2023, 14:50

“Treguesit kryesorë ekonomikë, relativisht solidë” - Guvernatori i BSH, Sejko, takohet me nje delegacion të Bankës Qendrore Europiane

Nga SCAN TV
“Treguesit kryesorë ekonomikë, relativisht solidë” -

Rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare gjatë vitit 2022 ka sjellë rritje të shpejtë të inflacionit në vend. Megjithatë, kjo rritje është shfaqur e kontrolluar, si pasojë e reagimit të politikës monetare, forcimit të kursit të këmbimit dhe kontrollit të çmimeve të energjisë elektrike.

Deklarata është bërë nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë takimit me një delegacion nga Banka Qendrore Evropiane, në kuadrin e dialogut me partnerët europianë për vlerësimin e programit të reformave ekonomike për vitin 2023.

Në të njëjtën kohë, aktiviteti ekonomik në vend, punësimi e pagat, kanë vijuar të rriten. Lidhur me tregjet financiare, Guvernatori u shpreh se ato vazhdojnë të jenë të qeta.

Më tej, ai theksoi se perspektivat e treguesve kryesorë ekonomikë mbeten relativisht solide. Ekonomia shqiptare pritet të vijojë të rritet gjatë viteve në vazhdim, ndërsa inflacioni të kthehet në objektiv brenda gjysmës së parë të vitit 2024.

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat