Rritet çmimi i naftës - Optimizëm për kërkesën e Kinës, shqetësime për ofertën

Çmimet e naftës shënuan rritje mes optimizmit mbi rimëkëmbjen e kërkesës së Kinës, por dhe shqetësimeve se nëninvestimet do të pakësojnë ofertën e ardhshme të naftës pasi prodhuesit kryesorë këmbëngulin në kufijtë e prodhimit.
Nafta e papërpunuar Brent u rrit me 70 cent, ose 0.8%, në 83.70 dollarë për fuçi. Nafta e papërpunuar e SHBA-së Ëest Texas Intermediate, ishte në 76.89 dollarë për fuçi, 55 cent ose 0.7%. Kontrata më aktive e prillit u rrit me 0.8% në 77.14 dollarë.
Standardet u ulën me 2 dollarë për fuçi të premten dhe u mbyllën me rreth 4% javën e kaluar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan më shumë rezerva të naftës së papërpunuar dhe benzinës.
Sipas analistëve, ndërsa njoftimi i javës së kaluar se SHBA-ja do të shesë 26 milionë fuçi naftë bruto nga Rezervat Strategjike të Naftës shton një presion në rënie në treg, oferta globale duket të jetë "e sheshtë në rënie" kundrejt periudhës së mëparshme korresponduese pas faktorizimit në shkurtimet e prodhimit nga Rusia dhe OPEC+.
Kjo analizë ka të bëjë me marrëveshjen e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës - OPEC dhe aleatëve, OPEC +, tetorin e kaluar për të ulur objektivat e prodhimit të naftës me 2 milionë fuçi në ditë deri në fund të 2023 - shit.
Rusia planifikon të ulë prodhimin e naftës me 500 mijë fuçi në ditë, ose rreth 5% të prodhimit në mars, pasi perëndimi vendosi kufizime të çmimeve për naftën dhe produktet e naftës ruse.
Analistët presin që importet e naftës të Kinës të arrijnë një nivel të lartë historik në vitin 2023 për shkak të rritjes së kërkesës për karburant transporti dhe pasi rafineritë e reja hyjnë në qarkullim. Kina, së bashku me Indinë, janë bërë blerësit kryesorë të naftës së papërpunuar ruse pas embargos së Bashkimit Europian.
Në të njëjtën kohë, mungesat e ardhshme të furnizimit me naftë ka të ngjarë të çojnë çmimet drejt 100 dollarëve për fuçi deri në fund të vitit, sipas analistëve nga Goldman Sachs.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

8 mld dollarë dëme nga cikloni në Zelandën e Re - Prezantohet paketa emergjente e ndihmave prej 187 milionë dollarë
Zelanda e Re konfirmoi se kostoja përfundimtare e ciklonit shkatërrues Gabrielle, i cili shkaktoi të paktën 11 viktima, mund të shkojë mbi 8 miliardë dollarë,......

Bllokohet anija me 22 500 ton naftë kontrabandë – Dyshohet se ishte nisur nga Azerbajxhani dhe u ngarkua në Greqi me naftë ruse
Policia e Shtetit ka bllokuar në portin e Durrësit një anije me flamur liberian, që transportonte 22 500 tonë naftë, me dokumentacion të falsifikuar, që do të......

60 mijë euro për një Renault 4 - Ish-presidenti slloven shet automjetin e tij
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, mblodhi 60 mijë nga shitja e automjetit të tij Renault 4 i vitit 1991 që do të shkojnë për bamirësi në ndihmë të......

Lufta në Ukrainë i kushton Gjermanisë 160 mld euro - Ekonomia humbet 4% të prodhimit të saj të brendshëm
Sipas kreut të dhomës gjermane të industrisë dhe tregtisë, lufta në Ukrainë do t'i kushtojë ekonomisë gjermane rreth 160 miliardë euro, ose rreth 4% të......

Stalla e derrave në Kinë, 26 kate - Qiellgërvishtësja e lartë sa Big Ben, më e madhja në botë
Më pak se një orë larg me automjet nga Wuhan, zona nga ku nisi dhe epidemia e Covid 19, në provincën e Hubei, në Kinën qendrore, gjendet qiellgërvishtësja e......

Furnizim i reduktuar me energji dimrin e ardhshëm - Një nga arsyet do të jetë edhe rritja e konsumit nga Kina
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë – IEA - Fatih Birol paralajmëroi për mungesa të mundshme të energjisë dimrin e ardhshëm pasi relativisht pak gaz i......

Njerëzit që nuk duan të udhëtojnë kurrë - Pse Japonia ka kaq shumë "jo-turistë"?!
Një numër çuditërisht i madh japonezësh thonë se udhëtimi nuk është më prioritet për ta. Një sondazh i bërë vitin e kaluar nga kompania globale e inteligjencës......

6 dollarë në muaj për familjet që të përballojnë inflacionin – Populli i kryeqytetit kinez e quan ‘fyerje’!
Pekini do të japë një subvencion mujor prej 6 dollarësh në para për banorët me të ardhura të ulëta për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve të ushqimeve,......