Bota Postuar më 20 Shkurt 2023, 11:27

Furnizim i reduktuar me energji dimrin e ardhshëm - Një nga arsyet do të jetë edhe rritja e konsumit nga Kina

Nga SCAN TV
Furnizim i reduktuar me energji dimrin e ardhshëm - Një nga arsyet do

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë – IEA - Fatih Birol paralajmëroi për mungesa të mundshme të energjisë dimrin e ardhshëm pasi relativisht pak gaz i ri natyror i lëngshëm po vjen në treg ndërsa konsumi i Kinës pritet të rritet këtë vit.

Birol u shpreh se qeveritë europiane morën shumë vendime të sakta gjatë vitit të kaluar për të siguruar furnizimin me energji, si per shembull ndërtimi i më shumë terminaleve LNG për të zëvendësuar dërgesat e gazit rus me tubacione. Por ai shtoi, se ata gjithashtu patën fat, me një kërkesë të butë gjatë dimrit, ndërsa dobësia ekonomike në Kinë çoi në rënien e parë Birol theksoi se për këtë dimër është e drejtë të thuhet se vendet janë jashtë fokusit; dhe nëse nuk ka surpriza të minutës së fundit, situata mund të kalohet pa shumë goditje. Gjithësesi pyetja kryesore ka të bëjë me atë që pritet të ndodhë dimrin e ardhshëm.

Një shtesë prej 23 miliardë metra kub gaz të lëngshëm pritet këtë vit, sipas Birol, i cili shtoi se edhe me vetëm një rritje të vogël të prodhimit ekonomik në një kohë që kufizimet pandemike lehtësohen, Kina ka të ngjarë të ‘përpijë’ 80% të gazit shtesë.

Ai sqaroi se dhe pse ka mjaftueshëm terminale importi LNG, mund të mos ketë gaz sa duhet për të importuar dhe për këtë arsye nuk do të jetë e lehtë dimrin e ardhshëm për Europën. Madje ai tha se cmimet mund të pësojnë një rritje të re. Birol paralajmëroi se nuk është momenti për t’u qetësuar dhe për të festuar.

Prandaj sipas tij, familjet dhe firmat duhet të vazhdojnë përpjekjet për të reduktuar përdorimin e gazit ndërsa prodhimi i energjisë së rinovueshme duhet të përhapet më shpejt.

Klaus Myler, kreu i agjencisë gjermane të rrjetit që rregullon tregjet e gazit dhe energjisë elektrike, tha gjithashtu se ai nuk mund të përjashtojë mungesat e mundshme të gazit dimrin e ardhshëm, veçanërisht pasi Gjermanisë tani do t'i duhet të mbushë objektet e magazinimit pa gaz nga tubacionet ruse.

Birol paralajmëroi gjithashtu vendet që kanë vendosur të heqin dorë nga energjia bërthamore, të rishqyrtojnë nëse kjo ishte koha më e mirë për ta bërë këtë, duke thënë se zgjatja e përkohshme e punës në centralet e fundit bërthamore të Gjermanisë deri në prill ishte një hap në drejtimin e duhur.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 20 Shkurt

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!

Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht teksa blihet sot me 107.6 lekë dhe shitet me 108.4 lekë në raport me javën e shkuar sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat