Nafta ngjitet drejt 84 USD për fuçi - Kina dhe India, klientët kryesorë të Rusisë pas embargos të BE

Nafta është rritur ndjeshëm, gjatë sesionit të sotëm europian, pasi humbi rreth 2 dollarë të premten e kaluar. Rritja e rezervave të naftës në SHBA dhe pritshmëritë për norma më të larta interesi kanë zbehur optimizmin për rritjen e kërkesës në Kinë. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 84 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 77 dollarë për fuçi.
Të dy bençmarkët ranë me rreth 4% në sesionin e kaluar, pasi të dhënat e publikuara në SHBA treguan se rezervat e naftës u rritën me 16.5 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar. Gjithashtu, edhe njoftimi i Shtëpisë së Bardhë se do të hedhë në tregu rreth 26 milionë fuçi naftë, ushtroi presion mbi çmimet. Referuar zhvillimeve të tjera, Kazakistani do të rrisë furnizimin me rreth 100 mijë fuçi në ditë drejt Gjermanisë, gjatë muajit mars.
Njëkohësisht, analistët parashikojnë se importet e naftës nga Kina do të prekin nivelin më të lartë në histori gjatë këtij viti, për shkak të rritjes së kërkesës. Kina, së bashku me Indinë janë bërë blerësit kryesorë të naftës ruse, që kur Bashkimi Europian vendosi embargo për shkak të pushtimit të Ukrainës.
SCAN
Sondazh

Euro e nis javën në rritje të lehtë - Mbështetet nga deklaratat e BQE për të rritur normat e interesit
Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, por dollari vijon të qëndrojë pranë nivelit më të lartë në të paktën 6 javët e fundit, për......

Bursat europiane e nisin javën në rritje - Investitorët presin procesverbalin e takimit të fundit të FED
Tregjet europiane janë hapur në rritje në sesionin e parë të javës, ndërsa investitorët po presin procesverbalin e takimit të fundit të Rezervës Federale, për......

Gjuetarët britanik gjejnë monedha shumë të rralla mesjetare, por sipas ligjit thesaret i përkasin familjes mbretërore!
Gjuetarët e thesarit pranë qytetit Humbleden në Buckinghamshire kanë gjetur një thesar të lashtë. Zbulimi doli të ishte tepër i rrallë dhe i vlefshëm. Por duke......

Rritja e aktivitetit fizik mund të kursejë 8 miliardë euro në vit në BE - Një në tre të rritur evropianë nuk i përmbush nivelet e rekomanduara
Rritja e aktivitetit fizik midis evropianëve mund t'i kursejë vendeve të BE-së 8 miliardë euro në vit, vlerësuan Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe......

Udhëheqja e ardhshme e Tokës: Çfarë mendon Elon Musk për një qeveri të vetme botërore?!
CEO i Twitter, SpaceX dhe Tesla foli përmes video-lidhjes në ngjarjen vjetore, e cila i kushtohet formësimit të qeverisë së ardhshme të Tokës dhe përdorimit të......

Studimi: Njerëzit që fitojnë shumë para rezultojnë se nuk janë shumë inteligjentë!
Shumë studime tregojnë se njerëzit me të ardhura më të larta priren të marrin rezultate më të larta në testet e IQ. Megjithatë, siç zbuloi një ekip......

Kina zë vendin e parë në kapacitetin global të rafinimit, por prodhimi mbetet prapa SHBA-së!
Kapaciteti i përpunimit të naftës të Kinës kapërceu Shtetet e Bashkuara si më i madhi në botë në vitin 2022, tha një zyrtar i industrisë megjithëse prodhimi i......

Putin po humbet luftën energjetike pasi furnizimet me gaz në Europë janë afër niveleve rekord!
Europa është në rrugën e duhur për t'i dhënë fund dimrit me vëllime gati rekord të gazit në depo, duke i dhënë një goditje përpjekjeve të Vladimir Putin për të......