Europa Postuar më 20 Shkurt 2023, 09:33

Bursat europiane e nisin javën në rritje - Investitorët presin procesverbalin e takimit të fundit të FED

Nga SCAN TV
Bursat europiane e nisin javën në rritje - Investitorët presin

Tregjet europiane janë hapur në rritje në sesionin e parë të javës, ndërsa investitorët po presin procesverbalin e takimit të fundit të Rezervës Federale, për të mësuar më shumë detaje mbi normat e interesit. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.2%, ndërsa shumica e sektorëve janë në territor pozitiv.

Sektori i automjeteve dhe ai minerar po kryesojnë fitimet, në rritje me rreth 0.7%. Ndërkohë, javën e kaluar indeksi FTSE 100 i Londrës dhe CAC 40 i Parisit prekën përkohësisht nivelet më të larta në histori.

Megjithatë, investitorët po tregohen të kujdesshëm, për shkak se të dhënat e publikuara në SHBA sugjerojnë se Rezerva Federale mund të vijojë me politikën monetare shtrënguese. Gjithashtu, tregjet po presin edhe të dhënat mbi prodhimin në Eurozonë dhe besimin konsumator.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat