8 mld dollarë dëme nga cikloni në Zelandën e Re - Prezantohet paketa emergjente e ndihmave prej 187 milionë dollarë

Zelanda e Re konfirmoi se kostoja përfundimtare e ciklonit shkatërrues Gabrielle, i cili shkaktoi të paktën 11 viktima, mund të shkojë mbi 8 miliardë dollarë, pasi autoritetet njoftuan financime emergjente për të ndihmuar në përpjekjet e rimëkëmbjes.
Cikloni goditi rajonin më verior të vendit më 12 shkurt dhe kaloi në bregun lindor, duke shkaktuar shkatërrim masiv. Kryeministri Chris Hipkins e cilësoi si fatkeqësinë më të madhe natyrore të Zelandës së Re në këtë shekull. Ai shtoi se investimi që nevojitet për të rilidhur komunitetet dhe për të mbrojtur infrastrukturën e kombit do të jetë i rëndësishëm dhe do të kërkojë vendime të vështira. Ai prezantoi një paketë ndihme emergjente prej 187 milionë dollarësh.
Paketa e përkohshme siguron një shumë të konsiderueshme për të rregulluar rrugët kryesore nëpër rajonet e goditura nga katastrofa, dhe për bizneset e prodhuesit kryesorë. Ndërkohë pritet më shumë lehtësim dhe financim për rindërtim nga qeveria.
Hipkins zgjati gjithashtu gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare, e cila u shpall javën e kaluar vetëm për herë të tretë në historinë e saj, edhe shtatë ditë të tjera për të ndihmuar në rimëkëmbjen. Sipas policisë rreth 2200 rezultojnë ende të zhdukur. Vështirësitë me komunikimin po pengojnë përpjekjet për të krijuar kontakt me njerëzit e prekur.
Zelanda e Re ka vendosur 60 satelitë Starlink, të ndërtuar nga SpaceX në pronësi të Elon Musk, dhe 30 të tjerë në rrugë, për të mbyllur boshllëqet në rrjetin e telekomunikacionit pasi rreth 15 mijë njerëz në të gjithë ishullin e Veriut mbetën pa energji elektrike.
Përpjekjet po vazhdojnë me ekipet e kërkim-shpëtimit që vazhdojnë të punojnë në zonat e dëmtuara nga ciklonet, ndërsa energjia dhe telekomunikacioni mbeten të dëmtuara për shumë shtëpi. Rrugët janë të mbyllura dhe njerëzit po raportojnë probleme në marrjen e parave cash.
Dorina Kurtaj / SCAN

Bllokohet anija me 22 500 ton naftë kontrabandë – Dyshohet se ishte nisur nga Azerbajxhani dhe u ngarkua në Greqi me naftë ruse
Policia e Shtetit ka bllokuar në portin e Durrësit një anije me flamur liberian, që transportonte 22 500 tonë naftë, me dokumentacion të falsifikuar, që do të......

60 mijë euro për një Renault 4 - Ish-presidenti slloven shet automjetin e tij
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, mblodhi 60 mijë nga shitja e automjetit të tij Renault 4 i vitit 1991 që do të shkojnë për bamirësi në ndihmë të......

Lufta në Ukrainë i kushton Gjermanisë 160 mld euro - Ekonomia humbet 4% të prodhimit të saj të brendshëm
Sipas kreut të dhomës gjermane të industrisë dhe tregtisë, lufta në Ukrainë do t'i kushtojë ekonomisë gjermane rreth 160 miliardë euro, ose rreth 4% të......

Stalla e derrave në Kinë, 26 kate - Qiellgërvishtësja e lartë sa Big Ben, më e madhja në botë
Më pak se një orë larg me automjet nga Wuhan, zona nga ku nisi dhe epidemia e Covid 19, në provincën e Hubei, në Kinën qendrore, gjendet qiellgërvishtësja e......

Furnizim i reduktuar me energji dimrin e ardhshëm - Një nga arsyet do të jetë edhe rritja e konsumit nga Kina
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë – IEA - Fatih Birol paralajmëroi për mungesa të mundshme të energjisë dimrin e ardhshëm pasi relativisht pak gaz i......

Njerëzit që nuk duan të udhëtojnë kurrë - Pse Japonia ka kaq shumë "jo-turistë"?!
Një numër çuditërisht i madh japonezësh thonë se udhëtimi nuk është më prioritet për ta. Një sondazh i bërë vitin e kaluar nga kompania globale e inteligjencës......

6 dollarë në muaj për familjet që të përballojnë inflacionin – Populli i kryeqytetit kinez e quan ‘fyerje’!
Pekini do të japë një subvencion mujor prej 6 dollarësh në para për banorët me të ardhura të ulëta për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve të ushqimeve,......

Statkraft, Ocean Sun kompletojnë termocentralin e parë lundrues diellor në Shqipëri
Impianti fotovoltaik lundrues i Statkraft në rezervuarin e hidrocentralit të tij të Banjës në Shqipëri ka një kapacitet 2 MW dhe përbëhet nga katër njësi.......