Lufta në Ukrainë i kushton Gjermanisë 160 mld euro - Ekonomia humbet 4% të prodhimit të saj të brendshëm

Sipas kreut të dhomës gjermane të industrisë dhe tregtisë, lufta në Ukrainë do t'i kushtojë ekonomisë gjermane rreth 160 miliardë euro, ose rreth 4% të prodhimit të saj të brendshëm bruto, në krijimin e vlerës së humbur deri në fund të vitit.
Kjo do të thotë se PBB-ja për frymë në ekonominë më të madhe të Europës do të jetë 2 mijë euro më e ulët.
Industria përbën një pjesë më të madhe të ekonomisë në Gjermani sesa në shumë vende të tjera, dhe sektori konsumon shumë energji në pjesën më të madhe të tij, që do të thotë se kompanitë gjermane janë goditur veçanërisht rëndë nga rritja e çmimeve të energjisë, e cila vitin e kaluar arriti nivele rekord në Europë.
Industria gjermane do të paguajë rreth 40% më shumë për energjinë në vitin 2023 sesa në 2021, përpara krizës së shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar, sipas një studimi të ‘Allianz Trade’. Perspektiva e rritjes për 2023 dhe 2024 është gjithashtu më e ulët se në shumë vende të tjera.
Gjermania, e cila për dekada mbështetej në gazin relativisht të lirë rus, tani ka çmime veçanërisht të larta të energjisë në krahasim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë rezervat e veta të gazit natyror, ndërsa Franca ka energji të bollshme bërthamore. Çmimi i gazit është rreth tre deri në pesë herë më i lartë se në Shtetet e Bashkuara, ndërsa energjia elektrike është katër herë më e shtrenjtë se në Francë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Stalla e derrave në Kinë, 26 kate - Qiellgërvishtësja e lartë sa Big Ben, më e madhja në botë
Më pak se një orë larg me automjet nga Wuhan, zona nga ku nisi dhe epidemia e Covid 19, në provincën e Hubei, në Kinën qendrore, gjendet qiellgërvishtësja e......

Furnizim i reduktuar me energji dimrin e ardhshëm - Një nga arsyet do të jetë edhe rritja e konsumit nga Kina
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë – IEA - Fatih Birol paralajmëroi për mungesa të mundshme të energjisë dimrin e ardhshëm pasi relativisht pak gaz i......

Njerëzit që nuk duan të udhëtojnë kurrë - Pse Japonia ka kaq shumë "jo-turistë"?!
Një numër çuditërisht i madh japonezësh thonë se udhëtimi nuk është më prioritet për ta. Një sondazh i bërë vitin e kaluar nga kompania globale e inteligjencës......

6 dollarë në muaj për familjet që të përballojnë inflacionin – Populli i kryeqytetit kinez e quan ‘fyerje’!
Pekini do të japë një subvencion mujor prej 6 dollarësh në para për banorët me të ardhura të ulëta për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve të ushqimeve,......

Statkraft, Ocean Sun kompletojnë termocentralin e parë lundrues diellor në Shqipëri
Impianti fotovoltaik lundrues i Statkraft në rezervuarin e hidrocentralit të tij të Banjës në Shqipëri ka një kapacitet 2 MW dhe përbëhet nga katër njësi.......

Meta po lançon një shërbim verifikimi me pagesë!
Meta po teston një shërbim abonimi i cili do t'i lejojë përdoruesit e Instagram dhe Facebook të paguajnë për t'u verifikuar, njoftoi Mark Zuckerberg në......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht teksa blihet sot me 107.6 lekë dhe shitet me 108.4 lekë në raport me javën e shkuar sipas kursit të këmbimit......

Nafta ngjitet drejt 84 USD për fuçi - Kina dhe India, klientët kryesorë të Rusisë pas embargos të BE
Nafta është rritur ndjeshëm, gjatë sesionit të sotëm europian, pasi humbi rreth 2 dollarë të premten e kaluar. Rritja e rezervave të naftës në SHBA dhe......