18.4% e energjisë së konsumuar për humbjet në rrjet - TV SCAN zbardh bilancin e energjisë për vitin 2022. U prodhua 7 mln mWh

Rreth 7 milion mwh energji u prodhuan gjatë vitit 2022, teksa hidrocentralet e Kaskadës së Drinit dominuan prodhimin me mbi 55% të sasisë totale. Sipas të dhënave të siguruara nga TV SCAN, në raport me një vit më parë ka një rënie të prodhimit total, duke qenë se gjatë 2021 u prodhua gati 9 mln mwh energji.
Ndërkaq, konsumi total gjatë vitit që lamë pas arriti në 7.9 mln Mwh energji, teksa 18.4% e kësaj energjie shkoi për mbulimin e humbjeve të energjisë në rrjet. Kjo shifër e lartë nënkupton shpenzime të mëdha për import energjie, që ndikohet edh emë tepër nga ccmimet me të cilat u tregtua energjia gjatë vitit 2022. Ndërkohë që, ajo është edhe më e lartë se sasia totale që konsumuan mbi 7 800 biznese, që furnizohen nga OSHEE nën rolin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit.
Kjo kategori, konsumoi gati 14% të energjisë totale. Ndërkaq, edhe gjatë vitit 2022 vijoi prodhimi i energjisë nga centralet fotovoltaike, ndonëse sasia e gjeneruar është tejet e ulët në raport me energjinë e prodhuar nga burimet hidrike. Në total këto impiante prodhuan rreth 50 mijë mwh energji, një sasi thuajse e njëjtë me një vit më parë.
Po ashtu, kjo shifër është tregues se diversifikimi i burimeve të prodhimit të energjisë është ende larg, teksa asnjë zhvillim i rëndësishëm nuk është shënuar, të paktën në drejtim të hyrjes në prodhim të impianteve të reja.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Analizë/ Të rrisim çmimet apo jo? Prodhuesit e mallrave të konsumit peshojnë bastet mbi fuqinë e blerësit!
Çmimet e produkteve bazë të përditshme mund të rriten përsëri këtë vit, ndërsa ato të të tjerave (pak më luks) ka të ngjarë të qëndrojnë pa lëvizur, pasi......

Rritet çmimi i naftës - Optimizëm për kërkesën e Kinës, shqetësime për ofertën
Çmimet e naftës shënuan rritje mes optimizmit mbi rimëkëmbjen e kërkesës së Kinës, por dhe shqetësimeve se nëninvestimet do të pakësojnë ofertën e ardhshme të......

8 mld dollarë dëme nga cikloni në Zelandën e Re - Prezantohet paketa emergjente e ndihmave prej 187 milionë dollarë
Zelanda e Re konfirmoi se kostoja përfundimtare e ciklonit shkatërrues Gabrielle, i cili shkaktoi të paktën 11 viktima, mund të shkojë mbi 8 miliardë dollarë,......

Bllokohet anija me 22 500 ton naftë kontrabandë – Dyshohet se ishte nisur nga Azerbajxhani dhe u ngarkua në Greqi me naftë ruse
Policia e Shtetit ka bllokuar në portin e Durrësit një anije me flamur liberian, që transportonte 22 500 tonë naftë, me dokumentacion të falsifikuar, që do të......

60 mijë euro për një Renault 4 - Ish-presidenti slloven shet automjetin e tij
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, mblodhi 60 mijë nga shitja e automjetit të tij Renault 4 i vitit 1991 që do të shkojnë për bamirësi në ndihmë të......

Lufta në Ukrainë i kushton Gjermanisë 160 mld euro - Ekonomia humbet 4% të prodhimit të saj të brendshëm
Sipas kreut të dhomës gjermane të industrisë dhe tregtisë, lufta në Ukrainë do t'i kushtojë ekonomisë gjermane rreth 160 miliardë euro, ose rreth 4% të......

Stalla e derrave në Kinë, 26 kate - Qiellgërvishtësja e lartë sa Big Ben, më e madhja në botë
Më pak se një orë larg me automjet nga Wuhan, zona nga ku nisi dhe epidemia e Covid 19, në provincën e Hubei, në Kinën qendrore, gjendet qiellgërvishtësja e......

Furnizim i reduktuar me energji dimrin e ardhshëm - Një nga arsyet do të jetë edhe rritja e konsumit nga Kina
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë – IEA - Fatih Birol paralajmëroi për mungesa të mundshme të energjisë dimrin e ardhshëm pasi relativisht pak gaz i......