Rritja e Bonove fut në “lojë” bankat, rrisin interesat e depozitave - Në janar 2023 shkojnë deri 3.8% normat për depozitat 60-mujore, deri 3.5% 2-vjeçaret

Jo vetëm bonot e thesarit, por edhe interesat e depozitave po reflektojnë tashmë rritjet e njëpasnjëshme të normës bazë nga ana e Bankës së Shqipërisë. Përgjatë gjysmës së dytë të vitit të shkuar bankat kanë rritur veçanërisht interesat e depozitave afatgjata. Interesi mesatar për depozitat me afat në lekë ka arritur në 1.5% në muajin dhjetor, me një rritje kumulative prej 0.9 pikë përqindje krahasuar me mesataren e tremujorit të parë të vitit.
Të njëjtën tendencë kanë shfaqur edhe interesat e depozitave në euro, të cilat kanë arritur në 0.7% në muajin dhjetor, nga nivelet nën 0.2% të katër viteve të mëparshëm. Interesat e depozitave në lekë dhe ato në euro po rriten thuajse me të njëjtën shpejtësi, duke ruajtur diferencën mes tyre pranë mesatares prej 0.5 pikë përqindjeje të tre viteve të mëparshme.
Ndërkohë nga të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë për muajin janar, raportohen interesa deri në 3.5% për depozitat dy vjeçare. Po ashtu, të paktën 4 banka të nivelit të dytë propozojnë interesa mbi 3.5% për depozita me afat mbi 60 muaj. Për depozitat me afat 1 vjeçar gjenden në treg oferta deri 3%.
Kjo tendencë ka shtyrë veçanërisht individët të transferojnë kursimet drejt depozitave me afat. Për vitin që sapo lamë pas, ngadalësimi i normave të rritjes vjetore të depozitave pa afat në 11.6% (22% në fillim të vitit), është kompensuar nga forcimi i ritmeve të rritjes së depozitave me afat në 6.6% (2.7% në fillim të vitit).
Kontribuuesi kryesor në këtë ecuri ka qenë rritja e fortë e depozitave mbi dy vjet, rritje e cila është përforcuar më shumë mbas muajve të verës. Zhvendosja e kursimeve drejt depozitave me afat me maturitete të gjata, si në lekë ashtu edhe në valutë, është e ndikuar nga ofertat e shumta të bankave në këto produkte, por edhe nga preferenca e individëve për kthime më të larta.
Lorenc Rabeta/ SCAN

18.4% e energjisë së konsumuar për humbjet në rrjet - TV SCAN zbardh bilancin e energjisë për vitin 2022. U prodhua 7 mln mWh
Rreth 7 milion mwh energji u prodhuan gjatë vitit 2022, teksa hidrocentralet e Kaskadës së Drinit dominuan prodhimin me mbi 55% të sasisë totale. Sipas të......

Analizë/ Të rrisim çmimet apo jo? Prodhuesit e mallrave të konsumit peshojnë bastet mbi fuqinë e blerësit!
Çmimet e produkteve bazë të përditshme mund të rriten përsëri këtë vit, ndërsa ato të të tjerave (pak më luks) ka të ngjarë të qëndrojnë pa lëvizur, pasi......

Rritet çmimi i naftës - Optimizëm për kërkesën e Kinës, shqetësime për ofertën
Çmimet e naftës shënuan rritje mes optimizmit mbi rimëkëmbjen e kërkesës së Kinës, por dhe shqetësimeve se nëninvestimet do të pakësojnë ofertën e ardhshme të......

8 mld dollarë dëme nga cikloni në Zelandën e Re - Prezantohet paketa emergjente e ndihmave prej 187 milionë dollarë
Zelanda e Re konfirmoi se kostoja përfundimtare e ciklonit shkatërrues Gabrielle, i cili shkaktoi të paktën 11 viktima, mund të shkojë mbi 8 miliardë dollarë,......

Bllokohet anija me 22 500 ton naftë kontrabandë – Dyshohet se ishte nisur nga Azerbajxhani dhe u ngarkua në Greqi me naftë ruse
Policia e Shtetit ka bllokuar në portin e Durrësit një anije me flamur liberian, që transportonte 22 500 tonë naftë, me dokumentacion të falsifikuar, që do të......

60 mijë euro për një Renault 4 - Ish-presidenti slloven shet automjetin e tij
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, mblodhi 60 mijë nga shitja e automjetit të tij Renault 4 i vitit 1991 që do të shkojnë për bamirësi në ndihmë të......

Lufta në Ukrainë i kushton Gjermanisë 160 mld euro - Ekonomia humbet 4% të prodhimit të saj të brendshëm
Sipas kreut të dhomës gjermane të industrisë dhe tregtisë, lufta në Ukrainë do t'i kushtojë ekonomisë gjermane rreth 160 miliardë euro, ose rreth 4% të......

Stalla e derrave në Kinë, 26 kate - Qiellgërvishtësja e lartë sa Big Ben, më e madhja në botë
Më pak se një orë larg me automjet nga Wuhan, zona nga ku nisi dhe epidemia e Covid 19, në provincën e Hubei, në Kinën qendrore, gjendet qiellgërvishtësja e......