75 mln dollarë për ujësjellës-kanalizimet - Huaja e Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim synon modernizimin e sektorit

Një hua prej 75 milionë dollarë nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim synon modernizimin e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve në Shqipëri. Marrëveshja, që është dërguar për ratifikim në Kuvend, parashikon përmirësimin e performancës operative dhe financiare të shoqërive ujësjellës-kanalizimeve.
Raporti kombëtar mesatar i rikuperimit të kostos operacionale pritet të përmirësohet me 10% (nga rreth 81%, në 91%). Gjithashtu, pritet përmirësimi i furnizimit me ujë në 35 zona të reja urbane për të marrë furnizim me ujë minimalisht prej 18 orësh.
Pritet që programi të mund të sigurojë financim për rreth 10 000 deri në 12 000 lidhje të reja familjare (duke përfituar rreth 40 000-50 000 njerëz), që do të thotë një ulje e hendekut aktual të mbulimit me shërbime ujësjellës me rreth 3%.
Ndër të tjera, pritet të ndërhyhet edhe në performancën operacionale dhe financiare të shërbimeve, duke vendosur një sistem të rishikuar të grantit të bazuar në performancë për qëndrueshmërinë financiare, projekte për përmirësimin e efikasitetit dhe performancës, si dhe hartimin e paketave stimuluese për proceset e rajonizimit të shërbimeve të ofruara nga shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve nëpërmjet krijimit të njësive rajonale.
Dorian Koça/ SCAN
Sondazh

Rritja e Bonove fut në “lojë” bankat, rrisin interesat e depozitave - Në janar 2023 shkojnë deri 3.8% normat për depozitat 60-mujore, deri 3.5% 2-vjeçaret
Jo vetëm bonot e thesarit, por edhe interesat e depozitave po reflektojnë tashmë rritjet e njëpasnjëshme të normës bazë nga ana e Bankës së Shqipërisë.......

18.4% e energjisë së konsumuar për humbjet në rrjet - TV SCAN zbardh bilancin e energjisë për vitin 2022. U prodhua 7 mln mWh
Rreth 7 milion mwh energji u prodhuan gjatë vitit 2022, teksa hidrocentralet e Kaskadës së Drinit dominuan prodhimin me mbi 55% të sasisë totale. Sipas të......

Analizë/ Të rrisim çmimet apo jo? Prodhuesit e mallrave të konsumit peshojnë bastet mbi fuqinë e blerësit!
Çmimet e produkteve bazë të përditshme mund të rriten përsëri këtë vit, ndërsa ato të të tjerave (pak më luks) ka të ngjarë të qëndrojnë pa lëvizur, pasi......

Rritet çmimi i naftës - Optimizëm për kërkesën e Kinës, shqetësime për ofertën
Çmimet e naftës shënuan rritje mes optimizmit mbi rimëkëmbjen e kërkesës së Kinës, por dhe shqetësimeve se nëninvestimet do të pakësojnë ofertën e ardhshme të......

8 mld dollarë dëme nga cikloni në Zelandën e Re - Prezantohet paketa emergjente e ndihmave prej 187 milionë dollarë
Zelanda e Re konfirmoi se kostoja përfundimtare e ciklonit shkatërrues Gabrielle, i cili shkaktoi të paktën 11 viktima, mund të shkojë mbi 8 miliardë dollarë,......

Bllokohet anija me 22 500 ton naftë kontrabandë – Dyshohet se ishte nisur nga Azerbajxhani dhe u ngarkua në Greqi me naftë ruse
Policia e Shtetit ka bllokuar në portin e Durrësit një anije me flamur liberian, që transportonte 22 500 tonë naftë, me dokumentacion të falsifikuar, që do të......

60 mijë euro për një Renault 4 - Ish-presidenti slloven shet automjetin e tij
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, mblodhi 60 mijë nga shitja e automjetit të tij Renault 4 i vitit 1991 që do të shkojnë për bamirësi në ndihmë të......

Lufta në Ukrainë i kushton Gjermanisë 160 mld euro - Ekonomia humbet 4% të prodhimit të saj të brendshëm
Sipas kreut të dhomës gjermane të industrisë dhe tregtisë, lufta në Ukrainë do t'i kushtojë ekonomisë gjermane rreth 160 miliardë euro, ose rreth 4% të......