Cila është Holta Zaçaj, Kryetare e re e Gjykatës Kushtetuese - Fiton në raundin e tretë me 5 vota garën kundër Papajorgjit dhe Seminit

Pas dështimit të dy raundeve të para, pasi asnjë prej kandidatëve nuk siguroi shumicën e votave, Holta Zaçaj është zgjedhur Kryetare e re e Gjykatës Kushtetuese. Ajo siguroi në raundin e tretë 5 vota, kundrejt 3 të Fiona Papajorgjit dhe 1 të Marjana Seminit. Zaçaj zëvendëson në Krye të Gjykatës Kushtetuese Vitore Tushen, e cila e mbuloi këtë pozicion edhe pse mandati i kishte përfunduar që në 2017.
Dy mbledhjet e mëparshme të zhvilluara në datat 15 dhe 17 shkurt dështuan të përzgjidhnin kryetaren, pasi asnjë nga kandidatet nuk mori shumicën ligjore prej të paktën 5 votash, të 9 anëtarëve që ka në përbërje Gjykata Kushtetuese.
Holta Zaçaj është Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, në vitin 1998. Në periudhën 2007-2008 ka kryer masterin shkencor për “Titujt dhe rregullimet financiare”, në Universitetin e Georgetoën në SHBA, në kuadër të programit Fullbright.
Ajo është angazhuar në vitet 1999- 2001, në Qendrën “Paqe nëpërmjet Drejtësisë”, projekti për krimet e luftës në Kosovë. Më pas, është angazhuar si avokate në Qendrën e Praktikave dhe Shërbimeve Ligjore të Integruara (QSHPLI), në projektet e ndihmës ligjore falas, si: Klinika Ligjore për të Miturit, Zyra e Avokatit të Qytetit pranë Bashkisë Tiranë, Klinka Ligjore për Refugjatët.
Zacaj ka ushtruar profesionin e avokatit edhe në Massachusetts, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një kohë që prioritet në karriere ka pasur të drejtën familjare dhe pasuritë e paluajtëshme.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

75 mln dollarë për ujësjellës-kanalizimet - Huaja e Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim synon modernizimin e sektorit
Një hua prej 75 milionë dollarë nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim synon modernizimin e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve në Shqipëri.......

Rritja e Bonove fut në “lojë” bankat, rrisin interesat e depozitave - Në janar 2023 shkojnë deri 3.8% normat për depozitat 60-mujore, deri 3.5% 2-vjeçaret
Jo vetëm bonot e thesarit, por edhe interesat e depozitave po reflektojnë tashmë rritjet e njëpasnjëshme të normës bazë nga ana e Bankës së Shqipërisë.......

18.4% e energjisë së konsumuar për humbjet në rrjet - TV SCAN zbardh bilancin e energjisë për vitin 2022. U prodhua 7 mln mWh
Rreth 7 milion mwh energji u prodhuan gjatë vitit 2022, teksa hidrocentralet e Kaskadës së Drinit dominuan prodhimin me mbi 55% të sasisë totale. Sipas të......

Analizë/ Të rrisim çmimet apo jo? Prodhuesit e mallrave të konsumit peshojnë bastet mbi fuqinë e blerësit!
Çmimet e produkteve bazë të përditshme mund të rriten përsëri këtë vit, ndërsa ato të të tjerave (pak më luks) ka të ngjarë të qëndrojnë pa lëvizur, pasi......

Rritet çmimi i naftës - Optimizëm për kërkesën e Kinës, shqetësime për ofertën
Çmimet e naftës shënuan rritje mes optimizmit mbi rimëkëmbjen e kërkesës së Kinës, por dhe shqetësimeve se nëninvestimet do të pakësojnë ofertën e ardhshme të......

8 mld dollarë dëme nga cikloni në Zelandën e Re - Prezantohet paketa emergjente e ndihmave prej 187 milionë dollarë
Zelanda e Re konfirmoi se kostoja përfundimtare e ciklonit shkatërrues Gabrielle, i cili shkaktoi të paktën 11 viktima, mund të shkojë mbi 8 miliardë dollarë,......

Bllokohet anija me 22 500 ton naftë kontrabandë – Dyshohet se ishte nisur nga Azerbajxhani dhe u ngarkua në Greqi me naftë ruse
Policia e Shtetit ka bllokuar në portin e Durrësit një anije me flamur liberian, që transportonte 22 500 tonë naftë, me dokumentacion të falsifikuar, që do të......

60 mijë euro për një Renault 4 - Ish-presidenti slloven shet automjetin e tij
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, mblodhi 60 mijë nga shitja e automjetit të tij Renault 4 i vitit 1991 që do të shkojnë për bamirësi në ndihmë të......